Lajmet

​Kryetarët e komunave kërkojnë zgjidhje urgjente për zbatimin e kontratës kolektive

Aty u bisedua edhe për problemet e komunave me zbatimin e Kontratës Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi.

Published

on

Kryetarët e Komunave të Kosovës po kërkojnë që të zgjidhet urgjent zbatimi i kontratës kolektive që sipas tyre po zbatohet njëanshëm e në dëm të buxheteve komunale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se në takimin e kryetarëve të komunave është biseduar edhe për problemet e komunave me zbatimin e Kontratës Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi.

“Në takimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës të Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës është biseduar edhe për problemet e komunave me zbatimin e Kontratës Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti paraqiti sfidat dhe problemet buxhetore të Komunave me rastin e zbatimit të njëanshëm të pjesëve të caktuara të Kontratës Kolektive nga përmbaruesit privat. Kryetari Ahmeti shtoi se komunat nuk kanë qenë palë në nënshkrimin e marrëveshjes së Kontratës Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi. Kryetarët e Komunave të cilët paraqiten hollësisht problemet e tyre në këtë drejtim ritheksuan se kjo situatë e rënduar ku përmbaruesitë po tërheqin mjetet buxhetore nga buxhetet komunale mund të mbingarkohet në muajtë në vazhdim deri në prishjen e skemave buxhetore komunale. Ata thanë se ne po paguajmë dëmin që ka sjell nënshkrimi i Marrëveshjes për Kontratën Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi nga ministritë përkatëse pa konsultim me komunat”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

Ndërsa ata kanë paraqitur edhe disa pika për të cilat u dakorduan kryetarët rreth kësaj çështjeje.

“Kryetarët e Komunave nuk janë kundër Kontratës Kolektive. Të gjendet zgjidhje urgjente në mënyrë që të mos preken buxhetet komunale si pasojë e vendimeve dhe marrëveshjeve të Ministrive pa konsultim me komunat. Derisa nuk jemi palë nënshkruese si Komuna zgjidhja duhet të gjendet jashtë buxheteve komunale që po dëmton më së shumti investimet kapitale. Obligimet që dalin nga kjo zbatimi i Kontratës Kolektive të mbulohen nga Ministritë që kanë nënshkruar këtë Kontratë. Kryetarët e Komunave propozojnë edhe si ide që obligimet që dalin nga Kontrata Kolektive të inkorporohet me Ligjin e Pagave. Tërheqja e mjeteve nga përmbaruesitë pa dëshirën e komunave po ndikon edhe në vlerësimet e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës për komunat në auditimin e pasqyrave financiare”, janë këto pikat për të cilat u dakorduan kryetarët. 

lajme

Tërmet 3.9 shkallësh godet Shqipërinë, lëkundjet ndihen në zonën qendrore

Published

on

By

Një tërmet me magnitudë 3.9 ka goditur Shqipërinë mesditën e sotme, duke shkaktuar lëkundje të perceptueshme në zonën qendrore të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet u regjistruan në orën 12:44.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit./Euronews/

Continue Reading

Lajmet

AAK: Përmbajtja e marrëveshjes politike është kryesore, jo emrat e kandidatëve

Published

on

By

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani dhe Time Kadrijaj, deklaruan se kjo parti nuk ka kontestime lidhur me emrat e kandidatëve për president, por kërkon qartësi në përmbajtjen e marrëveshjes potenciale politike. Këto qëndrime ata i bënë të ditura gjatë një deklarate për media, ku ritheksuan gjashtë kërkesat kryesore të partisë për mbështetjen e formimit të institucioneve të reja.

“Për ne është e rëndësishme se institucionet e ardhshme të Kosovës a do e fusin Kosovën në gazin amerikan; a do të krijojnë kapacitetet me qymyr për energjetikën e Kosovës, dhe në secilin variant të partive tjera, ne do të shohim se çka ka në ato marrëveshje dhe jo kush janë. Aleanca mbetet në qëndrimin e vet sepse ka qenë e para dhe e vetmja që flet për përmbajtje e jo për emra”, u shpreh Ramadani në konferencë.

Tutje, Ramadani nënvizoi se për Aleancën prioritet mbetet substance dhe jo aspekti formal apo emrat e përveçëm. Ai sqaroi se partia do të shqyrtojë me kujdes nëse marrëveshjet politike përfshijnë projekte strategjike, si integrimi në gazin amerikan apo zhvillimi i kapaciteteve energjetike me qymyr. Sipas Ramadanit, Aleanca mbetet e vetmja që vendos përmbajtjen politike para emrave të kandidatëve.

Gjatë deklaratës, deputetja Time Kadrijaj foli edhe për aksionin e saj simbolik në seancën e fundit konstituive ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ajo sqaroi se veprimi me vezë terminatesh ishte tërësisht spontan dhe nuk do të ndodhte nëse Kuvendi do të konstituohej. Kadrijaj hodhi poshtë pretendimet për organizime paraprake, duke e cilësuar këtë si një manipulim të radhës dhe theksoi se qëllimi i veprimit ishte thirrja për respektimin e Kushtetutës së Kosovës.

“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse kish ndodhë konstituimi i Kuvendit nuk kish pasë gjuajtje me vezë. Nuk ka pasë skenar tjetër. S’ka pasë organizim tjetër. Ky është një manipulim i radhës i LVV-së. Unë kam marrë aksion simbolik që ky njeri [Albin Kurti] të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kadrijaj.

Ndërkohë, në ditët e fundit në opinionin publik janë ngritur debate rreth statusit institucional të u.d. presidentes Albulena Haxhiu pas betimit të saj si deputete. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet më 24 gusht

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan.

Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi për këtë rast do të shpallet më 24 gusht, në ora 14:30.

Ky vendim vjen pas zhvillimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar provat e administruara në proces.

Në kuadër të seancës së sotme, Gjykata Themelore në Pejë kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej video-incizimi ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit./Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu e Hargreaves diskutojnë për ngërçin politik në vend

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se fokus kryesor i takimit ishte nevoja për dialog politik dhe gjetja e një rrugëdaljeje nga ngërçi aktual, me qëllim formimin e parakohshëm të institucioneve në përputhje me rendin kushtetues.

Gjatë këtij takimi, u.d. presidentja Haxhiu lartësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar Londrën si një ndër partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara