Lajmet

​Kurti fton mërgatën që bashkë me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë

Me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport.

Published

on

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke u angazhuar që të krijojë kushtet më konkurruese në rajon për investime të huaja direkte, si dhe të bashkërendisë ofertën e sistemit arsimor me nevojat e tregut të punës.

Kurti ftoi dhe mirëpret të gjithë njerëzit e biznesit të suksesshëm në mërgatë që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve e shërbimeve të orientuara në eksport.

Ai bashkë me shefin e stafit të kryeministrit, Luan Dalipi takuan afaristin e suksesshëm kosovar në Gjermani, Burim Hazrolli, bashkë me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss. Sipas një njoftimi të Qeverisë, kompania e këtij afaristi merret në mes tjerash me prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve në sektorin e ndërtimtarisë, si dhe me menaxhim të patundshmërive në Gjermani dhe Kosovë.

Hazrolli punëson rreth 40 punëtorë në fabrikën e tij për prodhimin e dyerve dhe dritareve në Kosovë dhe mbi 90% të produkteve nga kjo fabrikë eksportohen në Gjermani. Ai ka vizion dhe plane konkrete për të sjellë investime tjera të reja në Kosovë, për ta shërbyer tregun gjerman, vendor dhe më gjerë.

Botë

Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

Published

on

Ambasada italiane në Prishtinë ka njoftuar se Italia ka dërguar 24 karabinierë italianë në Kosovë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Nga ambasada thonë se karabinierët janë dërguar për të ndihmuar forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale bashkë me partnerët e tjerë evropianë.

“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Italia thekson se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Shkatërrohen sot armët e vogla dhe të lehta ilegale

Published

on

Policia e Kosovës sot organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale.

Kjo ngjarje do të mbahet në ambientet e Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, magjistralja Prishtinë- Ferizaj, me fillim nga ora 09:30.

Në njoftimin e Policisë në Facebook, thuhet se në ceremoni do të marrin pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA, zt. Nuno QUEIRÓS, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada gjermane, franceze, suedeze, britaneze, holandeze, norvegjeze si dhe zyrtarë të lartë të institucional.

“Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit për Siguri dhe Siguri në Kosovë (KSSP), me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia, si dhe përmes Vendimit të Këshillit (PESK) 2024/3006 të datës 2 dhjetor 2024, në mbështetje të aktiviteteve të çarmatimit dhe kontrollit të armëve të SEESAC në Evropën Juglindore, me qëllim zvogëlimin e kërcënimit nga armët e vogla dhe armët e lehta (SALW) të paligjshme dhe municionit të tyre”, shkruhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Sot do të dorëzohet padi në Prokurori kundër kryeparlamentarit Dimal Basha

Published

on

Sot do të dorëzohet kallëzim penal dhe padi në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeparlamentarit të vendit, Dimal Basha.

Këtë do ta bëjë ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini.

Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkautorësinë e tij për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në ShBA.

Avokati Gent Gjini bëri të ditur se kallëzimi penal dhe padia do të dorëzohet në ora 13:20.

“Ditën e premte në Prokurorinë Speciale në ora 13:20 do të dorëzojmë kallëzimin penal dhe padinë ndaj Dimal Bashës për propagandën në përhapjen e fakteve jo të vërteta ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja është financuar nga kartelët e drogës, e ku Dimal Basha këto pretendime i ka theksuar në një revistë shkencore në një universitet në SHBA, e po ashtu faktit se Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore dhe kanë përhapur fakte kundër UÇK-së, duke dhënë informata kësaj autore në publikimin e kësaj reviste kundër popullatës shqiptare. Andaj unë si avokat dhe një përfaqësues i UÇK-së të premten do të procedojmë kallëzimin penal, ku do të kërkojmë që gjatë hetimit të kësaj çështje të merret në tërësi revista e publikuar dhe do të kërkojmë nga Prokuroria Speciale që Dimal Bashës t’i ndalohet ushtrimi i pozitës së kryeparlamentarit, përderisa çështja të trajtohet dhe të hetohet nga Prokuroria Speciale. Universiteti amerikan do të na sigurojë revistën shkencore dhe do të shprehet vepra penale që ka kryer Dimal Basha”, tha Gjini./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të sillen mes 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 19 dhe 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara