Shëndet

​Koha e duhur për të larë flokët, uthulla e mollës bën mrekulli

Ekspertët kanë zbuluar se sa shpesh duhet t’i lani flokët dhe si të zgjasni sa më gjatë ndërmjet larjeve.

Published

on

Mbajtja e flokëve të shëndetshëm përbëhet nga shumë hapa, por më i rëndësishmi është larja e tyre.

Ekspertët kanë zbuluar se sa shpesh duhet t’i lani flokët dhe si të zgjasni sa më gjatë ndërmjet larjeve.

Në varësi të llojit të flokëve, larja e flokëve shumë shpesh mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Ekspertja e flokëve, Simone Thomas, tha se larja shumë e shpeshtë e flokëve mund të shkaktojë tharje dhe brishtësi të tyre, sepse ju hiqni vajrat e tyre natyralë.

Megjithatë, nëse e gjeni veten duke larë flokët çdo sekondë apo edhe çdo ditë, ka një mënyrë për ta shtyrë atë.

Cally Borg, ekspertja e flokëve zbuloi se uthulla e mollës mund të bëjë mrekulli.

Këtë trajtim të thjeshtë mund ta bëni në shtëpi duke holluar një të tretën e uthullës me tre të tretat e ujit dhe duke larë flokët me të një herë në javë.

Uthulla e mollës mund të balancojë dhe detoksifikojë flokët tuaj dhe të largojë vajin e tepërt prej tyre.

Jon Hala rekomandon larja e flokëve me shampon për disa minuta dhe shpëlarja me ujë të ftohtë për të larë vajin dhe për të parandaluar larjen e shpeshtë.

Shëndet

Ushqimet që ndihmojnë në largimin e nikotinës nga trupi

Published

on

Mushkëritë janë të ndjeshme ndaj shumë kimikateve, ndër të cilat nikotina është një nga më të dëmshmet.

Kjo substancë futet në gjak dhe mund të qëndrojë aty 6-8 orë, ndërsa për t’u larguar plotësisht nga trupi duhen 2-3 ditë. Nikotina shkakton varësi, por disa ushqime mund të ndihmojnë pastrimin e organizmit dhe eliminimin e toksinës.

Lëngu i karotës

Karrota është burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B, dhe ndihmon ushqimin e lëkurës. Konsumimi i lëngut të karrotës ndihmon në largimin e nikotinës dhe rivendos gjallërinë e lëkurës.

Lëngu i limonit

Një litër lëng limoni në ditë përmirëson funksionin e veshkave dhe ndihmon pastrimin e trupit nga nikotina.

Brokoli

I pasur me vitamina C dhe B5. Duhanpirja ul nivelin e vitaminës C, dhe konsumimi i brokolit e rrit atë, duke neutralizuar toksinat dhe duke dhënë energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Janë të pasura me antioksidantë dhe acide që ndihmojnë në eliminimin më të shpejtë të toksinave dhe zbutin simptomat e lënies së duhanit.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndihmon në reduktimin e dëshirës për duhan, largimin e toksinave nga gjaku dhe mund të kontribuojë edhe në humbjen e peshës.

Portokalli

Ky agrum rikthen nivelin e vitaminës C, i cili ulet nga nikotina, dhe ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.

Uji

Pini shumë ujë për të qëndruar të hidratuar, pasi duhanpirja shkakton dehidratim dhe uji ndihmon në largimin e nikotinës nga trupi.

Për të mbrojtur shëndetin dhe për të ndihmuar pastrimin natyral të trupit, përfshini këto ushqime në dietën tuaj të përditshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

7 arsye pse duhet të shtoni kanellë në ushqimet tuaja

Published

on

Kanella, dikur një erëz luksoze që vetëm të pasurit mund ta blinin gjatë Mesjetës, sot gjendet pothuajse në çdo kuzhinë.

Përveç aromës së saj të veçantë, kanella ka shumë përfitime për shëndetin dhe lëkurën tuaj.

Ja disa mënyra se si mund t’ju ndihmojë:

1. Pakëson aknet

Ka veti antimikrobike që ndihmojnë në luftimin e akneve, duke eliminuar bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla, burim antioksidantësh të fuqishëm.

2. Parandalon shenjat e plakjes

Radikalet e lira kontribuojnë në plakjen e lëkurës. Antioksidantët në kanellë ngadalësojnë këtë proces dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Ajo gjithashtu mund të nxisë prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur lëkurën më të fortë dhe të shëndetshme.

3. Përmirëson dukshmërinë e lëkurës

Rrit qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen dhe lëndë ushqyese në lëkurë. Ajo përmban përbërës që zvogëlojnë ose ngushtojnë indet e trupit, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të njëtrajtshme.

4. Ka veti anti-inflamatore

Inflamacioni i kontrolluar është i dobishëm, por kur shkon kundër indeve të trupit mund të shkaktojë dëme. Kanella ka veprim anti-inflamator, duke ndihmuar në reduktimin e ënjtjeve dhe inflamacionit.

5. Mbështet shëndetin e zemrës

Shtimi i kanellës në dietë mund të ndihmojë të mbani zemrën të shëndetshme. Studimet tregojnë se tek minjtë që konsumuan kanellë, rreziku i fitimit të peshës dhe sëmundjeve të zemrës ishte më i ulët, krahasuar me ata që konsumuan ushqime të yndyrshme pa kanellë.

6. Ndihmon në humbjen e peshës

Kanella është e pasur me fibra, që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe reduktojnë dëshirën për ushqim. Gjithashtu, rrit metabolizmin, sepse trupi përdor më shumë energji për ta përpunuar, duke kontribuar në humbjen e peshës.

7. Përmirëson kujtesën

Kanella mund të ulë stresin e qelizave të trurit e stimulon plasticitetin e hipokampës, pjesë e trurit e lidhur me kujtesën dhe mësimin. Shtimi i kanellës në çajin tuaj, kafenë, drithërat ose ëmbëlsirat mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të përfituar nga këto avantazhe shëndetësore. /A.Z/UBT News/

 

 

 

Continue Reading

Shëndet

Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve

Published

on

Shëndeti i syve neglizhohet ose merret si i mirëqenë, megjithëse ndikohet nga ushqyerja, përdorimi i pajisjeve elektronike dhe procesi natyral i plakjes.

Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shikim është mungesa e vitaminave thelbësore. Këto përbërës luajnë rol mbrojtës kundër dëmtimeve oksiduese dhe inflamacionit që mund të dëmtojnë sytë.

Më poshtë gjeni vitaminat dhe ushqyesit më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të syve:

Vitamina A

Vitaminë jetike për funksionin normal të syve. Ajo ndihmon shikimin në kushte me ndriçim të ulët dhe parandalon tharjen e syve. Mungesa e saj shkakton dëmtime të kornesë dhe dobësim të shikimit.

Vitamina E

E njohur si antioksidant i fuqishëm, vitamina E mbron qelizat nga radikalet e lira që dëmton proteinat e syrit, duke shkaktuar mjegullim të shikimit.

Vitamina C

Një tjetër antioksidant i rëndësishëm, mbron sytë nga dëmtimet oksiduese dhe forcon enët e gjakut në retinë. Studimet tregojnë se ul me 33% rrezikun e problemeve me shikimin.

Kompleksi i Vitaminave B (B6, B9, B12)

Ky kombinim ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit të syve, sidomos tek gratë. Ato luajnë rol kyç në qarkullimin e duhur të gjakut dhe funksionin nervor të syve.

Zinku

Ndihmon në transportimin e vitaminës A nga mëlçia drejt retinës, ku prodhohet melanina, pigmenti që mbron sytë nga rrezet ultraviolet. Marrja e 40-80 mg zink në ditë, e kombinuar me antioksidantë, mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%, sipas ekspertëve.

Acidet yndyrore Omega-3

Janë të domosdoshme për shëndetin e retinës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve. Ato ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve e inflamacionit.

Këto vitamina dhe ushqyes të përfshihen në dietë për të mbajtur shikimin e qartë dhe sytë të shëndetshëm për sa më gjatë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kur është koha më e mirë për të ngrënë mollë?

Published

on

Mollët janë të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin e tretjes, zemrës dhe sistemit imunitar.

A ndikon koha kur i konsumojmë në përfitimet që marrim prej tyre? Dietologët thonë se po, trupi përfiton më shumë në varësi të momentit kur i hamë.

Në mëngjes ose gjatë mëngjesit

Sipas dr. Jaclyn A. Vernarelli, profesoreshë e epidemiologjisë ushqimore, fillimi i ditës me një mollë është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur metabolizmin. Ato janë me pak kalori, të pasura me fibra që rrisin ndjesinë e ngopjes, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak falë përmbajtjes së acidit klorogjenik.

Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe kvercetinë, përbërës anti-inflamatorë që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Dietologia Lauren Manaker shton se ngrënia e një molle në mëngjes ndihmon në stimulimin e lehtë të zorrëve dhe ruajtjen e rregullt të tretjes.

Para vaktit

Konsumimi i një molle 1–2 orë para ushqimit ndihmon në kontrollin e peshës trupore, pasi ndjesia e ngopjes që ofron ul marrjen e kalorive gjatë vaktit.

Sipas dietologes Morgan Walker, fibrat që përmban molla ngadalësojnë përthithjen e karbohidrateve, duke shmangur ngritjet e sheqerit në gjak.

Një mollë mesatare përmban 5 gramë fibra, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit dhe reduktojnë rrezikun e diabetit tip 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Para stërvitjes

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një molle para ushtrimeve fizike mund të ofrojë një shtysë energjie. Dietologia Ashley Koff shpjegon se për disa persona është më mirë ta hanë mollën 3 orë para stërvitjes, që trupi të ketë kohë të përpunojë fibrat.

Për të tjerë, disa feta para aktivitetit japin energji të menjëhershme. Sheqernat natyrale ofrojnë energji të shpejtë, ndërsa fibrat ndihmojnë në ruajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar lodhjen gjatë ushtrimeve. Manaker paralajmëron se ata që janë të ndjeshëm ndaj fibrave duhet ta shmangin mollën menjëherë para stërvitjeve intensive.

Si pjesë e vakteve ose pas darke

Sipas dr. Ann VanBiber, profesoreshë e shkencës ushqimore në Universitetin “Texas Christian”, përfshirja e mollës në çdo vakt është zgjedhje e shëndetshme.

“Molla shton ëmbëlsi natyrale dhe ndihmon ndjesinë e ngopjes. Mund të shtohet në tërshërë, petulla apo mafine në mëngjes,” – sugjeron ajo.

Nëse pas darke ndieni dëshirë për diçka të ëmbël, një mollë është alternativë e shëndetshme. Walker rekomandon ta kombinoni me gjalpë arrash ose pak kanellë, për të shmangur ngrënien e tepërt gjatë natës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara