Lajmet

​Kurti: Rezistenca e familjes Jashari themeltare në historinë e Kosovës

Ai kujtoi edhe kohën kur Rifat Jashari shpërndante plamflete me mbishkrimet “Kosova Republikë“.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se rezistenca e familjes Jashari dhe komandati legjendar, Adem Jashari janë themeltarë dhe të përjetshëm për historinë e Kosovës.

Kurti në seancën solemne në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës tha se qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombit për tu çliruar nga Serbia.

“Plot një çerek shekulli më parë më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 mijëra forca të armatosura të Serbisë e rrethuan shumëfish Prekazin në një operacion policor që pas 3 ditë luftimesh rezultoi me 59 të vrarë prej tyre 20 anëtarë ishin nga familja e ngushtë e Shaban Jasharit ku gjatë atyre 3 ditëve u bë një rezistencë e armatosur e pashembullt në një përballje krejtësisht të pabarabartë mes luftëtarëve të armatosur të lirisë dhe mijëra trupa të rregullt e speciale policore që po zbatonin një urdhër kriminal. Ishte hera e tretë që familja Jashari sulmohej dhe ishte hera e tretë që ajo rezistonte përballë trupave policore të Serbisë pushtuese. Por, kësaj radhe qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombi mbarë për tu çlirua nga Serbia për ta ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës në liri”, tha ai.

E në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ku i pranishëm është edhe vëllai i komandantit Adem Jashari, Rifat Jashari, Kurti kujtoi edhe kohën kur Rifat Jashari shpërndante plamflete politike me mbishkrimet “Kosova Republikë“.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës, rezistenca e Jasharëve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe si të tilla do të mbesin përjetë.

“Në historinë e UÇK-së dhe Kosovës rezistenca e Jasharajve të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten përjetë… Më shumë se katër dekada prej kohës kur kishte shpërndarë pamflete me thirrjen ‘Kosova Republikë‘ bacin Rifat Jashari e kemi këtu mes nesh pikërisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës… Familja e madhe që krijuan Shaban Jashari dhe gruaja e tij, Zahide Geci ishte një shtëpi e ngritur mbi themele e trashëgimisë patriotike siç ishte dhe një shkollë e formimit me atdhe dashuri që mbanin si tre shtylla tre djemtë e tyre, Rifati, Hamza dhe Ademi. Hamza dhe Ademi do të binin dëshmorë në luftë për lirinë e Kosovës në mars të vitit 1998, ndërsa vëllait më të madh do t’i takonte të vazhdonte rrugët e përbashkët të tyre por edhe me një detyrë shtesë. Që nga marsi i vitit 1998 ky njeri do të kryente detyrën e vështirë të ruajtjes së trashëgimisë me aq shumë vlera kombëtare dhe peshë historike”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar foli edhe rreth projekti të rekostruktimit të kompleksin memorial në Prekaz.

Ai tha se qëllimi i këtij projekti është që fshatin Prekaz të shndërrohet në një peisazh kulturor historik për tu njohur me gjithë historinë e Jasharëve të Prekazit të UÇK-së dhe të vuajtjeve shqiptarëve.

“Ju falemnderit që me kaq besnikëri e keni ruajtur gjithë atë histori të familjes tuaj që ju e keni bërë, që ju e keni bërë bashkë me Hamzën dhe Ademin, me babën Shaban dhe nënën Zahide dhe me gratë e familjes, si dhe me djemtë e vajzat tuaj. …Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar është që institucionet e Kosovës të investojnë në mënyrën e duhur ashtu që pothuajse i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peizazh kulturor historik, ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për të parë jo vetëm vendin ku është jetuar dhe luftuar por sidomos për tu njohur me gjithë historinë e Jasharajve të Prekazit të UÇK-së, të vuajtjeve shqiptarëve nën jugosllavi. Rezistenca e Jasharave në 5, 6 dhe 7 mars nuk është edhe një degë më shumë në pemën rrënjthellë të historisë modern të Kosovës, por ajo është vetë trungu i pemës së kësaj historie”, u shpreh Kurti.

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara