Lajmet

​Kurti pret që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë më shumë se 61 deputetë

Published

on

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listën e Vetëvendosjes, kanë takuar sot qytetarët e Obiliqit, të cilëve u kanë premtuar qeverisje të drejtë, e pa korrupsion në qeverisjen katërvjeçare.

Kurti ka shfaqur pritjet e tij që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë më shumë se 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kurti e Osmani kanë ecur përgjatë sheshit të Obiliqit, dikush atyre u ofroi edhe ushqim të cilin Kurti e pranoi menjëherë. Ai tha Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para në garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Fitorja jonë kësaj radhe nuk është vetëm të dalim të parët, se ne do të dalim të parët, nuk ka kush tjetër del i pari. Ne duhet qe më 14 shkurt në mbrëmje kur komisionarët tanë i sjellin rezultatet nga vendvotimet, te thuhet që Lëvizja Vetëvendosje numri jonë, e i juaji, 127 i ka mbërri mbi 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

Para shtatores së dëshmorit Aziz Zhillivoda, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se ka ardhur koha të harrohen politikanët qe i harrojnë qytetarët me përfundimin e procesit zgjedhor.

“Ju lus që të gjithë ata që i njihni, qytetarë të Obiliqit apo qyteteve të tjera t’u tregoni që e kemi shansin historik ta kthejmë Kosovën tonë të dashur në rrugë të drejtë, me një qeverisje të pastër, me një qeverisje me njerëz të ndershëm, të cilët fjalën e dhënë para jush e konsiderojnë të shenjtë dhe nuk e shkelin kurrë. Ju e dini që ne nuk jemi të tillë që ju harrojmë sapo të mbyllen kutitë e votimit, janë të tjerë ata që thonë qytetarët nuk vendosin. Ka ardhur koha përfundimisht më 14 shkurt t’i jepni shansin e vërtetë, shansin historik një qeverisje që do të udhëhiqet nga kryeministri ynë”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë Kurti përsëriti se zgjedhjet e 14 shkurtit janë referendum.

“Shteti i pavarur i Kosovës për të qenë i qëndrueshëm ka nevojë për drejtësi dhe punësim, andaj unë bashkë me zonjën presidente Vjosa Osmani, 110 kandidatë gjithsej jemi duke i prirë këtij ndryshimi, i cili do të jetë fitore e madhe për të gjithë juve, pa e diskriminuar asnjërin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se drejtësia e punësimi janë fjalë kryesore që do ta kthejnë në koncept, projekte dhe ligje. Sipas Kurtit, me Vetëvendosjen në qeveri nuk do të ketë korrupsion, por zhvillim ekonomik e punësim sidomos për të rinjtë dhe gratë. Pas marshimit në shesh, Kurti e Osmani kanë takuar edhe disa të rinj në Obiliq.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara