Sport

​Komiteti Paralimpik i Kosovës anëtarësohet në atë Paralimpik Ndërkombëtar, Emini thirrje qeverisë për investim në infrastrukturë

Emini thotë se në institucionin që ajo e drejton bëjnë pjesë të gjitha minoritetet.

Published

on

Që nga 16 korriku i këtij viti, Komiteti Paralimpik i Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

Ky po vlerësohet të jetë një lajm shumë i mirë për të gjithë sportistët me aftësi të kufizuara në Kosovë, pasi ata tashmë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtar.

Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, ka rrëfyer rrugën e vështirë nëpër të cilën është dashur të kalohet për të arritur deri te ky objektiv.

“Një rrugë e gjatë ka qenë deri te pranimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar. Siç e dini, ne kemi zhvilluar takime të ndryshme dhe kemi zhvilluar aktivitete e gara të ndryshme për sportistët tanë, mirëpo në arenën ndërkombëtare kemi qenë të kufizuar për arsye që nuk kemi qenë pjesë e lëvizjes paralimpike botërore. Në vizitën që kishim në Gjermani, në Bon, në takimin me Presidentit e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar dhe stafin e tij sepse ka qenë një kontakt i vazhdueshëm edhe me departamentin ligjor të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar në përmbushjen e kritereve që të jemi pjesë e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, ka qenë edhe themelimi i klubeve dhe federatave paralimpike dhe kemi dërguar një aplikacion ku të gjitha kriteret që janë kërkuar 100 përqind kanë qenë të përmbushura dhe kjo ka rezultuar në pranimin tonë në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar”, tha Emini.

Emini thotë se pas këtij anëtarësimit, tashmë dyert do të jenë të hapura për të gjithë sportistët në arenën ndërkombëtare dhe ata do ta kenë mundësinë që ta përfaqësojnë vendin nëpër vende të ndryshme të botës.

“Tashmë nuk ka askush që të na ndal sepse jemi pjesë e lëvizjes paralimpike botërore dhe sportistët tanë do të debutojnë në Lojërat Paralimpike në vitin 2024 në Paris si dhe flamuri ynë do të jetë bashkë me flamujt tjerë ku unë besoj fuqishëm që një sportistë apo sportiste, sepse tani ka filluar edhe misioni tjetër për përgatitjen e sportistëve tanë që të kthehemi në Kosovë me medalje sikur që i kemi edhe sportistët tanë nga Komiteti Olimpik dhe federatat, sidomos shembullin më të mirë e kemi nga Federata e Xhudos që vetëm suksese i ka sjellë Kosovës dhe e kanë promovuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Emini.

E para e këtij komiteti ka shtuar se nga tani e tutje është emergjente që të investohet në përmirësimin dhe krijimin e infrastrukturës së nevojshme që këta sportistë të kenë mundësinë t’i zhvillojnë aktivitete e tyre.

“Në takimet që kam zhvilluar edhe me institucionet tona përgjegjëse kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj deri në momentin e realizimit të infrastrukturës sportive. Sepse mos të harrojmë që të gjitha këto përgatitje, të gjitha këto tashmë nuk kanë edhe ku të shkojnë. Kjo është një qasje që duhet të jetë më ndryshe, por unë dua të besoj që me këtë përkrahje që kemi marr nga Qeveria e Kosovës dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në infrastrukturë sportive”, tha fund Emini.

Në fund, Emini thotë se në institucionin që ajo e drejton bëjnë pjesë të gjitha minoritetet, si dhe ka respektim të plotë të barazisë gjinore, si në komitet, ashtu edhe në federatat sportive.

“Më e rëndësishmja është që klubet dhe federatat paralimpike i kemi të gjitha komunitetet, serb, rom, ashkalinjë, egjiptian dhe turk dhe çka është tjetra, që dua ta ndaj me KosovaPress-in është që tek ne barazia gjinore është 50-50, edhe në bordin e Komitetit Paralimpik, por edhe në udhëheqje të klubeve dhe federatave paralimpike sepse sporti është për të gjithë, sporti bashkon dhe kjo është mesazhi që unë do të kisha dëshirë që përmes juve që të gjithë ata që kanë potencial, që dëshirojnë, tashmë e kanë një adrës dhe tashmë nuk ka barriera”, shtoi me tutja e para e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Ajo u shpreh e bindur se nga energjia që sheh te sportistët e kësaj kategorie, sukseset nuk do të mungojnë dhe ato pritet të fillojnë që nga Lojërat Paralimpike në vitin 2024.

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara