Lajmet

​Kusari-Lila: BE paralajmëron masa për arsye të cilat nuk mund t’i artikulojë

Ajo ka shkruar se masa të tilla mund të vijnë meqë Kosova po tenton të vendosë sundimin e ligjit brenda gjithë territorit.

Published

on

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të jetë hera e parë që Komisioni Evropian vendosë masa ndaj një shteti për arsye të cilat nuk mund t’i artikulojë. Ajo ka shkruar se masa të tilla mund të vijnë meqë Kosova po tenton të vendosë sundimin e ligjit brenda gjithë territorit.

“Do të jetë hera e parë në historinë e Bashkimit Evropian dhe ndoshta e fundit që Komisioni Evropian vendos masa ndaj demokracisë për arsye të cilat nuk mund t’i artikulojë. Ose mund të jetë sepse Kosova u përpoq të vendosë sundimin e ligjit në tërë territorin dhe mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash kundër Kosovës dhe ato do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian.

Lajmet

Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë

Published

on

By

Procesi i numërimit të votave në QKN nga KQZ është drejt përfundimit.

Në Fushë Kosovë janë numëruar 100% të votave të teksa garën për kryetar e prin Valon Prebreza nga LVV me 45.12% i pasuar nga Besnik Osmani nga LDK me 36.62% me të cilin do të jetë në balotazh.

Ndërkohë edhe në numërimet e votave për Kuvend Komunal të Fushë Kosovës prin LVV me 33.97% e pasuar nga LDK me 29.10% dhe PDK me 20.01%./KP

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur, arrestohet burri në Malishevë

Published

on

By

Një vajzë e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Malishevë dy ditë më parë. Për këtë policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar të dyshuarin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Klinë, pas mosmarrëveshjes verbale i dyshuari sulmon fizikisht motrën

Published

on

By

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Klinë.

Sipas raportit të policisë, një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje paraprake, transmeton KosovaPress.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Klinë 16.10.2025, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në autostradën Prishtinë-Prizren

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e KosovaPress një kamion duket se ka dalë nga rruga.

Bazuar në pamje shihet se në aksident janë përfshirë dy kamionë

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga ky aksident.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje./KP

Continue Reading

Të kërkuara