Lajmet

​Kurti flet për Radojçiqin: Policia do të qëndrojë në veri

Kurti tha se tani janë shtatë baza policore në veri, rreth kufirit me Serbinë.

Published

on

Kryeministri, Albin Kurti deklaroi sot se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu, por vetëm 25 për qind e tyre do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.

Duke arsyetuar marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri para deputetëve të Kosovës, Kurti tha se Policia e Kosovës s’ka qenë kurrë më e pranishme sesa tash në veri.

“Ne natyrisht asnjëherë nuk heqim dorë nga sundimi i ligjit dhe zbatimi i ligjit nga luftimi i krimit dhe korrupsionit e kontrabandës. Por, në të njëjtën kohë edhe kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit s’ka pasur as protesta të dhunshme, incidente dhe gjithashtu as sulme në veri të Kosovës. Rrjedhimisht s’kemi tërheqje të Policisë së Kosovës, të gjithë policët që janë në veri të Kosovës janë në veri të Kosovës, por kemi 25 për qind zhvendosje të Policisë nga ndërtesat komunale, por gjithnjë brenda veriut të Kosovës. Nuk dalin policia nga ndërtesat që të vijnë në jug”, tha ai.

Para incidentit në Kuvend, ku u përfshinë në rrahje deputetët e PDK-së dhe pushtetit, Kurti tha se tani janë shtatë baza policore në veri, rreth kufirit me Serbinë.

“Pesëqind e katër dhjetë e shtatë policë serbë kanë dhënë dorëheqje për një ditë me 5 nëntor, sot që po flasim janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptarë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë s’ka qenë më i fuqishëm se tash. Kemi shpallur terroriste të ashtuquajturën si organizata Mbrojtjen Civile dhe të ashtuquajturën Brigada Veriore. Tre mijë e dyqinë njerëz janë arrestuar në këto dy vitet e para të qeverisjes sonë, gati prej tyre 10 përqind zyrtarë publik, po ashtu 16 rrugë ilegale në veri janë mbyllur. Shtatë baza policore janë në veri rrotull kufirit me Serbinë, asnjë bazë nuk ka qenë më herët. Katër ndërtesa të komunave në veri janë të Republikës, katër stacione në veri janë të Republikës. Kjo nuk ka qenë më herët dhe tash është”, tha ai.

Kurti foli edhe Milan Radojçiqin, i cili përmendet në përgjimet e publikuara në mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Ai tha se Radojçiq më herët qëndronte në Mitrovicë dhe Prishtinë, ndërsa tani është në anën tjetër të kufirit.

“Fletëarresti për kryekriminelin Milan Radojçiq është hequr më 19 shkurt 2021, pesë ditë pas fitores sonë. Ne i kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota me datën 14 shkurt 2021, pesë ditë më vonë ish qeveria para se të bëhemi ne qeveri është hequr fletëarresti ndaj këtij kryekrimineli. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryeminiel ka qenë në Mitrovicë dhe Prishtinë. Tash kontributi jonë është se ai është në hotelin në Kopaunik në anën tjetër të kufirit”, shtoi Kurti.

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara