

Lajmet
Kthehet në rigjykim rasti i Shukri Bujës
Published
4 years agoon
By
Betim GashiGjykata Supreme ka vendosur ta kthejë në rigjykim në shkallë të dytë rastin ndaj Shukri Bujës, që ishte dënuar me burgim efektiv për korrupsion, për shkelje të detyrës zyrtare sa ishte kryetar i komunës së Lipjanit.
“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Sh.B., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 442 par.1 të KPRK-së, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësit e të dënuarit, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, në seancën e kolegjit të mbajtur më 17 mars 2021, vendosi që të miratoi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarit Sh.B”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Me aktgjykimin PML 60/2021, Kolegji i Gjykatës Supreme ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda PKR.nr.206/2019 të datës 21.09.2020 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës –Departamenti Special APS.nr.33/2020 të datës 15.12.2020 në pjesën dënuese, përkitazi me këtë të dënuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së dytë në rigjykim.
Aktualitet
Vdes gazetari i njohur Italian Emilio Fede
Published
1 minute agoon
September 3, 2025By
UBT News
Gazetari i njohur italian, ish-drejtor i Tg4, Emilio Fede ka vdekur në moshën 94-vjeçare. Lajmin e konfirmoi vajza e tij, Sveva për gazetën italiane ”Corriere della Sera” pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.
Fede ishte një nga figurat ikonike të televizionit italian, një karrierë që filloi në RAI në vitet 1960, si korrespondent lufte, vazhdoi si drejtor i Tg1, dhe më pas me ardhjen e tij në ”Fininvest”, ku Silvio Berlusconi e emëroi për të drejtuar Tg4.
Për 20 vjet, nga 1992 deri në 2012, edicioni i tij i lajmeve ishte zëri më hapur pro Berlusconit në ekranin televiziv, i dashur dhe i urryer, ndonjëherë karikaturizuar, por padyshim i dallueshëm për tonin e tij gjithmonë të tepruar.
“Jam redaktori më i kritikuar, por edhe më i ndjekuri”, pretendonte ai.
Me editorialet e tij, Fede mishëronte një epokë televizive dhe një stil unik të gazetarisë.
Karriera e tij profesionale përfundoi papritur në 2012, kur ai u largua nga ”Mediaset”, pas përfshirjes së tij në hetimin e skandalit ”Ruby”.
Periudha e fundit e jetës së tij u ndikua gjithashtu thellë nga humbja e bashkëshortes, Diana De Feo, gazetare dhe më pas deputete e ”Forza Italia”, me të cilën u martua në 1963.
Ajo vdiq në qershor 2021, dhe vdekjen e saj ai vetë e quajti si dhimbjen e tij më të madhe.
/S.K/KP/Libero Magazine/
Aktualitet
Paga shtesë për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve në Shqipëri
Published
6 minutes agoon
September 3, 2025By
UBT News
Këshilli i Ministrave në Shqipëri vendosi të shpërblejë financiarisht të gjithë personelin shtetëror të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë kësaj vere.
Vendimi, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i mbështetur në kuadër të buxhetit të miratuar për vitin 2025, ka për qëllim vlerësimin dhe motivimin e forcave që kanë kontribuar në menaxhimin e emergjencave natyrore, përmes një skeme të strukturuar shpërblimi në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre.
Sipas vendimit, shpërblimi do t’u jepet punonjësve të këtyre institucioneve: Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë; Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile; Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi; Shërbimeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në nivel bashkiak.
Shuma e shpërblimit do të përcaktohet sipas ditëve të angazhimit të personelit në operacionet e shuarjes së zjarreve: 1 deri në 7 ditë angazhim- shpërblim në masën e 1 page mujore bruto; 8 deri në 15 ditë angazhim -shpërblim në masën e 2 pagave mujore bruto; 16 ditë ose më shumë -shpërblim në masën e 3 pagave mujore bruto.
Efekti financiar për strukturat e përcaktuara do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2025.
Sipas vendimit, në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 193 140 098 lekësh, përkatësisht 145 809 950 lekë në programin buxhetor “Forcat e luftimit”, 43 408 127 lekë në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit” dhe 3 922 021 lekë në programin buxhetor “Emergjencat civile”.
Në buxhetin e Ministrisë së Brendshme, në shpenzimet korrente, shtohet fondi prej 69 615 100 lekësh në programin buxhetor “Policia e Shtetit”.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
/S.K/KP/
Aktualitet
Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, si kandidat i parë në këtë rol
Published
8 minutes agoon
September 3, 2025By
UBT News
Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës e konsideroi këtë një hap historik që reflekton rritjen e rolit tonë në bashkëpunimin ndërajonal evropian.
“Me 34 partneritete aktive dhe mbi 30 organizata pjesëmarrëse, Shqipëria po kontribuon realisht në fusha si tranzicioni i gjelbër, inovacioni territorial dhe menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Në dhjetor 2025 Tirana do të presë mbledhjen e radhës të Komitetit me përfaqësues nga 36 vende europiane, një mundësi unike për të promovuar partneritetet tona dhe për të shkëmbyer praktikat më të mira ndërmjet rajoneve.
Kryesimi i Shqipërisë konsiderohet më shumë se një përgjegjësi, një mundësi për të çuar më përpara vizionin europian të vendit.
“Është një tregues i rolit në rritje të vendit tonë në vendimmarrjen evropiane dhe një mundësi për të nxjerrë në pah kontributin e Shqipërisë në projekte konkrete me ndikim rajonal. Ne jemi të përkushtuar ta shfrytëzojmë këtë mandat, jo vetëm për të avancuar rrugën tonë drejt BE-së, por edhe për të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët tanë, për bashkitë dhe për komunitetet”, deklaroi Eridana Cano, drejtoreshë e përgjithshme e SASPAC.
/S.K/KP/Interreg Europe/
Aktualitet
Qeveria sllovene rrit akcizën për karburantet
Published
12 minutes agoon
September 3, 2025By
UBT News
Qeveria sllovene rriti këtë javë akcizën për llojet e karburanteve ku Ministria e Financave theksoi qeveria po monitoron nga afër situatën në tregun e produkteve të naftës.
Akciza u rrit për benzinën pa plumb nga 0.49693 euro për litër në 0.50177 euro për litër, për naftën nga 0.43250 euro në 0.45022 euro për litër dhe për vajin e ngrohjes nga 0.167 euro në 0.18676 euro për litër.
Një litër benzinë do të kushtojë 1.443 euro për 14 ditët e ardhshme, duke përfshirë deri më 8 shtator, një litër naftë do të kushtojë 1.465 euro dhe një litër vaj ngrohjeje do të kushtojë 1.063 euro.
Siç theksoi Ministria e Financave, qeveria po monitoron nga afër situatën në tregun e produkteve të naftës dhe, duke rregulluar akcizat, po kërkon një ekuilibër midis ruajtjes së çmimeve të shitjes me pakicë të përballueshme dhe konkurruese dhe sigurimit të qëndrueshmërisë financiare publike, raporton H1 Slovenia.
Marzhet e tregtarëve mund të vazhdojnë të jenë një maksimum prej 0.0983 euro për litër naftë, 0.0994 euro për litër benzinë 95 oktane dhe 0.08 euro për litër naftë për ngrohje.
Që nga qershori, çmimet e karburantit janë rregulluar në të gjitha stacionet e benzinës në të gjithë vendin, si në rrjetin autostradal ashtu edhe jashtë tij.
Me rritjen e marzheve, çmimet e produkteve të naftës llogariten bazuar në një metodologji të bazuar në lëvizjen e çmimeve të produkteve të naftës në tregun botëror dhe lëvizjen e kursit të këmbimit dollar-euro.
Çmimet model llogariten bazuar në mesataret 14-ditore të çmimeve të produkteve minerale të naftës.
/S.K/KP/

Vdes gazetari i njohur Italian Emilio Fede

Paga shtesë për punonjësit e angazhuar në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, si kandidat i parë në këtë rol

Qeveria sllovene rrit akcizën për karburantet

Garda Skoceze ekspozon armët dhe pajisjet ushtarake në Kosovë

FSK dhe FARSH trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake

Policia gjen armë të fshehura në një pyll në Zveçan

Agjencia e Kosovës për Akreditim i reagon Odës së Fizioterapeutëve

Kryeministri kroat kritikon BE-në për heshtjen rreth rastit Banjska
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 week ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës