Lajmet

​Kurti: Anëtarësimi në BE nuk ka alternativë

Kurti ka theksuar rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, me të cilin ka biseduar për rrugën e integrimit.

Kurti ka thënë se, për Kosovën, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.

“Kryeministri e falënderoi z. Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vite të fundit. Ai tha se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë”, është bërë ditur përmes komunikatës së Qeverisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka theksuar rëndësinë e tregut të përbashkët rajonal dhe atë të zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve të nënshkruara në Procesin e Berlinit.

“Z. Koopman tha se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e përgëzoi Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekë integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian”, është bërë e ditur në njoftim. 

Bota

Singapori var trafikantin e drogës, ekzekutimi i tretë i tillë brenda një jave

Published

on

Më 22 nëntor 2024, Singapori ka kryer varjen e tretë të një trafikanti droge brenda një jave, duke theksuar përdorimin e dënimit me vdekje për krimet e lidhura me drogën. Rosman Abdullah, një qytetar 55-vjeçar nga Singapori, u ekzekutua për trafikimin e 57,43 gram heroina. Ekzekutimi u realizua në burgun Changi, pas një procesi të rregullt ligjor, ku Rosman ishte përfaqësuar nga këshilltarë ligjorë.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tilla si Amnesty International kritikuan ekzekutimin, duke theksuar shqetësime për paaftësinë intelektuale të Rosmanit dhe mungesën e ndihmës së nevojshme gjatë procesit të tij gjyqësor. Ata gjithashtu argumentuan se dënimi me vdekje nuk ka efektivitet në parandalimin e krimit dhe kërkuan që ekzekutimi të ndalohej.

Singapori, një qytet-shtet i njohur për ndjekjen e politikave strikte kundër drogës, është një nga vendet e pakta që përdorin dënimin me vdekje për krimet e drogës. Ligjet e vendit parashikojnë dënimin me vdekje për trafikimin e më shumë se 15 gram heroina, ndërkohë që qeveria mbështet këtë masë duke e cilësuar atë si një mjet parandalues për të mbrojtur shoqërinë nga abuzimi me drogën./Al Jazeera./

Continue Reading

Bota

Biden: Vendimi i ICC për arrestimin e Netanyahu dhe Gallant është skandaloz

Published

on

Presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar ashpër ndaj urdhër-arrestimeve të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte të dyshuara në lidhje me konfliktin në Rripin e Gazës.

Vendimi i ICC-së, i miratuar nga një dhomë paragjyqësore në Hagë, erdhi pas kërkesës së kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare, Karim Khan, në maj të këtij viti. Urdhër-arrestet përfshijnë Netanyahu dhe Gallantin, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në veprime që kanë shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje të mëdha në Gazë gjatë operacioneve ushtarake izraelite.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten në mbrëmje, Biden e quajti këtë masë “skandaloze” dhe e kritikoi ashpër vendimin e ICC-së, duke theksuar se nuk kishte asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit.

“Më lejoni të jem i qartë edhe një herë: Çfarëdo që mund të nënkuptojë ICC, nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë, midis Izraelit dhe Hamasit”, theksoi Biden, duke u angazhuar për mbështetje të pandërprerë për shtetin izraelit.

Biden shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë pranë Izraelit dhe do të mbrojnë sigurinë e tij kundër çdo kërcënimi.

Ky reagim i Presidentit Biden pason tensionet e vazhdueshme ndërkombëtare lidhur me luftën në Gazë, ku vazhdon të kritikohet përdorimi i forcës nga Izraeli, ndërkohë që shumë vende dhe organizata ndërkombëtare kanë kërkuar hetime për mundësinë e krimeve të mundshme të luftës./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Kamberi ka përshëndetur ndarjen e fondit për Luginën nga buxheti i Kosovës

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka përshëndetur ndarjen e 4 milion euro për Luginën nga Qeveria e Kosovës.

Kamberi tha se kjo ndarje buxhetore përkthehet në mbështetje konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës.

Parlamenti i Republikës së Kosovës ka marrë një vendim me peshë jetike për Luginën e Preshevës, një fond prej 4 milionë euro për vitin 2025, që përkthehet në mbështetje konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës. Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm”, ka shkruar Kamberi.

Kamberi tha se këto mjete do të shkojnë aty ku preken përditë zemrat e njerëzve.

Në arsim, për t’i dhënë fëmijëve tanë një dritare më të gjerë drejt së ardhmes; në kulturë, për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare; në sport, për të rritur shpresën dhe energjinë pozitive të rinisë; dhe në sektorë kyç që përmirësojnë jetesën e përditshme. Ky është një hap që shkon përtej politikës, përtej fjalëve, drejt veprës së mirëfilltë në shërbim të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në këto troje”, tha ai.

Kamberi tha se Lugina është krenaria e përbashkët edhe më e fuqishme me Kosovën në këtë situatë të rëndë që sipas tij po u imponohet nga diskriminimi shtetërorë.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për 2025, i cili kap shifrën 3.6 miliardë euro.

Pro buxhetit në lexim të dytë votuan 61 deputetë nga mazhoranca, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Continue Reading

Lajmet

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takohet sot me gratë greviste

Published

on

By

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot do ta mbajnë mbledhjen në ora 11:00.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ko mbledhje do të vijoj vetëm me një pikë të rendit të ditës, ku anëtarët e këtij komisioni do të zhvillojnë takim me gratë greviste – punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat kanë mbajtur grevë për tre muaj me kërkesën për rritjen e pagave dhe kushte më të mira pune, janë përballur me zëvendësim të menjëhershëm nga punëdhënësi.

Punëtoret teknike të cilat ishin rrëfyer për KosovaPress kanë thënë se kompania nuk i ka informuar ende punëtorët se a do u vazhdohet kontrata e punës, duke shtuar se nuk po u lejohet as në oborr të Kuvendit të qëndrojnë.

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar tash e tre muaj që të rriten pagat nga 275 euro në 550 euro.

Continue Reading

Të kërkuara