Lajmet

​Kurti përmend emrat e organizatorëve të protestave të dhunshme

Në seancën e Kuvendit, Kurti ka përmendur edhe personat e maskuar në protestën në Zveçan.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur emrat e atyre që sipas tij janë organizatorët e trazirave në veri të vendit. Kurti ka thënë se rolin kryesor në organizimin e protestuesve në teren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të së ashtuquajturës mbrojtje civile dhe ish pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se protestat u kanë shërbyer institucioneve të Kosovës që të bëjnë identifikime të vlefshme.

“Millorad Jeftiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale, gjithashtu ka prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi, ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme. Miqko Jeftiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur mbrojtje civile në Zveçan, bashkë me të, Rajko Jeftiq ish këshilltar i Listës serbe në Zveçan dhe ish drejtor në Komunën e Zveçanit, babai i Miqko Jeftiq. Danillo Josifoviq, i njohur me nofkën Perki, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal i mbrojtjes civile. Lilijana Aksentijoviq zëvendës e kryetarit të ashutuquajtur organ i përkohshëm në Zveçan ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale të Zveçanit që në 6:30 të dalin para komunës. Personat që po i shohim të maskuar në video dhe fotografi, janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës Aleksander Filipoviq, që shtirej se është integruar në shtetin tonë, ky është perosni kryesor që po i drejton ata. Më 29 maj të këtij viti e ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq, pasi që ai ka qenë duke inicuar me telefon”, ka thënë Kurti.

Në seancën e Kuvendit, Kurti ka përmendur edhe personat e maskuar në protestën në Zveçan.

“Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Axhiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe Servena Brigada, Milan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të nejtës organizatë, Danillo Kripokaviq, Jovica Llazoviq, Nikolla Radominoviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Medelkoviq. Kjo organizatë kriminale në rrjetet sociale ka postuar lajm që pjesëtarë të grupit mercenar rus Ëagner kanë arritur në Kosovë. Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezhviq i cili e drejton organizatën djathtiste Patrollat e Popullit, edhe ky ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personave nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur edhe personat që sipas tij janë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it.

“Personat e tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, sepse është mirë që edhe vendorët edhe ndërkombëtarët t’i dinë këta emra, se nuk i ka sulmuar populli serb, i kanë sulmuar milicia fshiste, Vladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejt me presidentit Vuciq, Danil Gjukiq, bashkë me një grup personash jkanë gjuajtur shok bomba, këta janë pjesë e grupit të Milan Radojiqiqit, të nohur për ndikim dhe veprimtari kriminale, Millosh Gjykiq, vëllai i Danelit, këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Vuciq, Milan Jugosllav Tomiq, i lindur në Obliqi e me banim në komunën veriore të Mitrovicës ka marrë pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës, Milan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të quajtur mbrojtja civile më 31 mars bashkë me një grup ka shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë, më tej Peter Millosheviqi, Dejan Jeftiq, Niklolla Baldini, Milan Zhvikoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vlaskoviq, Bozhidar Todoroviq, dhe Radisha Denoviq”, ka thënë ai.

Kurti gjithashtu ka përmendur personin që sipas tij ka shërbyer truprojë e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Fotografia që mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Daniel Shmigiqit, i cili ka qenë me basë edhe tash është shofer dhe truprojë i nënkryetarit të Listës Sebre, Igoq Simiq. Daniel Shmigiq, ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it. A e kuptoni se me çfarë kemi të bëjmë, me milici fashiste dhe për këtë përballje Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka. Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i republikës ju tregoni a e ka, Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, e ka, pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri, polica jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje. Jepjani këtë mbështetje policisë së republikës e cila është në vijë froni me milicinë fashistë, nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar të kthehen në institucione, u kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik. Mirëpo gabimi kardinal të Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, nuk duhet ta paguajë republika jonë por Lista Serbe”, ka theksuar ai.

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj BIA-s serbe dhe shantazh me incizime

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurit F.Sh., i cili ngarkohet me veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, i pandehuri vepronte si pjesë e strukturave të inteligjencës së Serbisë.

“F.Sh., nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si ‘BIA’, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij”, thuhet në aktakuzë.

Organet e hetuesisë bëjnë të ditur se i akuzuari ka grumbulluar informacione me rëndësi shtetërore dhe i ka bartur ato te zyrtarët e BIA-s.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

Përveç spiunazhit, F.Sh. ngarkohet edhe për dobi financiare të kundërligjshme përmes kërcënimit ndaj një personi me inicialet A.J., me një vlerë që e kalon shumën e 13 mijë eurove.

“Gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro. F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin”, bëhet e ditur në aktakuzë.

Çështja penale tashmë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri F.Sh. ndodhet nën masën e paraburgimit. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara