Sport

​Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: Ishte nder dhe krenari, tani fokusohem te Real Madridi

Published

on

Toni Kroos ka njoftuar se nuk do të luajë më për Kombëtaren e Gjermanisë.

Ylli i Real Madridit është vetëm 31 vjeç, por mendon se është koha e duhur për të ndërprerë angazhimet e tij.

Kroos ishte pjesë e rrugëtimit të tij me Gjermanin në Kampionatin Evropian Euro 2020 ku pësoi humbje nga Anglia me rezultat 2-0 në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

Njoftimin për pensionimin e tij mesfushori gjerman e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale.

“Unë kam luajtur për Gjermaninë 106 ndeshje. Nuk do të vazhdojë më. Unë do të kisha dëshiruar shumë dhe dhashë gjithçka që ky numër të arrijë në 109 dhe që ky titull i madh, Kampionati Evropian të shtohej në karrierën time.”, ka shkruar Kroos.

“Unë kisha marrë vendimin për t’u larguar pas këtij turneu para disa kohësh. Ishte e qartë për mua se nuk do të isha në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar”.

“Kryesisht sepse unë dua të përqendrohem plotësisht në qëllimet e mia me Real Madridin për vitet e ardhshme. Përveç kësaj, tani e tutje unë me qëllim do t’i jap vetes pushim. Dhe për më tepër, si bashkëshort dhe baba, unë gjithashtu dua të jem pranë gruas dhe tre fëmijëve të mi”, vazhdoi Kroos.

“Ishte një nder i madh për mua që isha në gjendje të vishja këtë fanellë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Unë e bëra atë me krenari dhe pasion”.

“Faleminderit të gjithë tifozëve dhe mbështetësve që më mbështetën me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre. Dhe faleminderit të gjithë kritikëve për motivimin shtesë. Në fund do të doja t’i thoja shumë faleminderit Jogi Lovit. Ai më bëri një lojtar kombëtar dhe kampion bote. Ai më besoi. Ne kemi shkruar një histori suksesi për një kohë të gjatë”, ka shkruar në fund Kroos.

Sport

Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, sot mbyllet faza e ligës

Published

on

By

Sonte zhvillohet xhiroja e fundit e fazës së ligës në UEFA Champions League për sezonin 2025/26, përkatësisht xhiro e tetë, ku të gjitha ndeshjet luhen njëkohësisht dhe përcaktojnë fatin përfundimtar të skuadrave në këtë fazë të re të garës.

36 ekipe janë pjesë e një renditjeje të vetme, pa grupe tradicionale. Secila skuadër ka zhvilluar nga shtatë ndeshje dhe takimet e sotme janë vendimtare për pozicionimin final në tabelë. Tetë skuadrat e para sigurojnë kualifikim direkt në fazën e 1/8 së finales, ndërsa ekipet e renditura nga pozita e nëntë deri në të 24-tën kalojnë në play-offet e fazës nokaut.

Programi i sotëm përfshin disa përballje të mëdha dhe shumë të pritura, si Ajax–Olympiacos, Arsenal–Kairat, Barcelona–Copenhagen, Benfica–Real Madrid, Manchester City–Galatasaray, PSV Eindhoven–Bayern Munich, Liverpool–Qarabağ, Eintracht Frankfurt–Tottenham, Dortmund-Inter, Manchester City – Galatasaray, Napoli – Chelsea, PSG – Newcastle, Paris Saint-Germain–Newcastle United, krahas ndeshjeve të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në renditjen përfundimtare.

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, sot në mbrëmje zyrtarizohet renditja finale e fazës së ligës, ndërsa më 30 janar UEFA do të hedhë shortin për play-offet e fazës nokaut, ku do të përballen skuadrat e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin.

Continue Reading

Sport

​Nga Kosova në elitën e basketbollit amerikan, Edona Thaçi shkruan histori në WNBA

Published

on

By

Ish-basketbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Edona Thaçi, ka shënuar një arritje të rëndësishme profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë pjesë e USA Network për mbulimin e WNBA. Me këtë angazhim, ajo hyn në histori si shqiptarja e parë që punon si komentatore në ligën elitare të basketbollit për femra.

Ky sukses vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe sfidues profesional. Për Edonën, arritja nuk përfaqëson vetëm një hap të madh në karrierë, por edhe një shpërblim për punën e vazhdueshme, përkushtimin dhe sakrificat që e kanë shoqëruar gjatë viteve, si në parket ashtu edhe në botën e medias sportive.

Në mesazhin e saj drejtuar të rinjve, ajo thekson rëndësinë e besimit në vetvete, durimit dhe këmbënguljes, duke shpresuar që historia e saj të shërbejë si frymëzim veçanërisht për vajzat shqiptare që synojnë basketbollin ose gazetarinë sportive.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka reaguar me urime për këtë arritje historike, duke i dëshiruar Edona Thaçit suksese të mëtejme në vazhdimin e karrierës së saj profesionale në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

​Milani drejt epokës së re

Published

on

By

Procesi i ndryshimit të strukturës financiare dhe të pronësisë te AC Milan ka hyrë në fazën vendimtare, me negociatat mes RedBird dhe Comvest që pritet të mbyllen brenda një afati shumë të shkurtër kohor.

Sipas mediave italiane, marrëveshja që fillimisht parashihej për fundin e shkurtit ose fillimin e marsit, tani mund të finalizohet që në ditët e para të muajit të ardhshëm, duke shënuar përfundimisht fundin e epokës Elliott në klub.

Në planin e parë qëndron shlyerja e borxhit ekzistues ndaj fondit Elliott, hap që do të çojë edhe në largimin e përfaqësuesve të ish-pronësisë nga bordi drejtues i klubit. Paralelisht, pritet të konsolidohet struktura aktuale drejtuese, me presidentin Paolo Scaroni dhe drejtorin ekzekutiv Giorgio Furlani që do të garantojnë vazhdimësinë operative të klubit, të paktën deri në fund të sezonit aktual dhe potencialisht edhe më gjatë.

Në nivel strategjik, ky zhvillim i hap rrugë RedBird-it që të avancojë pa pengesa projektet afatgjata të Gerry Cardinale, të cilat deri tani kanë qenë të kushtëzuara nga marrëdhënia financiare me Elliott. Me dokumentacionin thuajse të përfunduar dhe Comvest gati të hyjë si partner financiar, Milani po përshpejton drejt një faze të re, duke lënë pas një kapitull të rëndësishëm të historisë së tij të fundit.

Continue Reading

Sport

Nga renditja te përballjet direkte, gjithçka rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Published

on

By

Fundi i fazës së ligës në Ligën e Kampionëve po afron dhe vëmendja tashmë është te shorti i play-off-eve, i cili do të mbahet të premten, më 30 janar 2026, në orën 12:00. Vetëm tetë skuadrat e para në renditje sigurojnë kualifikim direkt në raundin e 16-tave, ndërsa ekipet nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në fazën shtesë eliminatore me ndeshje vajtje-ardhje.

Sipas formatit të ri të UEFA-s, ekipet renditen në çifte dhe përballen në bazë të pozicionit përfundimtar në fazën e ligës, ku skuadrat më lart në renditje shortohen ndaj atyre më poshtë. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve të së njëjtës federatë apo për duele që janë zhvilluar më herët në fazën e ligës, çka hap mundësinë edhe për derbi të mëdhenj evropianë.

Ndeshjet e para të play-off-eve do të luhen më 17/18 shkurt, ndërsa takimet vendimtare më 24/25 shkurt 2026. Fituesit do të avancojnë në raundin e 16-tave, shorti i të cilit do të hidhet më 27 shkurt, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve për këtë edicion është planifikuar të zhvillohet më 30 maj 2026 në Budapest.

Continue Reading

Të kërkuara