Lajmet

​Kurti për aplikimin në Këshillin e Evropës: Mundësi për Kosovën që të përparojë në fushën e demokracisë

Kurti ka shkruar në Facebook se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar aplikimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Kurti ka shkruar në Facebook se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Vendi

Haxhiu takon komisioneren e BE-së, Marta Kos

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim zyrtar Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë në vendin tonë.

Përmes një njoftimi, Haxhiu bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për rrugëtimin evropian të Kosovës, reformat që duhet të shtyhen përpara, si dhe për rëndësinë që procesi i zgjerimit të BE-së të jetë i drejtë dhe i bazuar në merita.

Haxhiu theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet orientim i qytetarëve dhe projekt strategjik i shtetit të Kosovës. Ajo shtoi se pret që përkushtimi i vendit ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit të gjejë një përgjigje të qartë nga ana e Bashkimit Evropian.

Në përmbyllje të takimit, ushtruesja e detyrës së presidentes e ka falënderuar komisioneren Kos për vizitën dhe angazhimin e saj, duke rikonfirmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pret në takim komisioneren e BE-së, Marta Kos

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim zyrtar Komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, raporton Ekonomia Online.

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe, pas përfundimit të bisedimeve, Kurti dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Më herët gjatë ditës së sotme, komisionerja Marta Kos ka zhvilluar një takim edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Continue Reading

Vendi

Koordinimi për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Krerët e olimpizmit mblidhen në Shqipëri

Published

on

By

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, ka pritur në një takim pune krerët e institucioneve olimpike të rajonit dhe më gjerë, me qëllim koordinimin e përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në këtë takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh President i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030, ku qyteti i Durrësit do të ketë një rol mbështetës përmes organizimit të të gjitha garave të sporteve ujore.

Gjatë bashkëbisedimit, Fidel Ylli prezantoi ecurinë e sportit shqiptar dhe reformat e KOKSH-it gjatë viteve të fundit. Nga ana e tij, Julian Pace Bonello vlerësoi bashkëpunimin strategjik për realizimin e suksesshëm të lojërave, ndërsa Sekretari i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vuri në dukje kontributin në forcimin e raporteve mes institucioneve olimpike në rajon.

Në fund, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi përkrahjen e ofruar nga Shqipëria, duke theksuar se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Durrësit synon të shënojë një kapitull të ri për sportin mesdhetar.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme, të cilat tashmë janë duke u trajtuar nga Policia dhe Prokuroria.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Lipjan, Obiliq dhe Graçanicë.

Në Graçanicë, një person është arrestuar pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka shqetësuar nënën e tij dhe e ka larguar atë nga shtëpia. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, është raportuar një rast ku vjehrra dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së saj. E dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar tek familja e saj. Rasti mbetet nën hetime.

Në Obiliq, një burrë është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Në Prishtinë, një grua është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Policia ka iniciuar rastin në konsultim me prokurorin dhe është vënë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Në komunën e Gjakovës janë regjistruar dy raste të ndara.

Në rastin e parë, është arrestuar një burrë i cili nën ndikimin e alkoolit ka ofenduar dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, po ashtu në Gjakovë, është arrestuar një grua nën dyshimin se ka ofenduar dhe ka sulmuar fizikisht të dashurin e saj. Pas intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara