Sport

​Koeman: Luuk de Jong më i rrezikshëm se Neymar

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman beson që transferimi më i ri Luuk de Jong është më i rrezikshëm se Neymar në aspektin e harkimeve në zonë.

Gjiganti i La Ligas në minutat e fundit të afatit të transferimeve transferoi sulmuesin holandez De Jong nga rivali Sevilla, në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Trajneri Koeman e lavdëroi bashkëkombësin e tij De Jong, duke e cilësuar atë më të mirë se yllin e Paris Saint-Germain Neymar në një repart të ofensivës.

“Kur ka ndonjë harkim në zonë, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar. Ai është një lloj tjetër i sulmuesit që ne e kemi, dhe mendoj që të gjitha skuadrat duhet të kenë një sulmues të tillë”, tha Koeman.

“E kam informuar klubin vitin e kaluar që dua ta transferojë De Jong. Dua që ta kem mundësinë që të ndërrojë sulmuesit. Nëse lojës i duhet një sikurse Luuk, atëherë ai do të luajë. Ne e humbëm Antoine Griezmann në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferimeve dhe na mbetën vetëm tre sulmues. Kontaktin e parë me Luuk e kisha më 8 gusht, por edhe para kësaj date, hamendësoja pse Barcelona nuk e ka një sulmues të tillë”, shtoi trajneri holandez.

Sezonin e kaluar, në 48 paraqitje në të gjitha garat, Luuk de Jong regjistroi nëntë gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Sport

Top 20 sportistë më të paguar në histori

Published

on

Sporti është një veprimtari shumë fitimprurëse. Natyrisht, për sportistët që arrijnë rezultate kulmore.

Lista më poshtë sjell 20 sportistët, me fitimet më të mëdha gjatë karrierës së tyre sportive.

  1. Majkëll Xhordan – Basketboll (SHBA) – 4.15 miliardë dollarë
  2. Tajgër Uds – Golf (SHBA) – 2.79 miliardë dollarë
  3. Kristiano Ronaldo – Futboll (Portugali) – 2.23 miliardë dollarë
  4. LeBron James – Basketboll (SHBA) – 1.88 miliardë dollarë
  5. Lionel Mesi – Futboll (Argjentinë) – 1.85 miliardë dollarë
  6. Arnold Palmer – Golf (SHBA) – 1.82 miliardë dollarë
  7. Xhek Niklaus – Golf (SHBA) – 1.75 miliardë dollarë
  8. Dejvid Bekam – Futboll (Angli) – 1.61 miliardë dollarë
  9. Roxher Federer – Tenis (Zvicër) – 1.59 miliardë dollarë
  10. Flojd Mejuezer Junior – Boks (SHBA) – 1.52 miliardë dollarë
  11. Fil Mikelson – Golf (SHBA) – 1.49 miliardë dollarë
  12. Mihail Shumaher – Formula 1 (Gjermani) – 1.39 miliardë dollarë
  13. Shakil O’Nil – Basketboll (SHBA) – 1.27 miliardë dollarë
  14. Nejmar Junior – Futboll (Brazil) – 1.17 miliardë dollarë
  15. Kobi Brajant – Basketboll (SHBA) – 1.11 miliardë dollarë
  16. Kevin Durant – Basketboll (SHBA) – 1.07 miliardë dollarë
  17. Luis Hamilton – Formula 1 (Angli) – 970 milionë dollarë
  18. Majk Tajson – Boks (SHBA) – 965 milionë dollarë
  19. Aleks Rodrigez – Bejsboll (SHBA) – 795 milionë dollarë
  20. Meni Pakjao – Boks (Filipine) – 490 milionë dollarë

Continue Reading

Sport

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se stadiumi nacional është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro.

Në një intervistë për KosovaPress, Bislimi ka theksuar se ky projekt do të shtrihet edhe në vitet në vijim dhe se kostoja totale pritet të tejkalojë shifrën prej 20 milionë euro, duke e cilësuar stadiumin nacional si një domosdoshmëri për vendin.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, Bislimi ka sqaruar se stadiumi nacional është diskutuar në kuadër të vlerësimit të nevojave reale të Kosovës për infrastrukturë sportive, ndërsa ka nënvizuar se aktualisht po investohet në mbi 20 stadiume në të gjithë vendin, sipas planit pesëvjeçar për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike, i cili kap vlerën mbi 200 milionë euro.

Ai ka shtuar se stadiumi nacional do të jetë i veçantë për nga përmasat dhe standardet inxhinierike e sportive, duke u dalluar nga projektet e tjera ekzistuese.

Ka të reja sa i përket stadiumit nacional. Është përfshirë në projekt-buxhet të vitit 2026 me një vlerë fillestare prej 4 milionë euro. që pastaj vazhdon në vitet në vazhdim. Me siguri shkon mbi 20 milionë. Besojmë shumë që ky projekt deri në këtë moment është diskutuar vetëm sa i përket vlerësimit të nevojave të vendit tonë për një stadium nacional. Ne po investojmë në mbi 20 stadiume në gjithë Kosovën, sipas planit të dakorduar pesë vjeçar për ngritjen e infrastrukturës futbollistike që përfshin një shifër prej mbi 200 milionë euro.”, bëri të ditur Bislimi.

Sa i përket fazës fillestare, Bislimi ka bërë të ditur se shuma prej 4 milionë eurosh e paraparë për vitin 2026 është e mjaftueshme për përgatitjet teknike dhe nisjen fillestare të punimeve në stadium. Megjithatë, ai ka theksuar se lokacioni i ndërtimit të stadiumit nacional ende nuk është përcaktuar dhe mbetet çështje për t’u vendosur në vazhdim.

Continue Reading

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara