Lajmet

​Kryeministri Kurti më 26 mars në Tiranë, takim me Ramën dhe Nikollën

Në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë më 26 mars Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Kurti do zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër arritën marrëveshje të zbatonin propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

/rtsh.al/

Lajmet

​Suedia shkarkon trajnerin pas humbjes me Kosovën

Published

on

Duket se humbja e Suedisë ndaj Kosovës ka qenë pika e fundit për trajnerin Jon Dahl Tomasson, sepse Federata Suedeze e Futbollit ka vendosur ta shkarkojë trajnerin danez nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares.

Suedia ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ndodhet në vendin e fundit të grupit, që kryesohet nga Zvicra.

“Vendimi i marrë nga Shoqata Suedeze e Futbollit bazohet në faktin se ekipi kombëtar i meshkujve nuk ka dhënë rezultatet që shpresonim. Ende ka një shans për një ndeshje eliminatore në mars dhe përgjegjësia jonë është të sigurohemi që të kemi kushtet më të mira të mundshme për të qenë në gjendje të arrijmë në finalen e Kupës së Botës. Në këtë drejtim, ne besojmë se kërkohet një udhëheqje e re në formën e një trajneri të ri të kombëtares,” deklaroi Simon Åström, kryetar i SvFF.

Tomasson mori drejtimin e ekipit në mars të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka arritur nëntë fitore gjithsej.

Sipas raportimeve, ish-lojtari Kim Källström ka njoftuar futbollistët e kombëtares për vendimin dhe emrat që përfliten si zëvendësues të mundshëm janë Graham Potter, Olof Mellberg dhe Peter Gerhardsson.

Suedia ka edhe dy ndeshje të mbetura në kualifikueset e nëntorit, ndaj Zvicrës dhe Sllovenisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Infantino jep premtim të madh në Gaza

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka premtuar mbështetje për rindërtimin e infrastrukturës së futbollit në Gaza, pas shkatërrimeve të shkaktuara nga lufta. Ai e bëri këtë zotim pas samitit të paqes të mbajtur në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë.

“Është shumë e rëndësishme që FIFA të ndihmojë në këtë proces paqeje dhe të japë shpresë përmes futbollit,” tha Infantino. Ai shtoi se organizata do të ndihmojë në rindërtimin e stadiumeve, fushave dhe objekteve të tjera sportive në Gaza, si dhe do të krijojë programe për fëmijët dhe të rinjtë.”, tha Infantino.

FIFA planifikon gjithashtu të krijojë një fond për ndërtimin e mini-fushave dhe një arenë të re FIFA Arena në rajon, duke ftuar partnerë ndërkombëtarë të bashkohen në këtë nismë.

Ndërkohë, Federata Palestinaze e Futbollit (PFA) ka kërkuar që FIFA të pezullojë Izraelin, duke akuzuar për diskriminim dhe përfshirje të klubeve në territoret e pushtuara.

Çështja ndodhet ende në shqyrtim nga Këshilli i FIFA-s dhe nuk është marrë ende asnjë vendim përfundimtar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Barcelona merr një goditje të rëndë para El Clásico

Published

on

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është dëmtuar gjatë grumbullimit me Poloninë dhe do të mungojë për rreth katër javë, duke i lënë kështu Barcelonës një goditje të rëndë para “El Clásico” së 26 tetorit.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një këputje të kofshës së pasme në këmbën e majtë.

Lewandowski, që shënoi në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ka zhvilluar këtë sezon 431 minuta me Barcelonën duke realizuar katër gola.

Përveç tij, skuadra katalanase do të jetë pa portierin Joan García, ndërsa Raphinha dhe Dani Olmo mbeten në dyshim për shkak dëmtimeve.

Trajneri Hansi Flick pritet të rikthejë Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, të cilët janë rikuperuar dhe mund të jenë gati për ndeshjen ndaj Gironas këtë fundjavë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Stafi i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT merr pjesë në kongresin e OEGAO në Austri

Published

on

Me ftesë të presidentit të Shoqatës së Aligner të Austrisë – OEGAO, Dr. Saif Al-Zahrooni, dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Prof. Dr. Agim Prokshaj, dhe Prof. Miranda Sejdiu Abazi morën pjesë në një kongres shkencor të mbajtur në Vjenë, më 10 dhe 11 tetor.

Ky kongres mblodhi së bashku ekspertë, akademikë dhe profesionistë të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave më të fundit mbi teknologjinë e aparateve të tejdukshme (alignerëve) – një ndër inovacionet më moderne në ortodonci.

Prania e përfaqësuesve të UBT-së në këtë ngjarje prestigjioze dëshmoi angazhim, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të fushës së stomatologjisë, duke pasuruar diskutimet profesionale dhe duke ngritur nivelin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kongresit, u prezantuan risitë më të fundit në trajtimin ortodontik me teknologji digjitale, zhvillimet në dizajnin e alignerëve dhe aplikimet inovative që po transformojnë mënyrën e trajtimit të pacientëve.

Continue Reading

Të kërkuara