Lajmet

​Kurti-Qeverisë Hoti: Ndalni rekrutimet dhe keqshpenzimet e parasë publike

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka akuzuar qeverinë Hoti, duke thënë se u tregua shumë aktive në keqshpenzimin e buzhetit dhe për emërimin nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin.

Kurti ka shkruar në Facebook se Qeveria Hoti u tregua shumë aktive në keqshpenzimin e buxhetit nën maskën e përballjes me pandeminë, por kryekëput me synimin e ndikimit në mbështetjen elektorale.

“Vaksinat si parandaluesi kryesor i shpërndarjes së pandemisë nuk janë siguruar ende, ndërsa nuk dihet koha e fillimit të vaksinimit as sot e kësaj dite, një vit pas shpalljes së pandemisë, ndërkohë që kanë vazhduar me miratim të shpronësimeve për autostrada! Do t’i mungojnë buxhetit të vendit dhe qeverisë së re, mjete shumë të rëndësishme financiare që do ishin përdorur kryesisht për të garantuar stabilizim sa më të shpejtë të aktivitetit ekonomik”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, Qeveria Hoti ka vazhduar po ashtu me emërime të përditshme nëpër pozita drejtuese të personave të afërt me pushtetin, me synimin që edhe përkundër humbjes së qeverisjes, të sabotojnë punën e qeverisë në ardhje duke i lënë ‘barrë’ punës me drejtues që nuk janë pjesë e qeverisjes së re, por potencial i pengimit të saj.

“Vrapi pas intervistimeve, nominimeve, rekrutimeve dhe emërimeve nëpër ndërmarrje publike (si në menaxhment të tyre ashtu edhe nëpër borde), agjencione ekzekutive, rregullatorë, klinika, apo drejtori e departamente ministrish nuk po ka të ndalur. Dua të bëj shumë të qartë si për qeverisjen në ikje, ashtu edhe për personat që me ose padashje janë bërë pjesë e këtij keqpërdorimi të madh, se çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim duhet të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re. Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes, dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë. Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë. E ndjej të domosdoshme të rikthesoj që vetëm institucionet e reja që burojnë nga vullneti i zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë mandat të sigurojnë avancimin e institucioneve publike, përfshirë këtu edhe ndërmarrjet e rëndësisë së veçantë dhe rregullatorët apo agjencionet ekzekutive”, ka shkruar ai.

Lajmet

Ryan Gosling bëhet pjesë e Marvel, do të luajë Ghost Rider në filmin e ri të MCU-së

Published

on

Aktori Ryan Gosling do t’i bashkohet Universit Kinematografik të Marvelit (MCU), ku do të interpretojë personazhin kryesor në filmin e ri “Ghost Rider”.

Lajmi u bë i ditur gjatë një prezantimi surprizë në festivalin San Diego Comic-Con, ku Gosling tha se është një rol që “ka dashur ta luajë për një kohë të gjatë”.

Filmi i ri pritet të publikohet në vitin 2028 dhe do të jetë projekti i tretë kinematografik për anti-heroin me motor. Ai vjen pas filmave “Ghost Rider” të vitit 2007 dhe “Ghost Rider: Spirit of Vengeance” të vitit 2011, ku rolin kryesor e kishte luajtur Nicolas Cage.

Regjinë e filmit do ta bëjë Shawn Levy, i cili më herët ka drejtuar edhe “Deadpool & Wolverine”. Gosling e ka cilësuar Levy si “regjisorin e vetëm” për këtë projekt.

Personazhi i Ghost Rider lidhet me Johnny Blaze, një marifetist me motor i cili fiton fuqi mbinatyrore pasi lidhet me shpirtin e hakmarrjes Zarathos.

Ndërkohë, në të njëjtin event, Marvel zbuloi edhe detaje të reja për projekte të tjera, përfshirë filmin “Avengers: Doomsday” dhe konfirmimin se “Black Panther 3” do të publikohet në vitin 2028. Ryan Reynolds gjithashtu bëri një paraqitje surprizë si Deadpool gjatë panelit të Marvelit./BBC/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Posta e Kosovës përkujton Adem Demaçin me pullë postare kushtuar jetës dhe veprës së tij

Published

on

Filatelia e Postës së Kosovës ka nderuar figurën emblematike të historisë së Kosovës, Adem Demaçin, përmes një pulle postare të veçantë kushtuar jetës, veprës dhe idealit të tij.

Në njoftimin e saj, Filatelia e Postës së Kosovës ka bërë të ditur se kjo pullë simbolizon kontributin e Demaçit për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin kombëtar.

Adem Demaçi, i lindur më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë, ndërroi jetë më 26 korrik 2018. Ai u bë një nga figurat më të njohura të rezistencës politike shqiptare në Kosovë, duke kaluar 28 vjet në burgjet e ish-Jugosllavisë për shkak të veprimtarisë së tij.

Për qëndresën dhe angazhimin e tij, Demaçi është cilësuar edhe si “Nelson Mandela i Evropës”, ndërsa në vitin 1991 u nderua me Çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian.

Gjatë viteve 1998-1999, ai ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më herët dhe më vonë mbajti edhe role të rëndësishme në jetën publike dhe kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zjarret në Francë e Spanjë, evakuohen mbi 375 mijë persona

Published

on

Autoritetet në Francë po luftojnë për të vënë nën kontroll një zjarr të madh pyjor pranë Bordosë, ndërsa parashikimet për një valë tjetër të nxehti po kërcënojnë ta përkeqësojnë krizën. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka paralajmëruar se Spanja dhe Gadishulli Iberik po i vuajnë pasojat e krizës klimatike, raporton The Guardian.

Era e fortë të shtunën në mbrëmje ka penguar përpjekjet për shuarjen e zjarrit në rajonin Gironde, në jugperëndim të Francës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe katër herë më të madhe se Parisi dhe ka detyruar afro 220,000 njerëz të evakuohen.

Në Spanjë, zjarret në perëndim të Madridit po viheshin gradualisht nën kontroll, por Sanchez të dielën ka thënëë se vendi po kalonte “orë të vështira”.

Parashikuesit e motit kanë thënë se një valë tjetër e të nxehtit mund të godasë Francën duke filluar nga e marta, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 40°C.

Zjarret pyjore kanë detyruar rreth 375,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre në Francë dhe Spanjë. Në Francë, gati 260,000 persona janë detyruar të evakuohen, ndërsa në Spanjën fqinje 116,000 njerëz janë evakuuar vetëm gjatë javës që shkoi. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Reshjet e dendura vërshojnë urën te Parku i Qytetit në Prizren

Published

on

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës në qytetin e Prizrenit kanë shkaktuar vërshime në disa zona, ndërsa ura pranë Parkut të Qytetit është mbuluar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin.

Si pasojë e intensitetit të reshjeve, niveli i ujit është rritur ndjeshëm, duke përfshirë urën dhe zonën përreth, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin kalimin nëpër këtë pjesë derisa situata të normalizohet.

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka dalë mbi sipërfaqen e urës, duke krijuar vështirësi për këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Autoritetet pritet të vlerësojnë situatën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë zonë.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e vërshuara dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara