Lajmet

​Kërkohet suspendimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin e Sebahate Sopit

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po kërkojnë suspendimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore dhe prokurorit në rastin Sebahate Sopit. Sipas tyre, këto institucione nuk kanë përmbushur obligimet ligjore në rastet ku cenohet integriteti i grave tek veprat penale të dhunës në familje. Për më tepër, IKD dhe RrGK po thonë se këto institucionet kanë bërë shkelje të së drejtës elementare për jetë.

Të dy këto organizata kanë reaguar ndaj neglizhencës që sipas tyre ka treguar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës në rastin e Sebahate Sopit.

Dyshohet se me 14 mars, L.S se në lagjen “Emshir” në Prishtinë me armë zjarri ka vrarë fillimisht bashkëshorten e tij Sebahate Sopi, e më pas e ka vrarë edhe vetën.

IKD dhe (RrKK) kanë publikuar gjetjet preliminare të hulumtimit të rastit të vrasjes së Sebahate Sopit: “Shteti me mos veprim, privon nga jeta Sebahate Sopin”.

Ehat Miftaraj nga IKD tha se me kushtetutë e drejta për jetë është elementare dhe duhet të garantohet nga shteti, por që një gjë e tillë nuk është përfillur në rastin e Sopit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dështuar të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e saj për t’i ofruar mbrojtje në këtë rast viktimës Sebahate Sopit. Çka ishte edhe më e ndjerë ishte fakti që Prokuroria Themelore në Prishtine dje dërgoi një komunikatë për media përmes së cilës u mundua fatkeqësisht në mënyrë amatoreske dhe aspak njerëzore t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë publikisht se kjo prokurori ka ndërmarrë të gjitha veprimet në lidhje me këtë rast”, theksoi ai.

Ai ka njoftuar se e ndjera ka qenë viktimë e dhunës në familje në vitin 2019, dhe si rezultat i saj kishte një urdhër-mbrojtje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan. Urdhri për mbrojtje kishte skaduar në vitin 2020. Vajza e Sebahate Sopit më 3 mars kishte raportuar dhunën në familje ndaj nënës së saj. Miftaraj theksoi se Prokurori i Shtetit vetëm me një intervistim ishte mjaftuar që të mos ndërmarrë veprime shtesë.

“Prokurorët e shtetit në Republikën e Kosovës duhet të kuptojnë se pozita e prokurorit nuk është privilegj për të marrë në fund të muajit 20 mijë euro, 30 mijë euro deri në 60 mijë euro në muaj që marrin disa prokurorë. Por, pozita e prokurorit është përgjegjësi para kushtetutës, është përgjegjësi para ligjit, është përgjegjësi në raport para sistemit prokurorial dhe qytetarëve. Fatkeqësisht sot prokurorët e shtetit po i shfrytëzojnë privilegjet, por nuk po i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ua kanë caktuar kushtetuta dhe ligji”, shtoi ai.

E Adelinë Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se gratë për vjet me radhë po e raportojnë dhunën, por që institucionet gjegjëse po refuzojnë të ofrojnë mbështetje, çka po rezulton me përfundim të jetës me fatalitet.

“Ne do të kërkojmë që të gjenden edhe prokurorët, të cilët e që e dimë cilët janë edhe të tjerë të cilët nuk po e zbatojnë punët dhe detyrën e tyre ashtu siç duhet. Dhe do të kërkojmë shkarkimin e tyre dhe masat e tjera të cilat janë ndëshkuese për këta ushtrues detyre në institucionet zyrtare”, tha ajo.

Hulumtuesi Shala nga IKD shtoi se prokurori i shtetit në komunikatën e djeshme duke u munduar ta mbulojë fajin e vet, ka dëshmuar neglizhencën e treguar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë përpos faktit që ka pasur të deponuar një rast, ka pasur edhe të dhëna kriminale që i njëjti paraprakisht për dhunë ndaj së njëjtës është mbajtur në paraburgim dhe ndaj së njëjtës ka pasur edhe një urdhër-mbrojtës. Bëhet fjalë për dhunë sistematike ndër vite dhe që rreziku i shpërthimit ka qenë evident, moment pas momenti. Mirëpo, përkundër kësaj prokuroria nuk ka marrë asnjë veprim në kuadër të kompetencave të saj. Sikur prokuroria të ndërmerrte veprime në kuadër të kompetencave të saj, arsyeshëm besohet se do të bëhej distancimi në mes dorasit dhe viktimës”, ka shtuar ai.

Tutje ai ka shtuar se institucionet gjegjëse ia kanë shkelur të drejtën për jetë Sebahate Sopit.

“IKD dhe RrGK kërkon nga sistemi prokurorial që urgjentisht ta trajtojë aspektin e llogaridhënies në lidhje me këtë rast. Dhe aspekti i parë që duhet është që të suspendohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe prokurori i këtij rasti. Dhe po ashtu kërkojmë që të formohet një grup punues që të zbardhet ky rast”, ka përfunduar ai.

Sipas Shalës, ky grup punues duhet të përfaqësohet nga një prokuror i cili nuk është nga Themelorja në Prishtinë, një përfaqësues i viktimës dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.

Në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se më datën 4 mars ka ftuar në polici për deklaratë shtesë Sebahate Sopin, por e njëjta nuk është paraqitur Stacion Policor.

E njëjta dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj me 14 mars, i njëjti më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmet

52 vjet burgim për pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin dënues për pesë persona të përfshirë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Trupi gjykues e dënoi të akuzuarin B.Rr. me 12 vite burgim, kurse katër të akuzuarit e tjerë, D.Rr., F.S., M.S. dhe M.R., morën nga 10 vite burgim secili. Koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do t’iu llogaritet të gjithëve si pjesë e dënimit final.

Përveç dënimit me burg, të dënuarit janë të detyruar të paguajnë nga 500 euro për shpenzimet e procesit gjyqësor dhe nga 50 euro shtesë për Fondin e Kompensimit të Viktimave.

Sa i përket dëmshpërblimit, pala e dëmtuar është udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta kërkojë përmes një kontesti të rregullt civil. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi palët kanë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit.

Ky proces gjyqësor rrodhi nga aktakuza e ngritur në fund të vitit 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila fillimisht shënjestroi tetë persona për ngjarjen e qershorit të po atij viti. Në këtë grup, B.Rr. u ngarkua me veprën penale të dhunimit, ndërsa mbi të pandehurin D.Rr. rëndojnë akuzat për dhunim si dhe për trafikim me njerëz.

 

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati vazhdon mbikëqyrjen intensive të çmimeve të naftës

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka nisur një aksion intensiv monitorimi në pikat e shitjes së derivateve.

Ky vendim, i cili u nënshkrua para pak dite nga ministrja Mimoza Kusari Lila, synon mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg përmes rregullimit të përkohshëm të çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, çmimi mesatar i importit për ditën e hënë ka qenë 1.44 € për litër naftë dhe 1.17 € për litër benzinë.

Ndërkohë, në tregun vendor, nafta po shitet nga 1.44 € deri në 1.55 €, ndërsa benzina nga 1.26 € deri në 1.31 €. Për të kontrolluar këto diferenca, ministria ka vendosur që marzha maksimale e fitimit të jetë 2 centë për litër për shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjen me pakicë.

Inspektorati, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, po analizon me kujdes çmimet e importit përkundrejt atyre që u ekspozohen qytetarëve.

Autoritetet kanë paralajmëruar masa rigoroze ndaj të gjithë operatorëve që nuk respektojnë marzhën e lejuar apo që dëmtojnë konkurrencën e ndershme, duke siguruar publikun se monitorimi do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin britanik: Diskutohet për partneritetin dhe diskursin publik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjatë takimit, Presidentja vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme britanike për popullin e Kosovës dhe konfirmoi përkushtimin për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që forcojnë objektivat e përbashkëta mes dy vendeve.

Një fokus i veçantë gjatë bisedës iu kushtua ruajtjes së mjedisit demokratik dhe rëndësisë së debatit publik të përgjegjshëm.

Osmani dhe Hargreaves theksuan se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është tërësisht e papranueshme, duke bërë thirrje që praktika të tilla të mos kenë vend në diskursin publik në Kosovë.

 

Continue Reading

Lajmet

Suharekë: Katër policë të lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në fshatin Samadrexhë të Suharekës një 45-vjeçar me inicialet B.K., pasi I njejti kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” me shufra metalike dhe tela, duke penguar qarkullimin e banorëve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë rreth orës 08:30, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët me thikë dhe u ka bërë rezistencë të dhunshme.

Si pasojë e kësaj përleshjeje, katër policë kanë pësuar lëndime trupore, ndonëse policia sqaroi se lëndimet nuk erdhën nga goditjet me thikë, por gjatë procesit të neutralizimit të sulmuesit.

Personi i arrestuar është dërguar në stacionin policor në Suharekë, ku po priten hapat e mëtejshëm ligjorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara