Sport

​Këto janë 24 ekipet kombëtare që marrin pjesë në “Euro 2020”

Published

on

Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2020” do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021.

24 skuadra më të mira të Evropës që janë kualifikuar në këtë turne do të kërkojnë të shkojnë deri në fund të rrugës për t’u shpallur si më e mira e këtij evenimenti të madh futbollistik.

20 skuadra janë kualifikuar nga faza e grupeve, kurse katër të tjera iu janë bashkuar nga faza e play-off-it.

Këto janë të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në fazat finale të Euro 2020:

Group A: Turkey, Italy, Ëales, Sëitzerland

Group B: Denmark, Finland, Belgium, Russia

Group C: Netherlands, Ukraine, Austria, North Macedonia

Group D: England, Croatia, Scotland, Czech Republic

Group E: Spain, Sëeden, Poland, Slovakia

Group F: Hungary, Portugal, France, Germany

Nga faza e play-off-it u bashkuan: Maqedonia e Veriut, Hungaria, Sllovakia, Skocia.

Lajmet

​Dybala lëndohet sërish

Published

on

Paulo Dybala pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Romës ndaj Milanit në “Olimpico”, pas ekzekutimit të një penalltie që u prit nga portieri Maignan në minutën e 81-të.

Sulmuesi argjentinas raportoi se ndjeu dhimbje në kofshën e majtë menjëherë pas goditjes dhe kërkoi të zëvendësohej, duke u larguar nga fusha në lot.

Trajneri Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes se dëmtimi i Dybala-s po e rëndon shumë dhe se rikuperimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të para, ai pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme: ndeshjen e Europa League kundër Rangers më 6 nëntor dhe atë të Serie A kundër Udinese më 9 nëntor. Roma shpreson ta ketë gati për përballjen ndaj Cremoneses më 23 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Barcelona arrin fitoren numër 8 me golat e Yamal, Torres e Rashford

Published

on

Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitoren e tetë në edicionin e ri të garave në La Liga, ku katalanasit si vendës ishin më të mirë se kundërshtari Elche, i cili ndodhet në mesin e tabelës, duke fituar me rezultatin 3:1.

Ylli katalanas Lamine Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën në minutën e nëntë, pas asistimit të Alejandro Balde.

Vetëm dy minuta më vonë dhe kundërshtari u gjunjëzua sërish kësaj radhe me golin e Ferran Torres pas asistimit të Fermin Lopez.

Skuadra mysafire zvogëloi epërsinë e katalansave tre minuta para përfundimit të pjesë së parë, me golin e Rafa Mir, pas asistimit të Nunez.

Barcelona vazhdoi lojën e mirë në vazhdimin e dyzet e pesë minutave të dytë për tri pikë që kthejnë në vendin e dytë në tabelë, por me diferencë prej pesë sosh me liderin Real Madrid. Autor i golit të tretë ishte anglezi Marcus Rashford në minutën e 61-të, pas asistimit të serishëm nga Lopez i disponueshëm për lojë.

Skuadra katalanase të mërkurën në Ligën e Kampionëve luan si mysafire ndaj Brugges, ndërsa javën e ardhshme në La Ligës luan kundër Celta Vigo. Ndërsa Elche dy ndeshjet e ardhshme do t’i luajë si vendës, kundër Real Socieded dhe Real Madrid. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029

Published

on

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2029 mund të zhvillohet ose në stadiumin “Spotify Camp Nou” të Barcelonës, ose në Wembley të Londrës.

Pas dorëzimit të ofertave, Spanja dhe Anglia janë dy vendet që garojnë për të pritur ndeshjen më të madhe të futbollit evropian për klube.

Camp Nou, që po rikonstruktohet dhe pritet të rihapet së shpejti, do të ketë kapacitet më të madh dhe teknologji moderne. Stadiumi ka pritur dy herë finalen e Champions League – në vitet 1989 dhe 1999.

Nga ana tjetër, Wembley është një nga stadiumet më të famshme në botë dhe ka qenë mikpritës i shumë finaleve, përfshirë atë të sezonit 2023/24, ku Real Madrid fitoi trofeun.

UEFA pritet të marrë vendimin përfundimtar për vendin e finales së vitit 2029 në muajt e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Mbappé fiton Këpucën e Artë

Published

on

Kylian Mbappé është shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë për sezonin 2024/25, duke fituar për herë të parë në karrierë Këpucën e Artë.

Ceremonia u mbajt në zonën presidenciale të “Santiago Bernabéu”-s, ku sulmuesi francez u prit me nderime nga shokët e skuadrës, drejtuesit dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez.

Mbappé shënoi 31 gola në 34 ndeshje të La Ligës, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Real Madridit që fiton këtë çmim, pas Hugo Sánchez (1989/90) dhe Cristiano Ronaldos, i cili e fitoi tri herë me “Los Blancos”.

“Është kënaqësi e madhe ta marr këtë çmim. Faleminderit shokëve të skuadrës dhe gjithë klubit që më kanë ndihmuar. Është një ditë e veçantë për mua dhe për familjen time. Shpresoj ta fitoj përsëri sezonin e ardhshëm”, tha Mbappé gjatë fjalimit të tij.

Presidenti Pérez e vlerësoi yllin francez duke thënë: “Ky është fryt i punës së tij. Jam shumë krenar që kemi një lojtar si Kylian, i cili përfaqëson vlerat e Real Madridit.”

Me këtë sukses, Mbappé i jep fund një dekade pa “Këpucë të Artë” në klubin madrilen dhe konfirmon statusin e tij si lider i ri i “Los Blancos”./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara