Lajmet

​Kurti: Takimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi janë vështirësuar pas situatës në Ukrainë

Lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, Kurti tha se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë zgjidhje.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se takimet në nivel të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë pas agresionit rus në Ukrainë janë vështirësuar shumë.

“Besoj se situata është më e vështirë se dikur. Varet se kur na vije ftesa nga Brukseli por pas invazionit rus në Ukrainë ndërkohë që ne vendosem sanksione dhe shprehem gatishmërinë për pranimin e 20 gazetarëve dhe 5 mijë refugjatëve, ndërsa Serbia doli karshi Federatës Ruse takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa në vitin e kaluar. Në këtë situatë ku ata nuk po e kanë kurajo të distanconen nga federata ruse dhe tu bashkohen sanksioneve edhe takimet tona janë vështirësuar shumë”, tha ai.

Lidhur me atë se a kanë marrë ndonjë vendim lidhur me mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të Serbisë, Kurti tha se bashkë me ambasadorët e QUINT-it po mundohen të gjejnë ndonjë zgjidhje, e cila nuk shkel të drejtat, por edhe nuk shkelet shtetësia dhe kushtetutshmëria e Kosovës.

“Konsiderojnë që në njërën anë nuk duhet që t’ua pamundësojnë serbëve në Kosovë ta kenë të drejtën e votës por në anën tjetër kushtetutshmëria dhe ligji në Kosovës neve na e obligon bazën e çfarëdo zgjidhje që do marrin në të ardhmen. Jemi në bisedime me ambasadorët e QUINT-it në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë”, tha ai. 

Lajmet

Haaland thyen një tjetër rekord historik

Published

on

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Napolin 2-0 në stadiumin “Etihad”. Pavarësisht se luajti për një pjesë të mirë të ndeshjes me 10 lojtarë, heroi i takimit ishte Erling Haaland, i cili theu një tjetër rekord historik.

Sulmuesi norvegjez shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve në vetëm paraqitjen e 49-të, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër.

Haaland realizoi me kokë pas një asistimi nga Phil Foden në minutën e 56-të, duke kaluar Cityn në avantazh.

Pak më herët, Napoli mbeti me një lojtar më pak pasi Giovanni Di Lorenzo u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Haaland, vendim i marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

Në minutën e 66-të, Jeremy Doku dyfishoi shifrat me një gol të bukur pas një aksioni personal, duke vulosur suksesin e kampionëve të Anglisë.

Edhe pse Napoli tentoi të mbrohej dhe portieri Milinkovic-Savic bëri disa pritje vendimtare, nuk mundi të shmangte disfatën e parë në këtë edicion të UCL, ndërsa mbetet ende pa fitore në tokën angleze pas 13 përpjekjesh në të gjitha garat./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Masat ndaj Kosovës, Rohde: Sanksionet goditën njerëzit e gabuar, duhet të hiqen

Published

on

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur rreth sanksioneve ndaj Kosovës, ku sipas tij, mosndjekja penale e Milan Radojçiqit mund të jetë një ndër arsyet e stagnimit të bisedimeve Kosovë- Serbi.

Sipas Rohde sanksionet kanë targetuar dhe kanë goditur njerëzit e gabuar.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. Pse nuk po hiqen? Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha Rohde.

Megjithëse, sipas tij, të njëjtat nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë.

“E dini, mund ta lexoni në çdo deklaratë, se bëjmë apel për ndjekje penale të Milan Radoiçiqit, por kjo nuk ka ndodhur, dhe ndoshta kjo është ndër arsyet pse nuk përparojnë bisedimet BE-Serbi. Ne duam që sundimi i ligjit të zbatohet”, tha ambasadori në largim.

Siç tha ai, kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, vazhdoi edhe më tej Rohde./S.K/KP/

 

Continue Reading

Aktualitet

​26 vjet nga themelimi i TMK-së

Published

on

Sot bëhen 26 vjet nga themelimi i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në TMK.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000 dhe udhëheqës i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku.

Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj./ S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor

Published

on

Izraeli ka kryer një valë të madhe sulmesh ajrore në Libanin jugor, duke thënë se po synonte pozicionet e grupit të armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Sulmet erdhën pasi u lëshuan paralajmërime për evakuim për disa vende. Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima”, shkruan BBC.

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve që sipas tyre thonë se janë të lidhura me Hezbollahun pothuajse çdo ditë, pavarësisht një marrëveshjeje që i dha fund luftës me grupin në nëntor.

Kryeministri libanez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë Izraelit të ndalojë atë që ai e përshkroi si kërcënime dhe sulme, dhe të përmbushë detyrimet e tij të armëpushimit./S.K/KP/BBC

Continue Reading

Të kërkuara