Lajmet

​KQZ vendos të rinumërohen vetëm 12 vendvotime

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për rinumërimin e vetëm 12 vendvotimeve.

Sipas KQZ-së, vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë disa komunave: Gjakovë (1); Fushë Kosovë (1); Rahovec (1); Podujevë (3); Prizren (2); Skenderaj (1); Suharekë (1); Ferizaj (1); dhe Vushtrri (1). Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të KQZ-së. 

Lajmet

Xhaferi: Duhet të qetësohemi politikisht dhe të dalim nga ky ngërç

Published

on

By

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë thirrje për kthim në normalitet politik para seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e qartë – ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose vendosim për një qeveri uniteti për një periudhë prej 7-8 muajsh, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja,” deklaroi Xhaferi.

Ai theksoi se propozimi i LDK-së ka për qëllim qetësimin e situatës politike dhe zhbllokimin e institucioneve.

Zgjidhja që ofrojmë është e thjeshtë: kthimi te votimi fillestar, i hapur, ose krijimi i një qeverie të përbashkët, të unitetit – ashtu siç ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës – për të kaluar këtë periudhë tranzitore. Duhet të qetësohemi politikisht dhe të dalim nga ky ngërç, për t’u kthyer në një situatë normale politike,” shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti kërkon hetim të thellë për 27-vjeçarin në Lipjan: Abuzuesit s’do të kenë strehë në institucione

Published

on

By

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ka kërkuar hetim të thellë për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Fillimisht, dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zenjullahu për humbjen e më të dashurit të tyre. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka është bërë publike, edhe falë incizimeve të dëshmitarëve. Por për të kuptuar plotësisht gjithçka që ka ndodhur, nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës — Policisë, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë. Pesë zyrtarë tashmë janë suspenduar. Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare. Tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë nuk është e dobishme. Thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen”, tha Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Policët e dyshuar në Lipjan dalin sot para gjykatës

Published

on

By

Seanca dëgjimore ndaj pesë policëve të dyshuar për rastin e vdekjes së 27 vjeçarit, Agon Zejnullahu, do të mbahet sot në orën 10:30 në Lipjan.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të datës 7 korrik, në Lipjan.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës u tha se Zejnullahu dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur u ndalua nga zyrtarët policorë.

Pas rastit, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur arrestimin e pesë zyrtarëve të përfshirë në rast, derisa autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Sipas pamjeve që janë shpërndarë media dhe rrjete sociale, i ndjeri shihet me duar të lidhura.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta dhe kritika për mënyrën se si policia e ka menaxhuar këtë rast, ndërkohë që thuhet Zejnullahu mund të ketë vdekur nga ngufatja.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, tha të martën se ende nuk ka dalur raport mbi rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.

Vëllai i viktimës, derisa ka folur më herët për KosovaPress, ka thënë se Agon Zejnullahu është pranuar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Lipjan, me dhjetëra shenja në trup.

Sipas tij, “policia është shmangur nga familja dhe nuk ka dhënë asnjë informacion të detajuar për ngjarjen”.

Për rastin ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka bërë thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Ndërkaq, në reagimin e ministrit në detyrë të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është thënë se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal.

Avokati i Popullit ka hapur procedurë hetimore sipas detyrës zyrtare për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut në këto raste, si dhe për të monitoruar veprimet e institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Deputetët mblidhen sot në seancë konstituive për të 44-tën herë

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 44-të që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tash janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituim.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.

Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

Continue Reading

Të kërkuara