Lajmet

​Kryeministri i Luksemburgut në Shqipëri: Kosova dhe Serbia të ecin përpara, nuk mund të kemi konflikte shtesë

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën.

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka pritur të premten në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel.

Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për medie, kryeministri Rama vlerësoi rolin dhe angazhimin e Luksemburgut për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE dhe për të nxitur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Luksemburgu në tryezën e Bashkimit Evropian është një zë i rëndësishëm dhe për interesimin për rajonin. Përpjekja për të nxitur bashkëpunimin rajonal, përpjekja për të nxitur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përpjekja për përmwsimin e klimës në Bosnje, po ashtu përpjekja për të nxitur një proces politik stabil në Malin e Zi janë pjesë e agjendës së interesit të Luksemburugut dhe kryeministrit Bettel”, tha ai.

Homologu i Ramës, kryeministri Bettel tha se hapja e negociatave është meritë e Shqipërisë dhe assesi si pasojë e luftës në Ukrainë.

Duke folur për rajonin, Bettel tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka qenë “një fuqi baruti” për Evropën dhe se tani duhet të bëhet gjithçka që shmangen konfliktet dhe tensionet shtesë.

Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’, qoftë të flasim me njëri-tjetrin. Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët, kryeministri Rama foli edhe për arrestimin e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas në Shqipëri. Pretendimet për spiunazh, Rama i vlerësoi më shumë si qesharake.

Mjegulla e ngritur për të ashtuquajturit objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, ato nuk janë as fabrika që prodhojnë armë. Ato janë karakatina të deklasifikuara si objekte me rëndësi të veçantë në vitin 2012. Faktikisht kanë statusin e ShPK-ve që janë të falimentuara dhe janë deri në pikën ku nuk kanë mundësi të paguajnë ju fiken edhe dritat. Kanë edhe disa roje që janë aty për të mbrojtur atë perimetër nga zaptimet e të tjera. Tash të thuhet se po bëhet spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është shumë qesharake. Ndërkohë, ajo që na shqetëson ne është se këta persona çfarë qëllime të vërteta kanë në vendin tonë. Një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket se thërret se ejani më kapni se jam pak e veçantë është pak qesharake”, tha ai.

Krahas këtyre, Rama nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet për politikën e brendshme në Shqipëri dhe nisjen e hetimeve për ish-presidentin Ilir Meta.

Lajmet

Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Published

on

By

As në përpjekjen e 53-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputeit të PDK-së Abelard Tahirit, deputetes së LDK-së Jehona Lushaku Sadriu dhe deputetes së AAK-së Time Kadrijaj.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, tha se seanca do të mbahet sonte në orën 22:00.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis.

Continue Reading

Lajmet

​Zemaj: Nuk pres të ketë diçka as pas dy javësh

Published

on

By

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj tha se nuk pret dalje nga bllokada institucionale as pas dy javësh.

Para fillimit të përpjekjes së 53-të për konstituim të kuvendit, Zemaj tha para mediave se “kryeneçësia e Vetëvendosjes po i kushton Kosovës”.

Kryeneçësia e Vetëvendosjes, ose më mirë të them kryeneçësia e tyre për të qenë në një pushtet absolut është ka i kushton Kosovës dhe sot jemi në muajin e pestë të mos konstituimit të kuvendit dhe të krijimit të qeverisë së re të Kosovës. tash kemi hyrë edhe në atë që quhet përgjigje legale nga Gjykata Kushtetuese, sot është dita e fundit deri në atë që do ta marrim si masë të përkohshme dhe të presim datën 8”, u shpreh ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masa të përkohshme nga data 27 korrik deri më 8 gusht, ku deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo veprim e vendim që lidhet me konstituim të kuvendit.

Zemaj tha se nuk pret ndryshim as pas dy javëve.

Duhet shfrytëzuar çdo moment, çdo minutë që të kemi institucione të reja. Por me këtë logjikë dhe me këtë bllokadë që është evidente nga VV-ja, nuk pres që mund të ketë diçka edhe pas dy jave,” ka thënë Zemaj.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: S’po shoh ndonjë mundësi për ndryshim sot

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është pyetur sot nëse pret të kandidohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të zhvillimeve rreth seancës konstituive.

Në një deklaratë të shkurtër dhënë para fillimit të seancës, Limaj u përgjigj shkurtimisht: “S’po shoh ndonjë mundësi për ndonjë ndryshim sot.

Kjo deklaratë vjen në një moment të tensionuar, kur partitë opozitare dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë arritur një konsensus për konstituimin e Kuvendit. Mospajtimet e vazhdueshme kanë penguar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa afati kushtetues për këtë proces përfundon sonte në mesnatë.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Nuk është problem që të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hekuran Murati tha se nuk është problem që të sigurohen votat për tejkalim të ngërçit politik.

Ai para fillimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e fundit para vendosjes së masës së Gjykatës Kushtetuese, tha se pret që të ketë vullnet nga partitë opozitare për konstituim të kuvendit.

Po shpresoj që meqë është seanca e fundit apo vazhdimi i fundit që do të mbahet para pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, shpresoj dhe uroj që të gjendet vullneti nga partitë opozitare, por edhe tek deputetët individualisht që më në fund të kemi konstituimin e kuvendit. Na duhet që patjetër që të formohen institucionet. Ne tashmë siç e keni parë jemi te numri 57 në vazhdimësi, me votat e NISMA-s bëhemi 60, jemi shumë afër 61. Me votat e Veton Berishës dhe Duda Baljes bëhemi 62, me votën e Lutfi Hazirit që ka thënë do të bëhesha vota 61 bëhemi 63, e madje edhe me votën e Bekë Berishës bëhen 64. Nuk është problem që të jenë dhe të sigurohen votat për të tejkaluar këtë ngërç, vetëm duhet vullnet politik qoftë i subjekteve opozitare, qoftë edhe i deputetëve individualisht”, deklaroi Murati.

Continue Reading

Të kërkuara