Lajmet

​Kurti: Ishte formacion terrorist i përkrahur nga Beogradi zyrtar

Ai tha se kjo paraqet një strukturë mercenare e cila është e organizuar nga Beogradi.

Published

on

Janë ndezur qirinjtë për nder të policit të vrarë në krye të detyrës sot në Banjskë të Zveçanit. Të pranishëm në ndezjen e qirinjve ishte kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ambasadori amerikan dhe shumë policë e qytetarë të tjerë.

Kryeministri Albin Kurti tha se situata me Serbinë është një formacion terrorist i planifikuar. Ai tha se kjo paraqet një strukturë mercenare e cila është e organizuar nga Beogradi.

“Policia e Kosovës është ajo që informon për të dhënat nga tereni por ajo që duhet tashmë që kemi dhe pjesëtarë të atij formacioni profesionit, ushtarak policor të huaj që kreu sulmin terrorist dhe vra mizorisht Afrimin i kemi edhe të plagosur dhe tre të vrarë prej tyre dhe gjithashtu të arrestuar besoj që procesi në vijim do të na jap më shumë të dhëna mbi atë se kush janë këta dhe kush saktësisht janë këta si hynë në Kosovë kur dhe kush janë urdhër dhënësit e dirigjuesit e kësaj përpjekje të dështuar për ta destabilizuar Republikën e Kosovës, nga ajo çfarë kemi mësuar janë ato çfarë i kemi menduar edhe më herët që bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal profesionist i cili i ka planifikuar gjatë këtë çfarë kanë kryer sot dhe që nuk paraqesin një bandë të kontrabandës por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht dhe logjisitikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti.

Kurti shtoi se polici i vdekur Afrim Bunjaku me trimërinë e tij ka ndriçuar rrugën e shtetit të Kosovës. Ai tha se do të ndjekim rrugën ligjore të gjithë së bashku deri në fund.

“Këtu me ndezjen e qiririt ne secili prej neve e shtojmë një dritë të vogël për shpirtin e madh të Afrim Bunjakut i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij ndriçoi rrugën e shtetit të Kosovës që nuk zbrapset para asnjë krimineli e terroristi. Takuam gruan e tij Lumnijen dhe tre fëmijët e tij, takuam axhallarët hallën, farefisin e gjerë miqtë dhe dashamirët të cilët bashkërisht me neve ………. ndamë dhembjen dhe pikëllimin për këtë polic që e humbi sot Kosova teksa ajo fiton më shumë ligj, më shumë kushtuteshëmri më shumë siguri pikërisht për shkak të kontributit dhe flijimit të Afrim Bunjakut. Falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë ardhur sonte këtu për të bërë nderime dhe për të treguar se Afrimin e kemi afër në zemrat tona dhe se rruga e shtetit ligjor rruga e kushtetutshmërisë dhe e ballafaqimit me kriminelët e me terroristët është rrugë e cila do të ndjeket nga secili prej nesh dhe të gjithë bashkë deri në ngadhënjimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, të republikës sonë të pavarur”, tha Kurti.

Po ashtu, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se vrasja e policit është një akt terrorist i organizuar nga Serbia. Ai falënderoi institucionet ndërkombëtare që po përkrahin mbrojtjen e shtetit të Kosovës

“Është një akt barbar, një akt terrorist që ka ndodhur sot në Kosovë, uroj që forcat e sigurisë së Kosovës të jenë të sigurt gjatë mbrojtjes të sovranitetit të shtetit tonë që po ndodhë në këto momente falënderoj edhe një herë edhe ndërkombëtarëve që janë me neve në mbrojtjen e sovranitetit po ashtu them që ne tash në këto moment të jemi unik të jemi së bashku. Edhe të gjithë qytetarët e kryeqytetit të gjithë qytetarët e Kosovës të gjitha institucionet tona këtu në Kosovë e po ashtu edhe institucionet në ndërkombëtare që po e shohin hapur sulmet terroriste të organizuara nga Serbia. Po them edhe një herë ngushëllime familjes të policisë dhe shërim të shpejt policëve tjerë që kanë marrë plagë nga këto duke e mbrojtur shtetin, lirinë tonë pra të qëndrojmë në këto momente të cilat patjetër se do ti tejkalojmë vetëm së bashku, ne si qytetarë të Kosovës së bashku me komunitetin evropian kundër akteve terroriste barbare nga këta pjesëtarë që shihet qartazi të organizuar nga Serbia”, tha Rama.  

Lajmet

Nisma kundër propozimit që zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbahen bashkë me ato lokale

Published

on

By

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale.

Ajo tha se ky propozim nuk është ndërtuar as si ide dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës është e pamundur një gjë e tillë.

Nuk mundem të paragjykoj. Ky është propozim i një partie politike dhe s’ka qenë e ndërtuar si ide. Në këto rrethana ne kemi një problem tjetër… Në këto rrethana është e pamundur”, tha ajo.

Megjithatë, Izmaku duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive për herë të 27-të, tha se shpreson se ditëve në vijim mund të ketë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Madje tha se nuk mendon se ka dështuar marrëveshja “gjentelmene” mes Kurtit dhe Limajt për ta zgjedhur këtë të fundit kryeparlamentar.

Jo nuk mendoj se ka dështuar, dhe pres që të ketë një zgjidhje ditëve në vijim”, tha ajo./KP

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Shtesat për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri të ditur se shtesat e për gratë lehona rriten nga 170 euro në 325.9 euro. Vendimin e kumtoi në mbledhje sotëm të Qeverisë së Kosovës.

Do të dalim me lajme shumë të mira, sepse qeveria e mirë del me lajme të mira. Po e nisim lajmin e mirë për nënat e reja. 70 mijë nënë të reja kanë përfituar nga shtesat. Sot do të miratojmë rritjen nga 170 euro në 325.9 euro. Kjo përbën një rritje të dyfishtë. Lajmi tjetër i mirë është për nënat lehona të punësuara. Përveë 70 për qind të pagës që marrin nga punëdhënësi për shtatë muaj, për tre muajt e tjerë për lehonat e punësuara, do të përfitojnë mbështetje edhe për tre muaj të tjerë 319.5 euro nga qeveria”, deklaroi Kurti.

Continue Reading

Lajmet

​Osmani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për zhvillimet aktuale

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi në Facebook.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në njoftim.

Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë, shkruan KosovaPress.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.

Tutje, sipas njoftimit, Osmani aty theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar “veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon”./KosovaPress

Continue Reading

Lajmet

​Sot, tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen për herë të dytë brenda 24 orëve, në vazhdimin e njëzet e shtatë të seancës konstituive, e cila nuk po gjen fund që kur ka nisur më 15 prill.

Njëzet e gjashtë vazhdimet e deritanishme nuk sollën progres sa i përket zgjidhjes së kreut të legjislativit.

Vazhdimi i seancës konstituive do të jetë nga ora 11:00 dhe ajo mbahet sot për shkak të festës së Kurban Bajramit ditën e premte.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa po këmbëngulin që Albulena Haxhiu të jetë kryetare e re e Kuvendit, por ministrja në detyrë e Drejtësisë nuk po gjen 61 votat e nevojshme.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kthyer përgjigje për kërkesën e parashtruar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbi mënyrën e fshehtë të votimit të kreut të ri të Kuvendit sikurse po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa përmes krijimit të një komisioni për mbikëqyrjen e votimit./KosovaPress

Continue Reading

Të kërkuara