Lajmet

​Kurti: Ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin

Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministra dhe shumë deputetë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe familjarë, sot kanë bërë homazhe te varri i ish aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, i cili sot pesë vite u gjet i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Turmës të atyre që kishin ardhur për të bërë homazhe i printe vajza e të ndjerit, Arsa, e cila në dorë mbante një lule që e vendosi te varri i babait të saj, ndërsa veshur kishte një bluzë me figurën e Astrit Deharit.

Kurti me këtë rast tha se sot janë bërë pesë vite pa Astritin dhe pa drejtësi për vrasjen e tij. Ai tha nuk janë të qetë derisa përderisa nuk ka drejtësi për Astritin.

“Sot janë mbushur 5 vjet pa Astritin, me shumë mall, dashuri e krenari e kujtojmë për punën e angazhimin , kontributin dhe sakrificën e tij. 5 vjet pa Astritin janë edhe 5 vjet pa drejtësi për Astritin. Ai u mbyt në burgun e Prizrenit me 5 nëntor 2016, dhe sot e kësaj ditë ne nuk mund të jemi të qetë përderisa nuk ka drejtësi për Astritin, përderisa përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të vërteta për të. Astrin e kemi pasur shok të ngushtë, i cili ka qenë shembull për aktivizimin, dashamirisëni dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Asritit dhe qytetarëve drejtësinë për Astritin. Duhet të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, edhe për viktimat e krimeve të kryera të kryera gjatë luftës nga Serbia , edhe për viktimat krimit politik, çfarë ishte mbytja e Astritit në burg”, u shpreh Kurti.

Babai i Astritit, Avni Dehari kërkoi nga prokuroria që sa më parë ta zbardhin vrasjen e djalit të tyre.

“Unë veç i mbështes këto fjalë dhe t’i falënderojë të gjithë të pranishmit në këtë përvjetor të rënies së Astritit dhe njëherëi t’i drejtohem Prokurorisë në emër të familjes dhe gjithë pranisjmëve që mos t’i zvarrisë rastet siç i kanë zvarritur deri tash dhe ta zbardhin këtë rast dhe të gjitha rastet që duhet të zbardhen në Kosovë”, tha Dehari.

Në pesëvjetorin e vdekjes së ish aktivistit, Astrit Deharit janë organizuar edhe disa aktivitete. Përveç homazheve në orën 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore, në 15:30 do të dhurohet gjak në kujtim të tij, ndërsa nga ora 20:00 është bërë ftesë që të ndizen qirinj në shtëpitë e të gjithë qytetarëve në nderim të Astrit Deharit.

Më 5 nëntor të vitit 2016 brenda qelisë së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së, Astrit Dehari, i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara