Lajmet

​Kurti: Kosova, vendi më pro BE- në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka shkruar në Twitter se Kosova është vendi më demokratik dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, ka shkruar ai.

Lajmet

Uji nga Badoci vazhdon të jetë i papijshëm

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ripërsëritur thirrjen që qytetarët, të cilët furnizohen me ujë nga Liqeni i Badocit, të mos e përdorin ujin për pije për shkak të gjendjes aktuale me fenomenin “Mangan”.

Në njoftim thuhet se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka theksuar se ndotja e ujit me mangan është ndotje kimike dhe se vlimi i ujit nuk e eliminon manganin.

“Uji mund të përdoret vetëm për pastrim, mirëmbajtjen e higjienës personale dhe të ambienteve të banimit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka sforcuar kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm si dhe bashkëpunimin me KRU Prishtinë për të siguruar ujin cilësor për qytetarët.

“KRU ‘Prishtina’ Sh.A. ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme: Zvogëlimin e sasisë së prodhimit për të ruajtur cilësinë e furnizimit, intensifikimin e proceseve të shpëlarjes së rrjetit shpërndarës, përfshirë edhe gypat magjistral dhe sekondar”, thuhet më tej në njoftim.

Gjithashtu, për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për zonat e prekura (sipas hartave të prezantuara), KRU “Prishtina” ka thënë se do të ofrojë ujë përmes autoboteve, në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të prezantuar nga kompania./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Parandalohet kontrabandë në burgun e Dubravës

Published

on

By

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është marrë një aksion kontrolli dhe bastisje në zonën e bujqësisë, tek serat e institucionit.

Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, rreth 20 metra afër murit të jashtëm, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni.

Pas hapjes së tyre janë gjetur: katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin. Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues./D.B/EO

Continue Reading

Botë

Avionët gjermanë ndalojnë avionin rus mbi Detin Baltik

Published

on

By

Dy avionë gjermanë Eurofighter u ngritën të dielën për të ndaluar një avion rus mbi Detin Baltik, pasi Estonia njoftoi se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga avionët rusë.

Avioni rus i zbulimit Il-20M kishte fikur transponderët dhe nuk iu përgjigj thirrjeve, sipas forcës ajrore gjermane. Incidenti pasoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre MiG-31 rusë, që u cilësua “provokim i qëllimshëm”.

Ministri i jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se këto veprime janë pjesë e një modeli të gjerë përshkallëzimi të Rusisë, duke përfshirë edhe Poloninë e Rumaninë. Estonia ka kërkuar konsultime nën nenin 4 të NATO-s, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA do të mbronte vendet e BE-së nga agresioni rus, edhe pse tha se nuk ishte informuar plotësisht për incidentin.

Në Poloni, dronë rusë ranë në territorin e saj dhe fragmente u gjetën nga civilë. Ndërkohë, Rusia njoftoi se një sulm me dron ukrainas në Krime vrau dy persona.

Udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin çek Petr Pavel dhe presidentin letonez Edgars Rinkēvičs, paralajmëruan për rrezik të madh konflikti dhe bënë thirrje për përgjigje të bashkuar të NATO-s.

Kremlini, nga ana tjetër, akuzoi perëndimin, sidomos Britaninë, se po udhëheq kampin “pro-luftë”. Ukraina mbetet e vendosur për të vazhduar rezistencën, ndërsa Zelensky shprehu gatishmëri për bisedime, por Rusia kushtëzon me dorëzimin e Ukrainës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​BQK dhe BQE nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e integritetit të valutës euro

Published

on

By

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e luftimit të falsifikimit të kartëmonedhave euro, duke forcuar më tej përkushtimin institucional për ruajtjen e integritetit të parasë së gatshme euro në qarkullim dhe sigurimin e stabilitetit financiar të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili dhe presidentja e BQE-sëChristine Lagarde.

Sipas njoftimit të BQK-së, kjo marrëveshje shënon një moment të rëndësishëm në përafrimin me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në luftën kundër falsifikimit të parasë, dhe vendos bazat për një bashkëpunim teknik të strukturuar, përfshirë shkëmbimin e informacionit përmes Sistemit të Monitorimit të Falsifikimeve të BQE-së (CMS), i cili mbështet identifikimin dhe analizën e kartëmonedhave euro të falsifikuara.

“Përmes kësaj Marrëveshjeje, BQK do të ketë qasje në mekanizmat operativë të BQE-së të dizajnuar për të parandaluar dhe luftuar falsifikimin e kartëmonedhave euro dhe do të integrohet në rrjetin profesional të bashkëpunimit me bankat qendrore të Eurosistemit dhe institucione partnere jashtë zonës euro, përfshirë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ky bashkëpunim është rezultat i një përpjekjeje ndërinstitucionale në Republikën e Kosovës, e udhëhequr nga BQK, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, për të ndërtuar një kornizë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse kundër falsifikimit.

Sipas BQK-së, marrëveshja forcon objektivat e përcaktuara në legjislacionin e përgatitur për luftimin e parasë të falsifikuar, i zhvilluar me mbështetjen e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe institucioneve relevante vendore, në kuadër të projektit TAIEX të BE-së, i cili parasheh nisma për krijimin e Qendrës Kombëtare Kundër Falsifikimit dhe të Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Falsifikimeve në Kosovë, në përputhje me Planin Strategjik të BQK-së.

Po ashtu BQK shpreh mirënjohje të veçantë për ekipin e ekspertëve që kanë punuar në këtë projekt, me vlerësim të veçantë për Bankën Qendrore Evropiane, e cila, përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, ka hapur rrugën për avancimin e kapaciteteve tona institucionale, teknike dhe operacionale, në një përpjekje të përbashkët për të luftuar një dukuri që kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe qasje sistematike.

“BQK riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e kapaciteteve të brendshme, modernizimin dhe automatizimin e përpunimit të parasë në përputhje me standardet e Eurosistemit, rritjen e vetëdijes publike dhe avancimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në praktikat e përbashkëta të Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara