Lajmet

​Kryhet një operacion shumë i rrallë dhe sfidues në QKUK

Operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologë.

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Kirurgjinë Vaskulare me sukses është kryer një operacion te një pacient i moshës 56-vjeçare, i cili kishte aneurizëm (zgjerim) të aortës së barkut në nivel të arterieve renale (veshkave)- një rast shumë i rrallë dhe sfidues.

Sipas njoftimit, operimi është bërë nga ekipi i Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët.

“Pacienti kishte dhimbje të mëdha barku, për shkak të zgjerimit të arteries kryesore të barkut dhe arterieve në të dy këmbët, me dimensione 7.5 x 7.9 mm. Shtatë ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Operacionet e kësaj natyre në spitalet private dhe në ato jashtë vendit kushtojnë deri në 20 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, në Kosovë më 15 tetor

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë rajonin e Ballkanit Perëndimor në mes të muajit tetor, bëhet e ditur nga burime jozyrtare të këtij institucioni.

Ajo do të nisë vizitën më 13 tetor, ku do të takohet me udhëheqësit e secilit nga gjashtë shtetet e rajonit. Qëndrimi i saj në Prishtinë është paraparë për datën 15 tetor.

Pritet që shefja e Komisionit Evropian të takohet si me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor, shkruan RTK.

Planet e saj për të vizituar kryeqytetet e shteteve të rajonit kanë bërë që të shtyhet publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht publikohet në tetor. Publikimi i këtij dokumenti është shtyrë për fillim të muajit nëntor.

Kjo lëvizje duket se synon që vizita të prezantohet si një sukses, edhe pse raportet vjetore, sipas të gjitha gjasave, nuk do të përmbajnë shumë vlerësime pozitive.

Përveç Shqipërisë, dhe deri diku Malit te Zi qe po avansojne në negociatat e anëtarësimit, shtetet e tjera nuk kanë lëvizur në procesin e integrimeve, madje në disa vende eshte shenuar zbrapsje.

Raporti për Kosovën pritet të dominohet nga ngerci institucional në vend; ai i Serbisë nga kriza e brendshme dhe protestat që po zhvillohen per gati nje vit; ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë situata konsiderohet – krizë shtetërore. Ndersa Maqedonia e veriut mbetet e bllokuar ne intergime per shkak te vetos bullgare./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

FSK ka përmbyllur kursin e liderit luftarak, i dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur kursin e liderit luftarak i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

Sipas FSK-së, ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi, duke forcuar kapacitetet e përgjithshme operacionale të forcës.

Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese. Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren. Ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve tanë dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e FSK-së, duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të forces”, thuhet në njoftimin e FSK-së./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Published

on

By

Ish zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti, Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së.

Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.

Ish diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish krerëve të UÇK-së.

Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Ishte e qartë se Thaçi si një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Dëshmova për tre ditë, por më duhet të them gjyqtarët më parashtronin pyetje që dukeshin shumë të anëshme. Prokurorët duhet ta ndërtojnë rastin, mbrojtja ndërton rastin, gjyqtarët supozohet të mbledhin provat që të ulen dhe të marrin vendimin, por nga pyetjet që mora nga disa gjyqëtar kisha ndjenjën se ata tashmë vetëm kishin vendosur“, tha Rubin.

Rubin tha se Gjykata në Hagë duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish liderët e UÇK-së.

Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj SHBA dhe Europa duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem. Nuk ka arsye pse Ballkani të ketë rrezikun që lufta të fillojë përsëri, ky është problem që mund të zgjidhet me përkrahje të liderëve ndërkombëtarë“, tha tutje Rubin.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.

Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejtri përpara sekretares së shtetit, Madeleine Albright./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut në Gjakovë bllokon disa bluza me mbishkrime në gjuhën serbe

Published

on

By

Inspektorati i Tregut në Gjakovë ka hasur në produkte të ndryshme tekstili me mbishkrime në gjuhën serbe.

Gjatë inspektimi në bashkëpunimin me Policinë Kufitare në Gjakovë janë gjetur produktet të cilat nuk kishin dokumentacion përcjellës dhe mungonin etiketime të rregullta.

Produktet e identifikuara janë bllokuar menjëherë, ndërsa në koordinim me Doganën e Kosovës janë duke u zhvilluar procedurat e mëtejshme ligjore.

A mund të fshihet ndonjë e vërtetë, a mund të qëndrojë Serbia pa tempullin e Shën Pjetrit”, shkruan në njërën nga bluzat që u kap nga inspektorati./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara