Lajmet

​Konjufca i kundërpërgjigjet von Cramon-it për vizat

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, iu është kundërpërgjigjur disa prej deklaratave të përfaqësueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila në një intervistë ekskluzive për KosovaPress ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për kosovarët, atëherë të nëjtit do të pranojnë më lehtë kompromiset e dialogut.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca tha se është lajm i keq nëse vizat vendosen si kusht për dialogun. Sipas tij, ky është degradim që po i bëhet këtij procesi.

“Do të ishte mirë që institucionet tona mos me lidh liberalizimin e vizave me dialogun që ka të bëjë me Serbinë. Kushdo që e pranon që ka një kauzalitet mes sjelljes në dialog dhe liberalizimit të vizave, ia ka bërë një keqpërdorim të madh procesit të liberalizimit të vizave. Pse? Meqenëse procesi i liberalizimit të vizave ka qenë tërësisht i ndarë prej këtij dimensioni politik, që është dialogu me Serbinë dhe Bashkimi Evropian deri tash ka arritur goxha mirë që me mbajt si proces të ndarë liberalizimin e vizave me atë çka ndodh në dialog me Serbinë. Pra, nëse dikush mendon që liberalizimin e vizave duhet me vendos si kusht shtesë për Kosovën në relacion me dialogun me Serbinë, atëherë mendoj se ky do të ishte lajm shumë i keq për Republikën e Kosovës, meqenëse kriteret për plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin të vizave, Kosova i ka përmbyll më 2017. Prej vitit 2018, çdo zyrtar evropian, edhe nga Komisioni Evropian, kanë thënë se Kosova ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Tash, pas këtij konkludimi se Kosova i ka plotësuar kushtet, me na zhvendos liberalizimin në avancimin se sa mirë po ec dialogu me Serbinë, është degradim për liberalizimin e vizave”, deklaroi ai.

Tutje, Konjufca deklaroi se dialogu mund të zgjasë me vite, andaj qytetarët e Kosovës nuk mund të mbesin peng i këtij procesi.

“Mendoj se Qeveria e Kosovës dhe çdo përfaqësues i përgjegjshëm duhet të mbajë qëndrimin se liberalizimi i vizave s’ka lidhje me dialogun me Serbinë. Ky dialog mund të zgjas me vite. Edhe ne kemi qef me u kry më shpejt, por është vështirë me ndodh kur Vuçiqi mendon se duhet të marrë diçka në Kosovë. Me këto qëndrime të Vuçiqit dhe me këto ambicie të Serbisë, dialogu mund të zgjasë me vite. Liberalizimi s’bon me u lidh me këtë proces, sepse qytetarët mbesin peng. Shihni paradoksin: më 2020, unë kam qenë në një samit, në të cilin vetë shteti i Serbisë është deklaruar se s’ka problem me liberalizimin. Nuk i takon Serbisë të përzihet në këtë proces, sepse është proces i Komisionit Evropian, mirëpo nëse doni me lidh procesin e vizave me Serbinë, ndodh që paradoksalisht, ju i jepni Serbinë në duar liberalizimin e vizave për Kosovën. Serbia bëhet kushtezuese për vizat. Ky do të ishte gabimi pafalshëm. Mendoj se zyrtarët evropianë, edhe të Komisionit Evropian, e kanë gabim dhe nëse ekziston ky version, si qëndrim zyrtar i Komisionit Evropian, mendoj se do të ishte kthim mbrapa për Kosovën në liberalizimin e vizave”.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, tha se liberalizimi i vizave duhet të jetë hap i parë në procesin e integrimit të Kosovës në BE. Sipas saj, me viza të liberalizuara, qytetarët në Kosovë pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Vendi

Ndalohen punimet në gjashtë ndërtime për shkak të pasigurisë

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka pezulluar punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Skenderaj dhe Ferizaj, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi serioze sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i punimeve do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore. Inspektorati u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës e shëndetit të punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore në Serbi, kërkon trajtimin e çështjes së shqiptarëve

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të mbështetet në dialog serioz dhe në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka deklaruar se shqiptarët nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen.

Sipas tij, prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe adresimi i çështjeve urgjente, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe të drejtat në arsim.

“Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie mbi bazën e dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

Sipas raportimeve për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista Studentore ka siguruar shumicën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, përfaqësues të kësaj liste kanë deklaruar se në raport me Kosovën mbështesin Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj.

Ndërkohë, partitë shqiptare morën pjesë në zgjedhje përmes një liste të përbashkët, duke siguruar dy ulëse në Kuvendin e Serbisë pas një periudhe të gjatë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara