Lajmet

​Kuvendi do të miratojë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist nga serbët

Në fillim të seancës plenare është kërkuar që të votohet propozimi për këtë projekt-rezolutë.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të votojë një rezolutë për dënimin e sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Grupet parlamentare kanë vendosur që të ndryshohet rendi i ditës, ku në fillim të seancës plenare është kërkuar që të votohet propozimi për këtë projekt-rezolutë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se Kosova tha se mëngjesi i së dielës zbardhi të vërtetën e plotë të Serbisë e cila nisi të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.

“Në këto ditë sfiduese për shtetin dhe integritetin territorial për vendin tonë, në ditë të dhimbjes dhe krenarisë për Policinë e Kosovës dhe familjen Bunjaku, gjejmë forcën dhe kurajën të shikojmë përtej vijave politike dhe të tregojmë unitetin karshi sulmeve të cilat synojnë të shkatërrojnë krejt çfarë është ndërtuar me mund, djersë, gjak ndër gjenerata. E diela që lamë pas shpërfaqi një plan të organizuar dhe të dirigjuar direkt nga Beogradi, për të ndezur zjarrin e një konflikti të ri në Kosovë. Asnjë fakt nuk çon në ndonjë përfundim tjetër. Prej mjeteve logjistike, ushtarake, transportimi dhe armatimit, e tëra ishte skenar i përgatitur në kampet e trajnimit të Serbisë, për të cilat autoritetet e sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë ka muaj që ka paralajmëruar”, deklaroi ajo.

Në seancë plenare, ajo shtoi se e njëjta Serbi që mohon ende krimet e kryera në Kosovë, zgjedh të mohojë edhe involvimin e saj në sulmet terroriste të së dielës.

“(Serbia) Vulos mbështetjen e plotë të atij sulmi, kur shpalli ditë zie për pjesëtarët e grupit terrorist, të cilët u vranë në ballafaqim me Policinë e Kosovës. E njëjta Serbi vazhdon fushatën e dezinformimit, propagandës dhe mbajtjes së gjuhës së urrejtjes ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, duke shkelur mbi çdo parim dhe marrëveshje, të cilët ndërmjetësit ndërkombëtarë u angazhuan t’i tregojnë si marrëveshje të arritur. Tre muaj e dhjetë ditë pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit tonë nga grupet e njëjta dhe nga porositësit e njëjtë, Aleksandër Vuçiq dhe Aleksandër Vulin, kësaj radhe u vra një koleg i policëve të Kosovës nga grupet e njëjta kriminale”, shtoi ai.

Në këtë situatë, shefja e deputetëve të shumicës theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për bashkërendim të betejës politike me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në konsultim me grupet parlamentare kanë vendosur që seanca të nis me një pikë tjetër të rendit të ditës.

“Kjo pikë të jetë propozimi i një projekt-rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës lidhur me dënimin e sulmit terrorist që u zhvillua nga grupet terroriste që hyn nga Serbia në Kosovë më 24 shtator. Kështu që propozojë që ta hedhim në votim këtë pikë të rendit të ditës që kuvendi të fillojë këtë temë”, u tha ai.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona.

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Lajmet

Lewis, amerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Published

on

Shkrimtari amerikan Sinclair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që u nderua me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinclair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur.” Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë, ose thyerjen e standardeve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara