Lajmet

​Kryeministri Kurti sot në Bruksel

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të qëndrojë sot në Bruksel. Për vizitën zyrtare në Bruksel, Kurti ka thënë takimi i sotëm nuk është dialog me Serbinë, por vetëm darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Kështu ka deklaruar Kurti para deputetëve të hënën ku edhe prezantoi programin qeverisës.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që shtrohet nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që njëherazi është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Borrel. Mosliberalizimi i vizave është çështje politike, nuk është çështje teknike meqenëse kriteret janë teknike e ato tashmë janë plotësuar, imazhi nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë politike. Ne i kemi plotësuar kriteret por qytetarët e Republikës nuk e kanë hall sa i kemi plotësuar ne kriteret, por a po hiqen vizat a nuk po hiqen. Prandaj edhe është ky dyzim, dyzimi nuk është në programin tonë, është në situatën kundërthënëse të vet Bashkimit Evropian të cilën ne duhet ta adresojmë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se në fund muajit prill, kryeministri Kurti ka qëndruar në vizitë dy ditore në Bruksel ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të BE-së.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, më 26 prill deklaroi se dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 11 maj, por që Kurti para mediave në Bruksel ishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Vendi

Bogujevci viziton Muzeun Kombëtar, vazhdojnë punimet për restaurim dhe modernizim

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar Muzeun Kombëtar të Kosovës, ku po vazhdojnë punimet për restaurimin dhe përmirësimin e hapësirave muzeale.

Ajo ka bërë të ditur se ky projekt konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën kulturore të vendit, me fokus në përmirësimin e kushteve për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e funksionalitetit të deposë së muzeut.

Sipas Bogujevcit, përveç restaurimit, projekti parasheh edhe rikonceptimin e ekspozitave të përhershme, në mënyrë që muzeu të ofrojë një përvojë më moderne dhe më të qasshme për vizitorët.

Continue Reading

Rajoni

Një person humb jetën në aksident në Shkodër

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është rreth 50 vjeç, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Euronews/

Continue Reading

Vendi

Nis votimi me postë për diasporën

Published

on

By

Nga sot ka nisur votimi me postë për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rreth 105 mijë qytetarë pritet të votojnë përmes postës në këto zgjedhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri të mërkurën janë përgatitur rreth 75 mijë pako me fletëvotime, ndërsa rreth 30 mijë të tjera janë dërguar të enjten.

Çdo pako përmban fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë, zarfin kthyes dhe udhëzuesin për procedurën e votimit. Sipas KQZ-së, secila dërgesë ka numër gjurmimi, në mënyrë që votuesit të mund të përcjellin vendndodhjen e pakos së tyre.

Votimi përmes postës do të zgjasë deri më 6 qershor. KQZ u ka bërë thirrje votuesve që t’i dërgojnë me kohë fletëvotimet, për të shmangur vonesat në arritjen e tyre për numërim në Kosovë.

Për këtë proces, KQZ ka vendosur kuti postare në 22 shtete të ndryshme, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën, SHBA-në, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë.

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit triumfon në Kanë me çmimin “SACD”

Published

on

By

Filmi “Dua”, me regji dhe skenar nga Blerta Basholli, ka shënuar një sukses të madh ndërkombëtar duke fituar çmimin “SACD” në kuadër të programit prestigjioz “Semaine de la Critique” në Festivalin e Filmit në Kanë.

Ky çmim ndahet nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë dhe vlerëson veprat me skenar origjinal, vizion autorial dhe qasje të veçantë artistike. Me këtë nderim, “Dua” renditet ndër produksionet më të spikatura të këtij edicioni në një nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë.

Vlerësimi për filmin e Bashollit konsiderohet një tjetër dëshmi e fuqisë krijuese dhe ngritjes së vazhdueshme të kinematografisë kosovare në arenën ndërkombëtare. Suksesi i “Dua” vjen pas rrugëtimit të suksesshëm të regjisores kosovare, e cila tashmë është bërë një nga emrat më të njohur të filmit nga Kosova në skenën botërore.

Ky çmim pritet të rrisë edhe më tej vëmendjen ndërkombëtare ndaj filmit dhe industrisë së filmit në Kosovë, duke konfirmuar potencialin e artistëve kosovarë për të konkurruar në platformat më prestigjioze globale.

Continue Reading

Të kërkuara