Lajmet

​Kurti: Duam ta ndalim hajninë – nuk ka kushëri të mi nëpër institucione

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me qeverisjen e tij nuk do të ketë familjarë të politikanëve që do të favorizohen. Ai në seancën e sotme parlamentare ka thënë se nuk ka kushëri të tij në institucionet e Kosovës.

“Ajo që është e të gjithëve e bëhet veç e dikujt ajo është hajni, si mos të jetë hajni, një fabrikë, shpejtë e shpejtë vendosin disa njerëz që na qenka barrë për ekonominë e Kosovës dhe duhet të ja japin njërit, e aty kanë qenë ilaket, jo tash nuk ka Kurti në qeveri, asnjë me mbiemrin Kurti nuk ka në qeveri përveç meje, a e kuptoni, kujtoni të kaluarën dhe shihni qysh është sot, nuk ka kushëri të mi nëpër institucione”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se vendit i duhet prokurori aktive dhe gjyqësor efikas, që sipas tij, aktualisht nuk ekziston asnjëra. Ai ka thënë se prokuroria nuk po merret me personat që kryejnë krime pasi Kosova ka elemente të shtetit të kapur.

“Prokuroria do të duhej të merrej me krimet. Po çka të bëjmë kur nuk po merret? Ne duam shtetin e së drejtës, prokuroria duhet t’i gjurmojë, hetojë, hulumtojë, të ngritë aktakuza për kriminelë, por nuk po e bën, sepse diagnoza jonë ka qenë e qartë – Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur. Dhe kjo është e shprehur në sistemin e drejtësisë, prandaj nuk punon Prokuroria, sepse në Kosovë ka vende të punës dhe mos të punohet, në Kosova ka njerëz që paguhen që të rrinë, të jenë pasivë, e këtë ne duam ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë. Na nevojitet prokurori aktive dhe gjyqësor efikas, asnjërin prej këtyre aktualisht nuk i kemi”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për lirinë e fjalës së deputetëve në seancë, për çka edhe ka pasur sot kritika nga ana e opozitës.

“Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, askush asnjëherë nuk do t’ua ndalojë fjalën. Ne duam ta ndalim hajninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë hajninë – jo fjalën e lirë. Rrjedhimisht, flisni sa të doni, mbani seanca shpesh sa të mundi, nuk ka kurrfarë problem absolutisht, por është interesante se si njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën dhe flasin, ankohen se s’ka liri të fjalës”, ka thënë Kurti.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara