Lajmet

​Kuvendi mblidhet sot

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara.

Publikuar

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë plenare. Në seancën e cila pritet të fillojë në ora 12:00 pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara.

Në rend dite është edhe votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2023.

Rendi i ditës:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022:


4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-198 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.


II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:

1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-203.

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

15 vende të BE-së bëjnë thirrje për kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit

Publikuar

nga

Një grup prej 15 shtetesh anëtare, të udhëhequra nga Danimarka, kanë nisur një thirrje të përbashkët për të zhvilluar kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit, duke argumentuar se rritja “e paqëndrueshme” e ardhjeve të parregullta vitet e fundit, justifikon të menduarit “jashtë kutisë”.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të rrisin kontributin e tyre për partneritete të barabarta, konstruktive dhe të gjera me vendet kyçe, veçanërisht përgjatë rrugëve migratore, duke ndryshuar fokusin tonë nga menaxhimi i migracionit të parregullt në Evropë në mbështetjen e refugjatëve si dhe komuniteteve pritëse në rajonet e origjinës”, thuhet në letër.

“Nëse duam të vazhdojmë përpjekjet tona për të thyer strukturat nxitëse që nxisin lëvizjet e parregullta të emigracionit dhe udhëtimet e rrezikshme drejt Evropës, përpjekjet plotësuese janë të nevojshme”, thuhet tutje.

Letra, e datës 15 maj, por që u publikua të enjten, u drejtohet zyrtarëve të lartë në Komisionin Evropian. Përveç Danimarkës, ai miratohet nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Rumania dhe Finlanda, duke reflektuar një konsensus ndërpartiak./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara