Lajmet

​Kriza detyron ”Bild” t’u japë gjermanëve 25 këshilla për të kursyer

Bëni blerje në mbrëmje për të përfituar nga zbritjet e minutës së fundit.

Publikuar

Fikni gjithmonë televizorët, magnetofonët dhe kompjuterët kur nuk janë në përdorim apo preferoni sobat me dru ose bëni dush dy herë në javë në vend që të bëni banjë në vaskë, pasi kjo do t’ju kursente 100 euro në vit, janë këshillat që gazeta më e madhe gjermane ”Bild” u jep qytetarëve. Por nuk mbaron me kaq.

Bëni blerje në mbrëmje për të përfituar nga zbritjet e minutës së fundit, preferoni ujin e pijshëm sesa ujin në shishe, pasi një familje me katër persona mund të kursejë deri në 230 euro në vit.

Në trazirat nga kriza e gazit, ”Bild” është i zënë me punë dhe bën një listë me 25 këshilla ditore për të ndihmuar gjermanët për të shpëtuar.

Mund të ketë një ndalim të plotë të gazit rus përmes ”Nord Stream 1”, rritje faturash, sidomos të energjisë, deri në 3 500 euro në vit për familjet me katër persona.

”Bild” më pas shpjegon se si të ajrosen dhomat pa e harxhuar nxehtësinë, përpara një dimri më të gjatë dhe më të ftohtë.

Hapini dritaret për vetëm pesë minuta dhe vetëm tri herë në ditë. Dhe këshillat vazhdojnë./ANSA/ 

Lajmet

​Bashkëpunimi Kosovë-SHBA, Gërvalla takon O’Brien

Publikuar

nga

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, është pritur në takim nga ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Gërvalla dhe O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​ASK mban takimin përmbyllës për Regjistrimin e Popullsisë, merr pjesë edhe Kurti

Publikuar

nga

Sot në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) u mbajt Takim përmbyllës për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Në këtë takim festiv ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij, si dhe përfaqësues nga UNFPA dhe UNDP.

Agjencia e Statistikave së Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që me pjesëmarrjen e tyre gjatë këtyre javëve bashkëpunuan afër me regjistruesit për një projekt të tillë madhor dhe të rëndësishëm për Kosovën.

Një falënderim i veçantë dhe meritor për regjistruesit dhe mbikëqyrësit për punën e tyre si persona kontaktues me qytetarët, përfaqësuesit nga komunat e Kosovës, Komisionin Qendror të Regjistrimit, grupin punues për siguri kibernetike, Policinë e Kosovës, institucionet e tjera qeveritare dhe jo qeveritare, partitë politike pa dallim që mbështetën projektin e Regjistrimit të Popullsisë, Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës dhe Zyrën e Presidencës.

Mbështetje ofruan edhe institucionet ndërkombëtare përfshirë: Eurostat, UNECE, UNFPA, UNDP dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare në Kosovë, të cilat dhanë kontribut të çmuar duke mbështetur projektin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) si nga ana profesionale, teknike dhe financiare.

Regjistrimi i Popullsisë, si një nga projektet më madhore dhe më komplekse të një vendi në kohë paqeje, përkundër sfidave dhe kompleksitetit që ka pasur, u realizua me shumë sukses. Suksesi është arritur falë bashkëpunimit dhe koordinimit që ka pasur ASK-ja me institucionet e tjera (vendore e ndërkombëtare).

Realizimi i Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) është një dëshmi se institucionet tona mund të arrijnë të realizojnë projekte në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Në kuadër të Kongresit të Tretë Kosovë-Turqi, hapet Laboratori i Forenzikës në UBT

Publikuar

nga

Në hapje të Kongresit të Tretë Kosovë-Turqi, sot u bë përurimi i Laboratorit të Forenzikës në UBT, hap ky i rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve të kërkimit shkencor në Kosovë.

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm për të shënuar këtë moment historik, krah personaliteteve të shquara si Prof. Dr. Irfan Karadede nga Universiteti Izmir Katip Çelebi, Prof. Dr. Sevinç Polat nga Universiteti Yozgat Bozok, si dhe Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Rektor i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe personalite eminente nga fusha e drejtësisë dhe politikës, si Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarishku, dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në përurim të laboratorit, udhëheqësi i bordit shkencor të Institutit të Forenzikës në UBT, Arsim Gërxhaliu tha ky hap duhet të shërbejë si pikënisje për zhvillimin edhe të disiplinave të tjera forenzike.

“Andaj pikërisht sot, në këtë datë të Kongresit të Tretë Kosovë-Turqi, bëjmë edhe hapjen zyrtare të laboratorit, si një pikënisje për fillimin dhe zhvillimin e disiplinave të tjera forenzike”, deklaroi ai.

Instituti i Forenzikës në UBT është një qendër e rëndësishme e dijes dhe shërbimeve në Kosovë dhe mbulon një gamë të gjerë temash në aspektin akademik, shkencor dhe profesional, duke përfshirë mjekësinë, kriminologjinë, teknologjinë, ushqimin, ekonominë, sigurinë, inxhinierinë, teknologjinë, artin, dhe shumë fusha të tjera./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dy anëtarë të Hezbollahut u vranë në Siri si pasojë e sulmeve izraelite

Publikuar

nga

Sulmet izraelite me dron kanë goditur disa automjete që udhëtonin pranë qytetit sirian perëndimor të Qusayr, duke vrarë dy anëtarë të Hezbollahut dhe duke plagosur njerëz të tjerë, raporton Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR).

Automjetet, të cilat u dogjën pasi u goditën, ishin rrugës për në aeroportin ushtarak Dabaa të Sirisë pranë kufirit libanez, sipas SOHR.

Deri më tani në vitin 2024, Izraeli ka kryer 41 sulme në territorin sirian, duke vrarë gjithsej 153 persona, përfshirë 12 civilë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara