Lajmet

​“Kosova bën teori konspiracioni”, Kurti i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk e di për çfarë po flet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se dallimi kryesor mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur është fakti se në të dytën nuk është i pranishëm Bashkimi Evropian.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë, e tha qartë se Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës Ballkani i Hapur.

I pyetur rreth komenteve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që tha se Kosova po bën konspiracione për nismën Ballkani i Hapur, Kurti tha se nuk e di se për çfarë po flet Rama.

Ky i fundit sot pas takimit me Merkel nuk hezitoi të thumbonte kryeministrin Kurti duke i thënë se bën teori konspiracioni për “Ballkanin e Hapur”.

“Sa i përket 4 lirive, duam të ecim më shpejt. Një nga pengesat ka qenë se Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve se ka pasur paragjykimin se lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për “Open Balkan”. Traseja është e shtruar. Procesi i Berlinit do të vazhdojë, Open Balkan është mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, kishte deklaruar Rama.

Lajmet

​Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

Published

on

Skuadra e Dritës do të luajë sot sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër gjigantëve danezë të FC Copenhagen, ku ndeshja do të zhvillohet në “Parken Stadium” të Kopenhagës, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është një sfidë e rëndësishme për ekipin nga Gjilani, që synon të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj evropiane përballë një kundërshtari me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare..

Për të kaluar në këtë fazë, Drita në raundin e parë e eliminoi skuadrën Differdange.

Continue Reading

Lajmet

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Published

on

By

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe rinovimin e atyre ekzistuese përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një njoftim, KFOR-i bëri të ditur se ky veprim ka për qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe uljen e rrezikut për kalime të paqëllimshme të kufirit.

Sapo janë vendosur shenja për të paralajmëruar qytetarët se po i afrohen vijës administrative (ABL). Për shkak të terrenit malor dhe të pyllëzuar, këto tabela ndihmojnë në shënimin e qartë të zonës së operacioneve të KFOR-it, duke reduktuar mundësinë e kalimeve aksidentale”, thuhet në njoftim.

KFOR-i njofton se vendosja e këtyre tabelave do të vijojë gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e angazhimit të tyre për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Ky aktivitet vjen si pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon, në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Continue Reading

Aktualitet

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Published

on

Sot mbushen pesëmbëdhjetë vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me dhjetë vota pro dhe katër kundër, anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 22 korrik 2010 kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tash vendi ynë është njohur nga 119-të shtete të botës.

Continue Reading

Aktualitet

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri dhe i dyshuari 45 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale bbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit (pushkë gjysmë- automatike) është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Continue Reading

Të kërkuara