Lajmet

​Kosova do t’i pranojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina

Kryediplomatja Gërvalla foli për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se i kanë kërkuar KFOR-it mbylljen e hapësirës ajrore të Kosovës për Rusinë.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporës, kryediplomatja tha se gjatë kësaj jave do të marrin vendim për pranimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Para deputetëve, ajo foli edhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Nuk kemi sinjale konkrete për një sulm ushtarak të kujdo qoftë në Kosovë, por që duhet të jemi shumë vigjilent dhe të përgatitur, pasi asnjëherë nuk e dimë. Shumë prej tyre e kanë nënvlerësuar rrezikun rus në Ukrainë dhe nuk kanë besuar se mund të vijë deri te një luftë e hapur. Nuk duam që Kosova të bie pre e vlerësimeve të gabuara dhe jo të sakta. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me gjithë partnerët dhe aleatët tanë me qëllim që gjendja dhe zhvillimet në rajon të vëzhgohen me një kujdes të jashtëzakonshëm. E kam të rëndësishme të them që në Kosovë nuk ka nevojë askush të ndjej panik rreth situatës, pasi nuk ka asnjë parashenjë që ndodhemi pranë një konflikti të armatosur me askënd”, tha ajo.

Botë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Sipas të dhënave, lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet indoneziane nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Rajoni i Sulawesit mbetet një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2018, qyteti Palu u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, fatkeqësi që shkaktoi mbi 4 mijë viktima.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Pas numërimit të një pjese të votave, VV-ja arrin në 52 ulëse në Kuvend

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të një pjese të votave me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, VV-ja ka siguruar 45.89 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike në vend. Pas saj renditet PDK-ja me 19.96 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 6.89 për qind.

Në ndarjen aktuale të mandateve, Vetëvendosje ka 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7 deputetë.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë zarfe me vota nga posta, si dhe afërsisht 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar trende të ndryshme. Në rezultatet preliminare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, VV-ja kishte siguruar 42.96 për qind të votave, ndërsa në votimin në përfaqësitë diplomatike mori mbi 83 për qind dhe në votat me postë 70.26 për qind.

Sipas projeksioneve aktuale, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken të vështira, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat e mbetura për numërim.

Për formimin e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje lokale

Published

on

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë shtim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Continue Reading

Lajmet

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Të kërkuara