Lajmet

​Kurti fton serbët të marrin targat e Kosovës: Barrikadat në veri vendosen nga lart, jo nga poshtë

Ai tha se barrikadat në veri përbëheshin nga njerëz të armatosur, me të kaluar kriminale.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë, për targat dhe letërnjoftimet por ka shtuar se edhe pas kësaj date do të vazhdojnë fushatën informuese për tabelat e veturave.

Në hapjen e mbledhjes së Qeverisë, Kurti u është adresuar qytetarëve përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe, me ç’rast ka thënë se përballë thirrjes për ligjshmëri është ngritur një fushatë e dezinformimit që synonte destabilitet.

“Përballë thirrjes për ligjshmëri u ngrit një fushatë e dezinformimit që synon destabilitet”, ka thënë Kurti.

Ai tha se barrikadat në veri përbëheshin nga njerëz të armatosur, me të kaluar kriminale.

“E dimë që barrikadat që vendosen në veri nuk vinë nga poshtë, por vendosen nga lart, nuk ju përfaqësojnë juve qytetarëve tanë e as nuk ju mbrojnë juve. Në anën tjetër Policia e Kosovës është më shërbim të qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar ai.

Sipas tij, konvertimi i targave të automjeteve nga ilegale në RKS i shërben rendit dhe ligjit.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje dalje në pikat kufitare nuk do të pengojë lirinë e lëvizjes. Koha e pritjes për pajisje me këtë dokument është 20 sekonda. Kam dëgjuar për lajmin e rreme se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi kjo nuk është e vërtetë, dokumenti për hyrje dalje është dokument shtesë që jepet pa pagesë me te cilin mund të merren shërbime tjera në institucionet tona gjatë qëndrimit në Kosovë. Askush nuk është imun ndaj dezinformatave, rreziku prej tyre është shumë i madh. Na duhet kujdes i shtuar. Sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Fushata jonë e informimit për tabelat e veturave do të vazhdojë e nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit kur do të fillojnë të zbatohen dy vendimet tona”, ka thënë Kurti.

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë, tre të dyshuar dërgohen në mbajtje

Published

on

By

Katër raste të reja të dhunës në familje janë regjistruar në rajone të ndryshme të Kosovës brenda 24 orëve të fundit, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt. Ngjarjet kanë ndodhur në Podujevë, Klinë, Gjakovë dhe Skenderaj, ku në shumicën e rasteve viktimat kanë qenë bashkëshorte ose bashkëjetuese të të dyshuarve.

Në Podujevë, policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar menjëherë në mbajtje.

Një rast i ngjashëm është shënuar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është strehuar te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Dhuna fizike ka pasuar edhe në Gjakovë, ku një person ka sulmuar gruan me të cilën po bashkëjetonte. Viktimës i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, ndërsa polici ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Skenderaj është raportuar për dhunë psikike të ushtruar nga një burrë ndaj bashkëshortes së tij. Pas denoncimit, policia ka intervistuar të dyja palët e përfshira në rast dhe me urdhër të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Ish-studenti i UBT-së, Vilson Musaj, përfundon me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak në Holandë

Published

on

By

Ish-studenti i UBT-së dhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Major Vilson Musaj, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij profesionale, duke përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Ushtarak, të organizuar nga Komanda e Përbashkët e Mbrojtjes e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës.

Në ceremoninë përmbyllëse të kursit morën pjesë përfaqësues të lartë ushtarakë dhe diplomatikë, ndërsa Major Musaj u vlerësua për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tij të suksesshme në këtë program ndërkombëtar profesional.

Ky sukses përfaqëson jo vetëm arritje personale për Major Vilson Musajn, por edhe një dëshmi të përgatitjes profesionale të kuadrove të dala nga UBT, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në institucione të rëndësishme të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Po ashtu, pjesëmarrja e tij në këtë trajnim ndërkombëtar konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Holandës, duke reflektuar zhvillimin e vazhdueshëm të partneriteteve strategjike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Continue Reading

Rajoni

Prof. Ass. Dr. Mentor Bici përfaqëson UBT-në në trajnim ndërkombëtar në Universitetin e Valencias për teknologjitë moderne të trajtimit të ujërave

Published

on

By

Prof. Ass. Dr. Mentor Bici, profesor në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar shtatëditor të organizuar në Universitetin e Valencias, Spanjë, i fokusuar në metodat bashkëkohore të trajtimit të ujërave të ndotura dhe praktikat më efikase për mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Trajnimi është zhvilluar në një nga qendrat më të njohura evropiane për menaxhimin e ujit, ku qyteti i Valencias njihet ndërkombëtarisht për standardet e larta në ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm, si dhe për zbatimin e zgjidhjeve inovative në fushën e trajtimit të ujërave.

Përmes pjesëmarrjes në këtë program, Prof. Bici ka avancuar njohuritë dhe kompetencat profesionale në teknologjitë më të reja të trajtimit të ujërave, duke krijuar mundësi për transferimin e këtyre praktikave dhe përvojave në procesin mësimor dhe kërkimor në UBT.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit COST (European Cooperation in Science and Technology), i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion. Në këtë kuadër, Prof. Bici ka kontribuar edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Valencias, UBT-së dhe universiteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke zgjeruar rrjetin akademik dhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Saranda Bogujevci viziton provën gjenerale të Operës së Kosovës para premierës së veprave të Puccinit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot provën gjenerale të Operës së Kosovës, në prag të premierës së diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të shfaqet më 1 korrik.

Gjatë vizitës, ministrja përcolli nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke ndjekur punën e orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë detajet e këtij produksioni të rëndësishëm artistik.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky produksion do t’i sjellë publikut në Prishtinë dy vepra të rëndësishme të repertorit operistik botëror, duke pasuruar jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Premiera e 1 korrikut konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e operës në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve dhe artistëve për avancimin e artit skenik dhe muzikor, si dhe për sjelljen e produksioneve cilësore para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara