Lajmet

​Kurti për grevat: Komplet opozita po e mbështetë, po shihet se çështja është diku tjetër

Kurti tha se kanë pasur mbi 30 takime me sindikatat dhe se dialogu social s’ka munguar.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shantazh dhe kërcënim kërkesën e SBAShK-ut për 100 euro deri në hyrjen fuqi të Projektligjit për paga.

Ai para deputetëve të legjislativit, tha se dizajnimi i kësaj kërkesë është i papranueshëm, madje tha se 50 eurot e ofruara nga ekzekutivi janë përballje ndaj inflacionit.

“Nuk mund të thuhet që ne i mirëmbajmë në mënyrë demokratike financat shtetërore nëse një grupi të caktuar ia plotësojmë kërkesën që t’ia japim një shtesë të caktuar. S’ka rëndësi sa është ajo deri sa të bëhet projektligji për paga i plotfuqishëm. Përballje me inflacion po, ama kërcënim dhe shantazh se i dua çdo muaj kaq para deri sa të kalon projektligji, kështu nuk bënë. Ky lloj dizajnimi i kërkesës është i papranueshëm. Ai 50 euro është më i madh se sa përqindja e rritjes ekonomike kur përkthehet në pagën e mësimdhënësit fillor dhe klasor. Kjo kërkesë kaq partikulare as nuk mund të maskohet dhe gjithsesi zbulohet me shprehjet vëlla. Ndihmom si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla. Ama 100 euro, nuk bën ashtu”, tha Kurti.

Gjatë debatit parlamentar për grevat në Kuvend, Kurti tha se kanë pasur mbi 30 takime me sindikatat dhe se dialogu social s’ka munguar.

“S’ka munguar dialogu social. Me krerët e SBAShK-ut takohet ministrja e arsimit, me krerët e BSPKS-së jam takuar unë dhe të gjitha degët sindikale kanë takuar ministrat përkatës. Takimin e fundit që pata nuk ishte me ndonjë degë të sindikatës, por këshillin grevist, i cili ka ardhur me iniciativë timen. Pra s’është problemi tek mungesa e komunikimin apo arrogancë ose inati. Por kemi një mospajtim themelor, pasi unë jam i bindur që në këtë krizë duhet të dalin përmes pakos që mundëson përballje me inflacion dhe jo përmes kërkesave partikulare deri sa të votohet Projektligji për pagat, i cili që nga sot është në diskutim publik” , tha ai.

Ai tha se s’ka inat dhe hatërmbetje me asnjë sindikalist, derisa s’ka pasur asnjë marrëveshje më herët me sindikatat.

Por theksoi se marrëveshje më herët kanë pasur opozitarët e tanishëm sa kanë qenë në pushtet.

Ai shprehu dyshimet e tij për mbështetjen opozitare karshi grevës.

“S’ka dilema se mbështetja opozitare për grevën tregon se çka bëhet fjalë. Vetëm që të sulmohet qeveria ka mos kokëçarje për shtetin. Pak a shumë është mënyra e njëjtë me ato të 30 për qind të Trustit. Këtu po shihet se çështja është diku tjetër. Komplet opozita e mbështet grevën dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti më shurdhues”, theksoi ai.

Pas fjalimit të tij, kreu qeveritar lëshoi sallën plenare.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara