Lajmet

​Kurti e Haradinaj debatojnë për krizën energjetike

Kurti ka thënë se Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kruti dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë debatuar rreth situatës me energjinë elektrike në vend.

Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Kurti nëse Qeveria ka një strategji për t’u përballur me një krizë të mundshme energjetike. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova nuk është e varur në prodhimin e energjisë elektrike dhe se do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që siç ka thënë ai është në përfundim e sipër.

Kurti i ka thënë Haradinajt që para se të arrijë në përfundim për gjendjen energjetike në Evropë, të mos bazohet në titujt e lajmeve pro t’i lexojë ato në tërësi.

Kosova nuk është e varur e nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike, Kosova do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që është në përfundim e sipër e që parasheh stabilitet përmes diversifikimit. Pos kësaj, Gjermania e ka edhe një arsye shtesë për rihapjen e termocentraleve me thëngjill ngase në fund të vitit të vitit 2021 me 9.5 gigavat kapacitete gjeneruese të energjisë bërthamore i ka mbyllur tre reaktorë që gjeneronin 4.5 gigavat energji elektrike”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente.

Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjithë hapat për planifikim dhe ndërhyrje në rastet emergjente. Gjatë këtyre muajve, ministria është duke përgatitur edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë. Përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët që të ulin shpenzimet e energjisë elektrike. Ndihma më e madhe do të koncentrohet të rastet e skemës sociale, dhe te rastet të cilat janë në nevojë mirëpo nuk janë të përfshira në skemë sociale. Me këtë ndërhyrje në eficiencë synojmë që konsumatorët të ulin shpenzimet e gjithashtu ta kursejnë xhepin e tyre. Në këtë kohë janë duke u bërë përgatitjet që të zgjerohet rrjeti i konsumatorëve vet gjenerues përmes paneleve solare që do të ndikojë direkt në uljen e shfrytëzimit të energjisë nga rrjeti”, ka thënë Kurti.

Ndërsa deputeti Haradinaj ka kërkuar përgjigje konkrete nëse Kosova ka marrëveshje me Shqipërinë në rast të një krizë me energjinë elektrike.

A ta bëjë një pyetje të sinqertë, a i ke rënë pishman që e ke penguar investimin në Kosovën e Re 500mgv, a e kishe pranuar sot atë investim, ti e Haki Abazi yt e krejt ju që jeni këtu dhe çka kishit thënë sot për atë investim, po shihet që e keni mizën ndër kapuç dhe po shihet që po i bini rrotull kësaj pune. Ju po thoni keni investime në gjenerim me Shqipërinë, unë e kam një problem më afatshkurtër, a keni marrëveshje dhe sa na siguron ajo marrëveshje në këtë dimër që nëse kanë tepricë ata mos me lëshu në treg ndërkombëtar por me marrë ne të parët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Kurtit, me Shqipërinë ekziston dakordim edhe për këmbim.

Ne kemi dakordim midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë edhe për këmbim, dhe tashmë jemi duke e funksionalizuar këtë dhe drejtori i KEK-ut dhe KESh-it janë në kontakt të përditshëm. Pra, jemi duke punuar për ta shfrytëzuar maksimalisht interkoneksionin ekzistues. Sa i përket gazsjellësit, ai nuk do të kishte fare të bëhet me këtë dimër. Shumë e shumë vjet do të kalonin për atë gazsjellës, mirëpo ne i kemi në remond njësitë e caktuara dhe po e bëjmë maksimumin me gjendjen dhe mekanizmat që i kemi trashëguar. Sa i përket Countur Global, unë edhe më tej mbaj të njëjtin qëndrim se ka qenë një kontratë e pafavorshme me Kosovën”, ka thënë Kurti.

Vendi

Kurti dhe Abdixhiku dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për emrin e kandidatit për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Palët janë pajtuar që për këtë pozitë të propozohet Profesor Doktor Bekim Sejdiu.

Abdixhiku ka bërë të ditur se që nga 9 korriku kanë zhvilluar takime të vazhdueshme dhe intensive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për stabilitetin institucional.

Ai ka thënë se gjatë bisedimeve janë shqyrtuar disa emra, ndërsa në fund të dyja palët janë dakorduar për Bekim Sejdiun, të cilin e ka cilësuar si një personalitet me karrierë të shquar, përvojë profesionale dhe kontribut në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

KFOR viziton pjesëtarët në Mitrovicë, thekson gatishmërinë për sigurinë në veri

Published

on

Zyrtarë të lartë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë vizituar së fundmi pjesëtarët e misionit që veprojnë në Mitrovicë, me fokus në praninë e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Sipas KFOR-it, gjatë vizitës komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, MSU, ka vëzhguar aktivitetet e patrullimit dhe të sigurisë në terren.

Ndërkaq, shefi i shtabit të KFOR-it është takuar me pjesëtarë të MSU-së, si dhe me ekipet për ndërlidhje dhe monitorim, LMT, nga të cilat ka marrë informacione për zhvillimet dhe aktivitetet operative.

KFOR ka theksuar se prania e dukshme në terren dhe komunikimi i rregullt me komunitetet lokale ndihmojnë misionin të përshtatë praninë e tij dhe të jetë i gatshëm të reagojë në rast nevoje.

“Prania dhe gatishmëria përcaktojnë misionin”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s ka përsëritur përkushtimin për të ruajtur një prani të informuar dhe të gatshme në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Sot takimi Kurti-Abdixhiku: Përpjekje e radhës për marrëveshjen për presidentin

Published

on

By

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një tjetër takim në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, takimi mes dy liderëve është paraparë të mbahet në orën 12:00. Fakti vjen pas disa takimeve intenzive që dy krerët partiakë kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit, ku në fokus të diskutimeve mbetet arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Përpjekja e fundit mes tyre u zhvillua të shtunën mbrëma, mirëpo pas përfundimit të saj nuk u dhanë detaje rreth përmbajtjes së diskutimeve. Kryeministri Kurti u mjaftua me një deklaratë të shkurtër, duke u shprehur se “do të ketë lajme atëherë kur të ketë rezultate konkrete”.

Takimi i sotëm konsiderohet vendimtar për të parë nëse palët do të gjejnë një gjuhë të përbashkët apo nëse vendi po shkon drejt një krize të re politike. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Vendi

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu

Published

on

By

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë dhënë sot betimin zyrtar para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit u zhvillua në ambientet e Presidencës, ku 10 anëtarët e rinj u betuan për kryerjen e detyrës me përgjegjësi, paanshmëri dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Ky moment shënon edhe fillimin zyrtar të mandatit të tyre të ri në krye të institucionit kryesor për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.

Përmes këtij hapi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikompleton përbërjen e tij drejtuese, duke hapur rrugën për vazhdimin e punës administrative dhe përgatitjet operative për proceset e ardhshme zgjedhore në Republikën e Kosovës. /E.A/

Foto: Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara