Lajmet

​Kurti: Sulmet në veri kishin për qëllim të vrasin, do të ketë zero tolerancë ndaj strukturave ilegale serbe

Këto komente kryeministri i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar sot sërish sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryeministri Kurti theksoi se këto sulme në veri të Kosovës ishin terroriste dhe sipas tij për qëllim kishin të vrasin.

“Është Ministria e Punëve të Brendshme, policia e Kosovës e cila i bën analizat dhe studimet edhe të shkaqeve të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist. Meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale. Pra ju takon organeve të rendit dhe të bëjnë hetimet mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por në anën tjetër edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çka duhet të ndërmarrim në vijim në mënyrë që të pamundësojmë sulmet e këtilla. Pra, nuk janë sulme mbi të mirat materiale, nuk janë sulme as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët dhe sulmet të cilat kanë pasur për qëllim të vrasin. Mirëpo, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe as një pjesëtar i policisë nuk është lënduar”, theksoi Kurti.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Derisa sa i përket sa i përket strukturave ilegale serbe dhe krimit të organizuar në veri, Kurti tha se nuk do të ketë fare tolerancë nga ekzekutivi dhe shteti i Kosovës.

“Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga qeveria e Kosovës, nga shteti i Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga policia e Kosovës”, theksoi ai.

Kryeministri i vendit është pyetur nga gazetarët edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me ardhjen e një aeroplani i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Për këtë, Kurti tha se deklarata që vijnë nga Beogradi nuk bënë të merren si fakte.

“Deklaratat të cilat vijnë nga Beogradi nuk bën kurrsesi që t’i merrni si fakte, këtë na e mëson edhe e kaluara jonë edhe e tashmja jonë. Natyrisht që ne e kemi shtuar shumë buxhetin për të mbrojtjen e Kosovës. Është rritur për 52 përqind buxheti në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, mirëpo për të gjitha hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe nga ministri Mehaj, nga komandanti Jashari, nga qeveria e Kosovës e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë edhe më shumë e që ta kuptoni që s’duhet t’iu besoni më asnjë herë”, tha ai.

Kurti foli edhe për marrëveshjen e për targat, i cili tha se më 21 prill është afati i fundit dhe shtoi se parimi i reciprocitetit është si thelb i çfarë do zgjidhje të ardhshme.

“Me datën 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty. Ndërkaq, për aspektet teknike e kemi Grupin tonë Teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryenegociatorin, i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Ajo që e di që është e pa diskutueshme dhe e pa negociushme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarë do zgjidhje të ardhshme”, theksoi Kurti.

Botë

Të paktën 69 persona të vdekur nga tërmeti në Filipine

Published

on

Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe janë plagosur shumë të tjerë nga një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet qendrore me magnitudë 6.9 ballë.

Qeveria tha se po bëjnë përpjekje për të kërkuar të mbijetuar dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Të paktën 14 banorë vdiqën dhe spitali u mbingarkua në Bogo, një qytet bregdetar në provincën Cebu me një popullsi prej rreth 90,000 banorësh, i cili ndodhet afërsisht 19 kilometra nga epiqendra e tërmetit të cekët.

Në San Remigio, gjithashtu pranë Bogos, pesë persona u vranë nga shembja e mureve ndërsa po përpiqeshin të iknin nga një ndeshje basketbolli që po ndiqnin kur goditi tërmeti, tha kryebashkiaku i qytetit Alfie Reynes për mediat lokale.

Reynes bëri thirrje për ushqim dhe ujë, pasi sistemi i ujit të San Remigios ishte dëmtuar nga dridhjet, si dhe pajisje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit/S.K/EO/Euronews/

Continue Reading

Aktualitet

28 vjet nga protestat studentore në Prishtinë

Published

on

Sot mbushen 28 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të 1 tetorit 1997, koha kur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës, protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviq në fillim të viteve të 90-ta.

Lëvizja Studentore e 1997 e drejtuar nga Bujar Dugolli, Milot Cakaj, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi, Hajrullah Koliqi, Fetah Jagxhiu, Ahmet Gecaj dhe Albin Kurti, e përkrahur dhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, si dhe nga disa profesorë, i pati dhënë fund politikës paqësore të popullit shqiptar ndaj regjimit serb.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe, mirëpo të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve. /S.K/KP/KultPlus/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi shënon fitore të thellë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Mbappe

Published

on

Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.

Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.

Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.

Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara