Lajmet

​Kurti: Serbia jokonstruktive, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion

Ai tha se shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ndërmjetësit evropianë duhet të bëjnë trysni mbi Serbinë, meqë shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet.

Pas homazheve në Kompeksin Memorial në Mejë, Kurti ka theksuar se ministri Elbert Krasniqi ka ftuar në takim ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit. Megjithatë ata nuk janë përgjigjur.

“Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i ka ftuar në takim ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo ministri ne kuadër të qeverisë e cila merret për se afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër. Por, me datën 2 maj në bazë të tekstit të marrëveshjes se Brukselit, e cila fitoi aneksin e zbatimit në Ohër, çështje urgjente është çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet nga ana e Serbisë, për çka ndërmjetësit evropianë duhet të bëjnë trysni.

“Unë kërkoj që teksti i dakorduar tashmë të shndërrohet në marrëveshje. Sa i përket Kosovës dhe meje, gjithçka është e qartë dhe e garantuar, por ndërmjetësit evropianë do të duhej të bëjnë trysni mbi palën tjetër. Shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet, kur dimë që pikërisht në Batajnicë në varrezën masive, ku nuk ka asnjë pllakë, asnjë shënim që aty ka pasur dikur varrezë masive, organizohet paradë ushtarake, e ku ftohen edhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës edhe lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik. Këto shenja nuk janë të mira, mirëpo me palën tjetër nuk do të mund të merremi ne, sepse ne nuk jemi juridiksion mbi Beogradin, këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian”, ka shtuar ai. 

Lajmet

Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog në ditën e 18-të të protestave

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur sot ftesën e tij drejtuar protestuesve për të hyrë në dialog. Në ditën e 18-të të tubimeve para godinës së Kryeministrisë, ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet tryeza e betonit e vendosur për përfaqësuesit e protestës.

Pavarësisht një rënieje në numrin e pjesëmarrësve gjatë ditëve të fundit, tubimet po vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e tij, Rama ka bërë të ditur se mbetet i hapur për të diskutuar kërkesat, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organizatorët e protestës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Të kërkuara