Lajmet

​Kurti për zgjedhjet e reja: Serbia s’mund të vendosë për Kosovën

Ai u shpreh se Asociacion njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumëetnike nuk është e mundshme.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot deklaroi se Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën, kur u pyet se ai sheh zgjedhjet e përgjithshme si lloj referendumi për Asociacionin.

Ai u shpreh se Asociacion njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumëetnike nuk është e mundshme.

“Çfarë zgjedhjesh. Zgjedhje në vitin 2022 ka pasur në Lëvizjen Vetëvendosje, në vitin 2021 ka pasur zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale. Nuk mund të vendosë Serbia për Kosovën. Së shpejti e kremtojmë 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe ne jemi krenarë me të arriturat, sidomos në dy vitet e fundit. Ju e patë dje Transparency International tregoi që në dy vitet e fundit për 20 vende jemi më lartë sa i përket luftimit të korrupsionit dhe rrjedhimisht edhe i imazhit të vendit. Andaj, ne e kemi thënë gjerë e gjatë qëndrimin tonë për Asociacionin për komunat me shumicë serbe. Asociacion njëetnik në Kosovën me Kushtetutë shumëetnike nuk është e mundshme”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova e ka Asociacionin e komunave të Kosovës.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti u shpreh se nuk mund ta konpensojnë Serbinë për luftën e humbur në vitin 1999, por shtoi se ajo duhet t’i kompensojë Kosovës për dëmet e shkaktuara edhe në njerëz edhe në të mira materiale.

Ai potencoi se shumë ma tepër ka shqiptarë në Serbi se serbë në Kosovë, derisa tha se nëse Serbia dëshiron që të ketë zgjedhje njëetnike, le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj.

“Pakicat kombëtare në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat kombëtare në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë e Presheva, Medvegja e Bujanovci ta kenë vetëm atë Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme edhe e paparanueshme. Nëse Serbia dëshiron që të ketë zgjedhje njëetnike, le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket vlerës së koeficientit, Kurti u shpreh se nga viti në vit, 20-25 milionë euro është rritur totali i pagave në sektorin publik dhe tha se kësaj radhe e kanë rritur 105 milionë euro, që sipas tij, është rritja më e madhe ndonjëherë në Kosovën e pavarur.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka prezantuar vlerën e një keoficienti për pagat në sektorin publik, i cili pritet të jetë 105 euro për vitin 2023. Lidhur me koeficientin e pagave, gjatë ditës pati shumë reagime.

Vendi

Trump vlerëson Vjosa Osmanin pas mandatit: Trashëgimia juaj do të formësojë të ardhmen e rajonit

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër falënderimi ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj, duke vlerësuar lart kontributin e saj për vendin dhe rajonin.

Në letrën e datës 8 prill, Trump ka shprehur admirim për lidershipin e guximshëm të Osmanit, duke e cilësuar atë si një partnere të besueshme të Shteteve të Bashkuara dhe duke theksuar se trashëgimia e saj do të formësojë të ardhmen e Kosovës, Ballkanit dhe Evropës.

Një fokus i veçantë në këtë letër i është kushtuar bashkëpunimit në kuadër të “Bordit të Paqes”, një nismë e re ku pjesëmarrja e Kosovës konsiderohet e rëndësishme për promovimin e lirisë dhe përfundimin e konflikteve në botë. Trump ka bërë të ditur se pret me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me Osmanin në vitet në vijim, duke lënë të hapur mundësinë për angazhime të përbashkëta edhe jashtë zyrës presidenciale.

Nga ana tjetër, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar Presidentin Trump për vlerësimin e punës së saj dhe ka rikonfirmuar se lidhja e fortë mes Kosovës dhe Amerikës do të mbetet e palëkundur. Mandati i Osmanit si presidente përfundoi më 4 prill 2026, ndërsa detyra e saj aktualisht po ushtrohet përkohësisht nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Dhunë në familje në Prishtinë e Podujevë: Sulmohen fizikisht dy gra

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ku viktima në të dyja rastet kanë qenë gratë.

Në Podujevë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ngjarja kishte ndodhur më 18 prill, por është raportuar zyrtarisht të hënën. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit dhe intervistimit, është liruar nga prokurori për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Prishtinë, një tjetër rast i dhunës është regjistruar paraditen e së hënës. Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga djali i saj. Edhe në këtë rast, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve. Prokurori ka vendosur që rasti të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Vendi

Rrahje mes të miturve në Prishtinë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, duke rezultuar në lëndime të rënda trupore për njërin prej tyre. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:22.

Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor, ndërsa Policia ka reaguar shpejt duke identifikuar të përfshirët. Gjatë ditës së hënë (20 prill), janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët po ashtu janë të moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Zbresin çmimet e derivateve në Kosovë, nafta tetohet në 1.68 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të jenë valide për datën 21 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet tavan për produktet e naftës janë: Nafta (dizel): 1.68 euro për litër, benzina: 1.41 euro për litër, gasi: 0.88 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Ministria ka njoftuar se qytetarët që hasin në parregullsi apo çmime mbi tavanin e lejuar, mund t’i adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar [email protected] ose përmes numrit të telefonit falas 0800 11000.

Continue Reading

Të kërkuara