Shëndet

​Kur e teproni me sheqer organizmi sinjalizon

Do të keni probleme të ndryshme, duke filluar me tretjen.

Published

on

Debati për sheqerin dhe ndikimin e tij në organizëm qëndron akoma i hapur. Sëmundje kardiovaskulare, diabet apo peshë e shtuar janë disa nga sëmundjet që lidhen më shpesh me sheqerin. Pavarësisht rekomandimeve të shumta të mjekëve për rrezikun nga sheqeri, në të gjithë botën konsumohet njëjtë e në sasi të mëdha. Ushqimet e ëmbla janë vërtetë shumë të shijshme, por me to nuk duhet as ta teproni.

Kryesisht sepse kanë sheqerin si përbërës kryesor i cili mund të kthehet në një armik të trupit tuaj shumë shpejt. Këtë nuk ju duhet shumë punë për ta kuptuar pasi, është vetë organizmi që e kundërshton praninë e këtij produkti në trup. Në këtë artikull të AgroWeb.org tregohen disa nga shenjat më të zakonshme që trupi jep në rastet kur e teproni me sheqerin.

Problemet me tretjen

Të dhënat nga studimet tregojnë se sheqeri mund të ulë nivelin e baktereve të mira në organizëm. Sheqeri mund t’i zhdukë bakteret e mira të cilat ndihmojnë në shëndetin e mirë për rreth një javë ndaj konsumi i tepërt mund të kthehet në një problem të vërtetë. Mungesa e këtyre baktereve shkakton probleme me të gjithë sistemin tretës. Sigurisht këtu bëhet fjalë për sheqerin e bardhë industrial dhe jo për ushqimet apo frutat të cilat kanë sheqer natyral në përbërje.

Probleme me lëkurën

Ushqimet me përmbajtje sheqeri apo vetë sheqeri si substancë mund të ndikojnë në përhapjen e akneve në disa zona të fytyrës. Këtë e shprehin edhe ekspertët të cilët shpjegojnë se sheqeri nxit prodhimin e hormoneve, veçanërisht androgjenit i cili shkakton akne. Aknet nga sheqeri shfaqen kryesisht në zonën e qafës, nofullave dhe gojës. Pra, nëse po ju bezdisin dhe po ju shtohen aknet krejt pa pritur, gjasat janë që ta keni tepruar me sheqerin.

Luhatje në disponim

Duken si dy procese shumë të largëta, por ushqimi dhe humori janë shumë të lidhur me njëri tjetrin. Teprimi me sheqerin mund të ndikojë tek neurotransmetuesit e trurit të cilët janë përgjegjës për rregullimin e humorit. Duke bërë kështu që të jeni gjatë gjithë kohës të nervozuar dhe impulsivë. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët, të cilët thonë se sheqeri i tepërt prish balancat. Sheqeri mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë sapo e konsumoni, por përgjatë orëve dhe ditëve vepron në efektin e kundërt.

Jeni gjithnjë të uritur

Sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Duke qenë se përshpejton shumë procese të trupit do të ndiheni të uritur shumë më shpejt nga sa mendoni.

Shëndet

Hurmat, fruti që ushqen trupin dhe mbron shëndetin

Published

on

Hurmat e Arabisë janë një nga frutat më të shëndetshme dhe ushqyese, të cilat dietologët i quajnë “minierë vitaminash”.

Ato përmbajnë kalcium, hekur, magnez, natrium, squfur, klor, si dhe vitamina A, B1, B2 dhe D.

Sheqeri natyral në hurma tretet lehtë dhe nuk është i dëmshëm për shëndetin.

Përfitimet shëndetësore të hurmave përfshijnë:

Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë funksionin e saj.

Luftojnë stresin nervor dhe rregullojnë punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbutin irritimin e fytit dhe largojnë sekrecionet.

Konsumi i tyre esëll ndihmon në eliminimin e parazitëve (askaridet).

Forcojnë muskujt dhe nervat, duke vonuar plakjen.

Freskojnë zorrët dhe i mbrojnë nga infeksionet.

Përmirësojnë funksionet e trurit, lehtësojnë marramendjen dhe luftojnë vëngërinë e syve dhe plogështinë.

Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat janë të sigurta edhe për fëmijët, pasi sheqeri natyral thithet dhe tretet lehtë, duke mbështetur stomakun dhe zorrët. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht ka vlera ushqyese dhe rregulluese për të gjithë moshat.

Gjithashtu, masa e bërë nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët dhe ndihmon në forcimin e mishrave të dhëmbëve gjatë daljes së dhëmbëve, duke lehtësuar procesin. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara