Lajmet

​Kryetari i Çairit: Situata e krijuar pas vizitës së Kurtit është e qëllimshme

Reagon Ganiu.

Published

on

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka folur pas zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se është gjobitur personalisht, si dhe institucioni që ai drejton, për shkak të ikonografisë shqiptare dhe mospërdorimit të flamurit dhe himnit të shtetit, në tubimet e organizuara më 11 gusht.

Në një intervistë për RTK Prime, Ganiu ka thënë se është hera e parë që një kryetar komune thirret në biseda informative për çështje të tilla.

“Është herë e parë që unë, së paku si kryetar komune 6 vite jam, por asnjë kryetar komune nuk është thirrur në biseda informative për vizita të tilla. Ata na dhanë shpjegim se ne nuk e kemi përdorur himnin e Maqedonisë dhe nuk kemi përdorur flamurin, ndoshta ajo ka qenë pjesë e protokollit, ku më të vërtetë ndoshta nuk ka pasur flamuj as të Maqedonisë as të Kosovës. Ne kemi shkuar prapa me një ekran të madh elektronik dhe aty janë sill të gjitha gjërat, në binë nuk kemi parë të arsyeshme të vendosim flamuj duke e ditur që e kemi një ekran të madh dhe aty herë pas herë janë sillë të gjitha, portreti i Adem Demaçit, thënie, ka flamuj, fjalime e kështu me radhë, por për atë arsye me thirren dhe më kanë njoftuar ase janë dy dënime ndaj meje, për kundërvajtje, një e lëshojnë komunës dhe një personalisht mua si individ”, ka thënë ai.

Sipas Ganiut, në Maqedoninë e Veriut kanë filluar diferencimet politike si në kohën e komunizmit.

“Nga dje që e pash, tash me prit çdo gjë, në një deklaratë dje thash më vjen mirë që fryma e Adem Demaçit e kemi mbjellur në Shkup frymën e rezistencës dje e pash që pas një periudhe duke u proklamuar lideri i BDI që shqiptarët i gëzojnë të gjithë të drejtat, e pamë që shqiptarët mund të thirren për diçka banale, në biseda informative në polici, dy kryetarë komune që janë kryeqendrat e shqiptarëve në Maqedoni. Kanë filluar diferencimet politike si në kohën e komunizmit këtu, ai që mendon ndryshe largohet nga puna, ndërrohen drejtorët”, ka thënë ai në televizionin publik.

Sipas kryetarit të Çairit, krejt këto janë të qëllimshme dhe me prapavijë politike, sipas tij “kjo ndodh nga mllefi për shkak se nuk ka pasur takime me pushtetin qendror”.

“Një ditë para se të vijë kryeministri Albin Kurti, në një televizion nacional në gjuhën maqedonase gazetarja e pyet në çfarë cilësie vjen Kurti, ai e ka ditur sepse ne në shtete kemi paralajmëruar ardhjen, ai thotë se vjen në mënyrë private, ajo ishte shkak, ne jemi institucion dhe opozita pastaj doli me qëndrimet opozita maqedonase, doli kryeministri me qëndrim negativ ndaj vizitës me shumë lëshime, pastaj u kyç edhe presidenti, një ditë prapa edhe presidenti i Serbisë, të gjithë këto i shoh me një vijë”, ka thënë ai në RTK Prime.

Ai ka thënë se ka informata që ka pasur qëllime që ministrat të takohen me Kurtin por sipas tij agjenda e tij ishte e përcaktuar për në Tetovë dhe Çair. Ai ka përsëritur se vizita e Kurtit ka qenë shtetërore dhe e ditur për institucionet.

Ndërsa lidhur me emërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair, Ganiu ka thënë se për t’i kaluar të gjitha procedurat kanë votuar edhe maqedonasit.

Për këtë rrugë, kryetarja e Shkupit ka thënë se duhet nismë ligjore për të ndërruar emrin meqë sipas saj është në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Kjo kundërshtohet nga kryetari i Çairit i cili ka thënë se largimi i emrit të simbolit të rezistencës shqiptare nga ajo rrugë, është i pamundur.

Të premten, Kurti ka qëndruar në Maqedoni të Veriut me ftesë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu. Ai ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi” në Çair, si dhe në një përurim në Tetovë.

Pas vizitës së tij ka pasur shumë reagime, ndër të cilat edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.

Pas kësaj janë ngritur kallëzime penale kundër dy kryetarëve për “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara