Lajmet

​Komandanti i Gardës së Iowas-s pritet me nderime të larta në vizitën lamtumirëse

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM-së dhe FSK-së, kanë pritur me nderime të larta ushtarake në vizitën e tij lamtumirëse, Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major, Benjamin J.Corell.

Më këtë rast, Ministri Mehaj e dekoroi Gjeneralin Corell me Medalje për Shërbim të Shquar, e cila iu dha në vlerësim të shërbimit të tij shembullor dhe kontributin e dhënë në forcimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare të Iowas.

“Ndërsa, për angazhim të jashtëzakonshëm dhe vetëmohues, për kohën sa ka shërbyer si Komandant i Gardës Kombëtare të Iowa-s, në mbështetjen e FSK-së në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve profesionale dhe operacionale, veçanërisht në ndërveprimin mes Ushtrisë së SHBA-së dhe FSK-së, edhe për operacionet në misionet paqeruajtëse, Gjeneral Jashari i ndau Gjeneralit Corell Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari falënderuan Gjeneralin Corell për kontributin e tij të dhënë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke theksuar se progresi dhe të arriturat e deritashme janë gjithashtu edhe si rezultat i përpjekjeve dhe punës së tij me përkushtim të lartë. Nga ana e tij, Gjeneral Corell, falënderoi për nderimet, respektin dhe pritjen e ngrohtë e miqësore, duke theksuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në mes dy shteteve dhe forcave tona, të vazhdojnë edhe në të ardhmen me pasuesin e tij. Ndër të tjera, Gjeneral Corell shprehu përshtypjet e larta të tij për nivelin e zhvillimit dhe avancimit të MM-së dhe FSK-së, si forcë profesionale dhe partner dinjitoz i Gardës Kombëtare të Iowa-s”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Zbulohet skuadra e re e Son Heung-min

Published

on

Sulmuesi 33-vjeçar Son Heung‑min, pas 10 vitesh besnikëri, njoftoi se po largohet nga Tottenham Hotspur këtë verë, një vendim që e cilësoi si më të vështirin në karrierën e tij.

Në një konferencë për shtyp në Seul, ai shprehu mirënjohjen e thellë për tifozët dhe klubin, duke theksuar nevojën për një ambient të ri që të sfidojë më tej vetveten.

Në ndeshjen miqësore kundër Newcastle United, pas zëvendësimit në minutën e 64-të, u përshëndet nga një korridor nderi dhe ovacione të gjata, një moment emocional për të dhe fansat. Ai përfundoi aventurën e tij në Tottenham me 454 paraqitje, 173 gola dhe 101 asistime, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

Transferimi drejt Los Angeles FC është afër finalizimit dhe mund të tejkalojë rekordet e MLS (rreth 15–22.5 milionë euro), duke e bërë atë një nga lëvizjet më të shtrenjta në historinë e ligës amerikane.

Menaxheri i ri i Spurs, Thomas Frank, e lavdëroi Son-in si një legjendë të vërtetë dhe theksoi se ndeshja në Seul ishte një përfundim perfekt për dekadën e tij në klub.

Continue Reading

Lajmet

Greva e punëtorëve të sigurimit në QKUK drejt fundit: Nënshkrimi i kontratës për tender pritet nesër

Published

on

By

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, bëri të ditur se greva e punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pritet të përfundojë nesër, pas nënshkrimit zyrtar të kontratës për tender me kompaninë fituese.

Azemi në intervistë për Ekonomia Online, tha se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës.

Të gjitha procedurat kanë përfunduar. Nesër pritet vetëm nënshkrimi. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe për kontratë mbetet vetëm nënshkrimi i operatorit të ri. Greva nesër në orën 11:00 zyrtarisht do të mbyllet dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në sistemin e punës pasnesër do të jenë në vendet e tyre të punës. Këta punëtorë do të kenë kushtet më të mira sesa i kanë pasur, sepse shuma e mjeteve tani është më e madhe. Jemi dakorduar me drejtorin e ShSKUK-së të rishikojmë kontratën me përpikëri dhe në momentin që sindikata është aktive, kemi mbështetjen e drejtori”, tha Azemi.

Edhe kryetari i Shoqatës sindikale në QKUK, Hakif Sylejmani, konfirmoi se nënshkrimi i kontratës për tender me kompaninë fituese do të bëhet nesër, pas së cilës do të pezullohet zyrtarisht greva.

“Grevën për sot e kemi përfunduar. Kemi raporte shumë të mira edhe me stafin e QKUK-së dhe me administratën e prokurimit. Nesër në orën 10:00 do të presim drejtorin e kompanisë për të nënshkruar kontratën dhe me atë nënshkrim të kontratës, së bashku me drejtorin e QKUK-së do të dalim dhe të pezullojmë grevën. Jemi të bindur që nesër do të nënshkruhet një kontratë me kompaninë, e cila është fituese dhe e cila do ta marrë tenderin. Dhe ne do të bëjmë kontratë me atë kompani dhe do të fillojmë punën sa më shpejt që është e mundur”, tha Sylejmani.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen hetimet për Ilir Metën, avokati: Mali i akuzave ra poshtë

Published

on

By

Prokurori Sotir Kllapi i komunikoi sot mbylljen e hetimeve ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani ishte i pranishëm si mbrojtës, ndërsa ish-presidenti Meta, u transportua nga 313 në ambientet e SPAK.

Në deklaratën për mediat, pas seancës, avokati tha se Meta bëri shpjegime për tre akuzat që rëndojnë ndaj tij. “Nuk kishte asgjë të re. Mali i akuzave ra poshtë. Do të vazhdojmë me gjykim të zakonshëm“, tha Cakrani.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.

Më herët, Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat, dhe po ashtu mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.

Continue Reading

Lajmet

Raporti informues për zgjedhje lokale 2025, KQZ: U refuzuan 569 aplikime për regjistrim për votim me postë

Published

on

By

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua raporti informues lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

  • Sipas raportit informues, është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe që nga fillimi i saj më 28 qershor dhe deri më 4 gusht 2025, janë pranuar 1,500 kërkesa, prej të cilave 1,409 janë aprovuar, ndërkaq 91 të tjera janë refuzuar për shkak se nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
  • Po ashtu, anëtarët u informuan lidhur me periudhën e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovë votimme postë në Zgjedhjet Lokale 2025. Sipas të dhënave, deri më sot (e hënë, 4 gusht, ora 08:00) përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar 1,971 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,402, ndërkaq janë refuzuar 569.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ shqyrtoi dhe miratoi dokumentin që analizon votat e pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025. Sipas këtij dokumenti, nga numri i përgjithshëm i votuesve (966,283) që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta.

Nëse të dhënat e vitit 2025 krahasohen me të gjitha proceset zgjedhore të kaluara (2007, 2010. 2014, 2017, 2019 dhe 2021) në të cilat është aplikuar sistemi zgjedhor me lista të hapura, pra ku votuesit kanë zgjedhur subjektin politik dhe kandidatët për deputetë, atëherë në zgjedhjet e 9 shkurtit është regjistruar numri dhe përqinjda më e ulët e fletëvotimeve të kësaj natyre. Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, në vitin 2001 dhe 2004, ishte aplikuar sistemi zgjedhor me lista të mbyllura, ku votuesit mund të votonin vetëm për subjektin politik.

Continue Reading

Të kërkuara