Lajmet

​Kosova dhe Lituania nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë

Published

on

Sot në Stokholm, u nënshkrua Marrëveshja për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimin e Evazionit Fiskal. Nga pala kosovare, marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci –Sherifi.

Në kuadër të përmbushjes së kërkesave të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Republika e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave ka bërë përpjekje serioze në inicimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për eliminimin e tatimit të dyfishtë me disa vende, veçanërisht me anëtarët e BE-së.

Deri më sot, Kosova ka nënshkruar 17 Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë prej të cilave 15 kanë hyrë në fuqi.

Sot u nënshkrua edhe marrëveshja me Lituaninë ndërkohë që është inicuar marrëveshja e njëjtë edhe me Estoninë.

Lajmet

Granit Xhaka zgjedh skuadrën e re

Published

on

Sunderland ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për të transferuar mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka. Raportet e mëparshme nga Italia sugjeronin se Interi kishte marrë avantazh në garën për Xhakën, por situata ka ndryshuar.

Sipas raportimeve të fundit, përfshirë gazetarin e njohur David Ornstein, reprezentuesi zviceran ka bërë të ditur dëshirën e tij të qartë: ai dëshiron vetëm t’i bashkohet Sunderlandit, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të tjera si Fenerbahcen, Interin  dhe Milanin.

Në një përditësim të publikuar në rrjetin social X, Ornstein ka bërë të ditur se Xhaka e ka informuar zyrtarisht klubin gjerman se ka vendosur zemrën për një transferim në Stadium of Light, dhe se tashmë ekziston një marrëveshje personale mes lojtarit dhe Sunderlandit.

Aktualisht po zhvillohen negociata mes dy klubeve, me Bayer Leverkusen që, sipas burimeve, i ka kërkuar mesfushorit 32-vjeçar të përshpejtojë përfundimin e marrëveshjes. Edhe pse nuk është bërë publik ndonjë çmim zyrtar, raportohet se Leverkusen mund të kërkojë rreth 15 milionë funte për një lojtar që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.

Ky do të ishte një transferim i bujshëm për Sunderlandin, që do të sillte përvojë dhe cilësi në mesin e fushës me një emër të njohur në futbollin evropian si Granit Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe një nga liderët e kombëtares së Zvicrës.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Gërvalla priti në takim lamtumirës Ambasadoren e Sllovenisë, e falënderoi për kontributin e saj në Kosovë

Published

on

By

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti sot në një takim lamtumirës Ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e çmuar dhe përkushtimin profesional të ambasadores gjatë mandatit të saj në Kosovë. Ajo vlerësoi lart rolin që ambasadorja Benedejčič ka luajtur në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Gërvalla theksoi se marrëdhëniet shumë të mira dhe të qëndrueshme me Slloveninë janë një bazë e fortë për të avancuar më tej bashkëpunimin bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Në përmbyllje të takimit, ministrja Gërvalla i uroi znj. Benedejčič suksese në sfidat dhe angazhimet e reja profesionale, duke i dëshiruar një karrierë të mëtutjeshme të suksesshme.

Continue Reading

Lajmet

​Hoxha për rastin e Agon Zejnullahut: Presim verdiktin final të drejtësisë

Published

on

By

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rasti i Agon Zejnullahut është në dorë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurorisë dhe pret që ta hetojnë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet.

Në një konferencë për media me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha theksoi se presin verdiktin final të drejtësisë për këtë rast.

Hoxha gjithashtu shpreh përsëri keqardhje për familjen dhe shpreh ngushëllime për 27 vjeçarin.

Ne shprehim keqardhje për atë çfarë ka ndodhur në Lipjan, presim verdiktin final të drejtësisë tonë. Urojmë që e vërteta të dal në shesh dhe po ashtu shprehim keqardhje familjes dhe shprehim ngushëllime. Mbetet që Inspektorati i Policisë së Kosovës, Prokuroria jonë, ta hetojë sa më shpejt rastin dhe të zbardhen të gjitha detajet të këtij rasti të rëndë dhe fatkeq që kemi pasur”, tha Hoxha.

Këto komente Hoxha i bëri pasi u pyet nga gazetarët për rastin tragjik të ndodhur më 7 korrik në Lipjan, ku një 27 vjeçar dyshohet se vdiq në duar të pesë zyrtarëve policorë.

Ndërkaq, më 21 korrik, Gjykata e Apelit e ka anuluar vendimin për t’ua dhënë nga 30 ditë paraburgim pesë zyrtarëve policorë.

Continue Reading

Lajmet

Temperaturat e larta, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton

Published

on

By

Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër (e mërkurë) më 23 korrik.

Sipas Durmishit, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kanë marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik. Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Po ashtu sot Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, tha Ministria e Shëndetësisë të martën, më 22 korrik derisa ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë rekomandimet “me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”.

Continue Reading

Të kërkuara