Lajmet

​Kurti përsërit se dialogu s’është prioritet i tij: Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist

Published

on

Derisa në Kuvend po pritet konstituimi i legjislaturës së tetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti po vazhdon të përsëris se dialogu nuk është prioritet i tij. Albin Kurti po thekson se ky proces është zvarritur, meqë është nxituar.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka shtuar së sapo të marrë mandatin, duhet të shikojë dokumentet se ku e ka lënë ish-kryeministri Avdullah Hoti procesin e dialogut.

“Mua më duhet të marrë ato dokumentet se nuk e di se ku e ka lën zotëri Hoti. sepse herën e kaluar kur kam hyr në zyre folderet kanë qenë të zbrazëta. Duhet të përgatitemi mirë për dialog, për këtë arsyeje unë nuk jam që të ngutemi. Më mirë është të jemi më modest dhe realist se sa të themi fjalë të mëdha dhe shkurtëra. Nuk e kemi komoditetin për dështime të radhës”, ka deklaruar Kurti.

Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit, ai tha se ka qenë një zotim i njëanshëm. Ai ka vazhduar kritikat për këtë marrëveshje meqë sipas tij është bërë shpejt-shpejt.

“Ki administratë të re në ShBA dhe qeveri të ri në Kosovë, nuk mendoj se duhet të merremi shumë me atë. Ajo marrëveshje në pikën e fundit ngjan më së shumti. Nuk guxon asnjë zyrtar të thotë që nuk do të angazhohet për njohje ndërkombëtare. Qeveria që shkon nuk e ka të gjatë, për atë arsye edhe nuk ka ekzistuar një kokëçarje”, shtoi ai.

Ai në tryezën e organizuar nga fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur me temën “Si tutje me dialogun”, theksoi se procesi po zvarritet, meqë Kosova është nxituar. Ai theksoi se si do të inkuadrohet shoqëria civile në këtë proces, varet pikërisht nga ta.

“Nuk jam për dialog që ka regjisor dhe skenarist. Ne duhet të definojmë principet e akterëve por jo rolin e tyre me gjashtë akte me epilog dhe me uvertyrë. Nëse insistoni në këtë aspekt atëherë më mirë është të lexoni letrat e Biden se letrat e mia”, shtoi ai.

Lajmet

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe ËOAH, në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk janë më të pranishme sëmundjet PPR – Mortaja e dhenve dhe dhive, si dhe Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotip me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1.

Sipas njoftimit, në bazë të Ligjit për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit dhe lejohet importi i kafshëve të gjalla, dele dhe dhi dhe produkteve të tyre, si dhe i shpezëve të gjalla dhe produkteve të shpezëve, që vijnë nga Republika e Shqipërisë.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

By

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kanë nisur sot fushatën elektorale.

Gjatë 12 ditëve sa do të zgjasë fushata, hulumtues dhe monitorues të procesit zgjedhor nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile u kanë bërë thirrje subjekteve politike që gara të zhvillohet në mënyrë korrekte, të qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Ndërkohë, për këto zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar gjithsej 283 vëzhgues.

Continue Reading

Lajmet

Kosova forcon ushtrinë, nënshkruan kontratë me AM General për artileri moderne

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake, AM General, për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile.

Sipas Maqedoncit, kontrata përfshin blerjen e sistemeve HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), të cilat konsiderohen ndër mjetet më moderne të artilerisë mobile. Përveç tyre, marrëveshja përfshin edhe automjete moderne mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje, si dhe trajnime për operimin dhe mirëmbajtjen e këtyre sistemeve.

Ai theksoi se me këtë blerje, ushtria e Kosovës po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të largëta.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta“, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, bashkëpunimi me një prodhues të njohur amerikan dëshmon orientimin strategjik të Kosovës dhe angazhimin për rritjen e sigurisë kombëtare, duke kontribuar njëkohësisht në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Arrestohet një person për sulm fizik ndaj dy personave

Published

on

By

Një person është arrestuar pasditen e së martës në Skenderaj, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy persona, një grua dhe një burrë, të dy shtetas kosovarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30. Pas raportimit të rastit, zyrtarët policorë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ka sulmuar fizikisht dy viktimat (një femër dhe një mashkull kosovar). Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara