

Shëndeti
Kontrolloni shëndetin e zorrëve me ndihmën e misrit
Ky është një ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNëse dyshoni për probleme dhe sëmundje të tretjes, ekziston një test i thjeshtë në shtëpi që mund ta përdorni për të kontrolluar shëndetin e zorrëve tuaja.
Duke qenë se trupi e ka të vështirë të tresë misrin, ky është një ushqim ideal për të testuar funksionin e zorrëve.
Hapi 1:
Mos hani misër për një javë para testit.
Hapi 2:
Tani hani një grusht misër të ëmbël. Mund ta hani me një sallatë, një vakt më specifik ose vetëm.
Hapi 3:
Vini re kohën kur keni ngrënë misër – është shumë e rëndësishme!
Hapi 4:
Prisni. Mos hani më misër pas kësaj pjese provë. Monitoroni tretjen tuaj dhe kontrolloni jashtëqitjen tuaj.
Hapi 5:
Vini re kohën kur misri u bë i dukshëm në jashtëqitje.
Tretje normale
Nëse nga konsumimi deri në shfaqjen e misrit në jashtëqitje kanë kaluar 24 deri në 36 orë, kjo do të thotë se keni tretje të mirë.
Tretje e përshpejtuar
Nëse misri u shfaq në më pak se 12 orë, tretja juaj po funksionon shpejt. Jashtëqitja juaj është ndoshta më e butë, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Kjo do të thotë që ju thjesht e tretni ushqimin më shpejt.
Tretje e ngadaltë
Nëse kanë kaluar 36 ose më shumë orë, ose nëse shfaqet kapsllëku, është e qartë se bëhet fjalë për tretje të ngadaltë. Nëse keni tretje të ngadaltë, pini më shumë ujë, hani më shumë fibra ushqyese përmes frutave, perimeve dhe drithërave të freskëta. Aktiviteti i rregullt fizik gjithashtu ndihmon në përshpejtimin e tretjes.
Shëndeti
Kujdes nga këto ushqime, po ju ‘vjedhin’ energjinë tuaj!
Published
18 hours agoon
July 9, 2025By
UBT News
A keni menduar pse energjia juaj bie gjatë pasdites? Ndoshta fajtor është mëngjesi i preferuar, mesvakti apo dreka. Kjo ndodh për shkak se disa ushqime vjedhin energjinë, ndërkohë mund të shikoni nëse një nga ushqimet tuaja është në listën e hajdutëve.
Bananet – Ushqimet e pasura me magnez, siç janë bananet apo farat e kungullit, mund t’ju bëjnë të lodhur. Ky mineral vepron në çlodhjen e muskujve, është mirë t’i hani para se të shkoni në shtrat, por gjatë ditës nuk janë të rekomanduara.
Buka e bardhë – Nëse i zgjidhni karbohidratet me një indeks të lartë glikemik në vend të atyre me drithëra integrale duhet ta dini se ato nuk i përmbajnë elementet kryesore që shkaktojnë një ndjenjë të ngopjes dhe fuqisë. Karbohidratet me indeks të lartë glikemik nuk përmbajnë shumë fibra, kështu që shpejt shpërbëhen dhe nuk japin energjinë e nevojshme.
Mishi i kuq – Përmbajtja e lartë e yndyrës në mish të kuq, si bifteku apo hamburgeri, shkaktojnë ndjenjë të përgjumjes. Nevojitet sasi madhe e energjisë për ta tretur mishin. Në vend të mishit të kuq, rekomandohet salmoni.
Qershitë – Studimet kanë treguar se qershitë dhe lëngu i dendur i tyre ndihmon për të fjetur, përmbajnë melatoninë. Qershia rregullon gjumin, prandaj në këtë drejtim është ndihmesë e madhe, nuk janë një ushqim i mirë në mes të ditës.
Ëmbëlsirat – Konsumimi i ëmbëlsirës me përqindje të lartë të sheqerit pas drekës mund t’ju vë në gjumë shpejtë.
Kafeja – Edhe pse kjo mund të duket e pabesueshme, ekspertët pohojnë se pijet e pasura me kafeinë, si kafeja ose çaji, mund të shkaktojnë lodhje. Këto pije sigurojnë energji në shpejtësi, por kur ndikimi i tyre kalon, pason lodhja.
Shëndeti
A e shkakton stresi vërtet kancerin? Shkencëtarët dhanë përgjigje
Published
2 days agoon
July 8, 2025By
UBT News
Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve. Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para fillimit të sëmurjes nga lloje të ndryshme të kancerit.
Duke pasur parasysh se niveli i stresit është në rritje dhe se pritet që më shumë njerëz të sëmuren, madje për një të tretën më shumë, deri në katër milionë deri më 2030, ekspertë thonë se dëshmitë e reja për ndikimin e stresit do të thotë se nuk do të ishte befasuese nëse ekziston një lidhje mes stresit e kancerit.
Ndikimi i hormoneve të stresit në kancer
Prof. Melanie Flint nga Universiteti i Brighton, e cila studion ndikimin e hormoneve të stresit në kancer, thotë: “Ka shumë përparim në këtë fushë dhe mendoj se nuk mund ta përjashtojmë kontributin e stresit në zhvillimin e kancerit. Mendimi im është se stresi me të vërtetë kontribuon, si në shfaqjen e kancerit, ashtu edhe në përhapjen e tij kur shfaqet, por është një faktor kontribues, dhe jo domosdoshmërisht shkaktar i drejtpërdrejtë.”
Duket se disa studime që kanë ndjekur popullata të mëdha me kalimin e kohës e mbështesin këtë ide, shkruan “Daily Mail”, përcjell Telegrafi.
Një hulumtim me 10.000 gra në Finlandë, që zgjati 15 vjet, zbuloi se ato që kishin përjetuar një trishtim të thellë kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të gjirit brenda pesë viteve. Ekspozimi ndaj stresit në vendin e punës lidhet me një rrezik më të madh të kancerit të prostatës tek meshkujt nën 65 vjeç dhe, megjithëse në masë më të vogël, edhe me kancerin e gjirit tek gratë.
Mund ta shtypë sistemin imunitar
Megjithatë, studime të tjera të ngjashme, përfshirë analizat e provave të cilësisë më të lartë, nuk tregojnë asnjë lidhje. Pjesë e problemit, sipas profesorit Trevor Graham, drejtor i Qendrës për Evoluim dhe Kancer në Institutin për Kërkime të Kancerit, është fakti se stresi shpesh shoqërohet me sjellje të tjera që rrisin rrezikun për kancer.
“Jeta me stres shpesh lidhet me shumë faktorë të tjerë rreziku për kancer, siç janë pirja e duhanit, konsumimi i tepruar i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqimi jo i shëndetshëm, prandaj është e vështirë të ndahet se cili është shkaku i vërtetë”, shpjegon ai.
Dihet se stresi shkakton një sërë efektesh në trup, veçanërisht nëse është kronik.
“Stresi shkakton lirimin e hormonit të stresit, kortizolit. Stresi dhe kortizoli mund ta shtypin sistemin imunitar”, thekson profesoresha Flint.
Shkencëtarët kanë provuar të imitojnë në laborator efektin e stresit në qeliza, gjë që ka treguar se stresi dëmton ADN-në e shkakton ndryshime në qeliza të cilat, nëse riprodhohen, mund të zhvillohen në kancer.
Por, meqë stresi është i vështirë të përfaqësohet saktë në kushte laboratorike, kjo nuk është një tregues i besueshëm i asaj që ndodh realisht në trupin e njeriut, thekson profesori Graham.
Shëndeti
Nëse hani shpesh nektarina, ja çfarë i bëjnë ato trupit tuaj
Published
2 days agoon
July 8, 2025By
UBT News
Me ardhjen e verës njerëzit mezi presin të shijojnë fruta si shalqinj, pjeshkë, kajsi dhe nektarina. Përveçse janë të shijshëm, të ëmbël dhe lëngshëm, nënvlerësohet se sa të mira janë nektarinat për shëndetin e përgjithshëm.
Ky frut është si bombë e vogël dhe e ëmbël natyrale me vitamina, nektarinat përmbajnë gjithçka që i nevojitet trupit për t’u përballur me vapën, lodhjen dhe ritmin e shpejtë të verës. Nëse nuk i keni përfshirë ende në menunë tuaj ditore, kjo verë është koha e duhur për ta ndryshuar këtë.
Ato janë të shkëlqyera për tretje
Nektarinë mesatare përmban dy deri 2.4 gramë fibra dietike, që nxisin lëvizjet e rregullta të zorrëve dhe mbështesin florën e shëndetshme të zorrëve. Sorbitoli në nektarina është i dobishëm për problemet e kapsllëkut.
Ato janë të pasura me antioksidantë
Të pasura me antioksidantë, vitamina C, beta-karoten, luteina, zeaksantina, acidi klorogjenik dhe flavonoide. Këto komponime zvogëlojnë stresin oksidativ, ndihmojnë në luftimin e inflamacionit, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe disa lloje kanceri.
Mbron zemrën dhe presionin e gjakut
Burim i mirë kaliumi, i cili ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Së bashku me fibrat dhe antioksidantët, nektarinat kontribuojnë në shëndetin vaskular dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ndihmon në humbjen e peshës
Ky frut i preferuar është i ulët në kalori, duke përmbajtur 60 kalori për nektarinë mesatare. Ato janë zgjedhje ideale në vend të ëmbëlsirave për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave dhe nuk përmbajnë yndyrë. Fibra në nektarina ndihmon me ndjesinë e ngopjes dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës.

Një qëndrim i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund të ketë efekte negative në lëkurën tuaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur ambientin, por ky proces mund të shkaktojë tharjen dhe dehidratimin e lëkurës, duke e bërë atë më të prirur ndaj plakjes së parakohshme.
Lëkura mund të ndjejë kruajtje, tharje dhe irritim, veçanërisht kur ajri i kondicionuar ul lagështinë e nevojshme për shëndetin e saj.
Shtresa e jashtme e lëkurës, epidermisi, është e para që ndikon nga humbja e lagështisë. Kur kjo shtresë nuk është mjaftueshëm e hidratuar, problemet kalojnë edhe në shtresat më të thella të lëkurës, duke shkaktuar kruarje, skuqje dhe irritim.
Efekti i kondicionerit mund ta përkeqësojë këtë situatë, duke e bërë të rëndësishëm ruajtjen e hidratimit dhe përdorimin e produkteve që ndihmojnë në riparimin dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës.
Për të parandaluar dëmet që mund të shkaktohen nga ajri i kondicionuar, ndiqni këto këshilla:
Përdorni hidratues: Zgjidhni një hidratues të mirë që mban lagështinë dhe përdorni atë pas çdo pastrimi të lëkurës.
Pini shumë ujë: Hidratojeni lëkurën nga brenda, duke konsumuar sasi të mjaftueshme uji gjatë gjithë ditës.
Përdorni lagështues ajri: Në dhomat e kondicionuara, përdorni lagështues ajri për të rikthyer lagështinë e ruajtur një mjedis të shëndetshëm për lëkurën tuaj.
Kondicionerët ulin temperaturën e ambientit në 18-26°C, gjë që ndikon në uljen e djersitjes, përveç disa zonave si sqetullat, pëllëmbët e shputat. Kjo pengon nxjerrjen natyrale të toksinave përmes djersës dhe mund të shkaktojë grumbullimin e papastërtive në lëkurë.
Ajri i kondicionuar mund të ulë prodhimin e vajit natyral të lëkurës, duke e bërë atë të duket e zbehtë dhe jo e shëndetshme.
Hidratimi është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Kur kondicioneri largon lagështinë nga ambienti, lëkura humbet hidratimin, duke çuar në tkurrje, zbehje dhe formimin e rrudhave të holla. Me kalimin e kohës, ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit shkakton rrudha të parakohshme dhe zbardhje të lëkurës.
Për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme. është e rëndësishme të kujdeseni për lagështinë e të përdorni produkte që ofrojnë mbrojtje e riparim të hidratimit natyror.
Sulme masive ruse gjatë natës, dy të vdekur dhe 13 të plagosur

Shkenca dhe inovacioni në shërbim të cilësisë së ushqimit dhe prodhimit të qëndrueshëm – Përfundon me sukses punimet Akademia e Shkencave të Ushqimit dhe Agrikulturës në UBT

Trump paralajmëron tarifa 50% për importet nga Brazili

Prindërit në Fushë Kosovë raportojnë se janë zhdukur dy vajza të mitura

Shefja e BE-së përballet me votëbesim

LDK zyrtarizon sot kandidatët për kryetarë të komunave

Lirohet për qarkullim rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut

Përfundoi me sukses Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë dhe Teknikës Dentare

Policia në Vushtrri konfiskon armë zjarri
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës