Lajmet

​Kërkohet që kushtet dhe kriteret për tregtinë me naftë të përcaktohen me ligj

Naftëtarët paraqitën shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Published

on

Tregtia me produkte të naftës dhe karburante duhet të përcaktohen me ligj. Kështu u tha në dëgjimin publik me rastin e shqyrtimit të Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtëritshme në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Përfaqësues të odave ekonomike, naftëtarë dhe biznese në këtë mbledhje kërkuan po ashtu që me ligj të njihen dhe pranohen humbjet të cilat shkaktohen, që pastrimi i rezervarëve të bëhet çdo 10 vite dhe për kontrollin e cilësisë të mos ngarkohet subjekti në rastet kur ky i fundit del komfor.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi tha se është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj.

Gjatë analizës së draftit, Krasniqi tha të kenë vërejtur se në disa raste theksohet që “Ministri me akt nënligjor përcakton kushtet, kriteret, procedurat”, ku bazuar në praktikat e deri tanishme, theksoi se është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj.

“Konsiderojmë që është më se e rëndësishme që kushtet dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë të përcaktohen me ligj, e të mos lihen në dorën e një udhëzimi administrativ, apo akteve të tjera nën ligjore, i cili mund të ndërrohet varësisht nga ministri dhe vullneti i tij. Për më tepër, teksa me ligj, përkatësisht referuar Nenit 18, që ka të rregulluar Ndëshkimet, në 5 faqe janë specifikuar ndëshkimet me të cilat përballet një biznes në rast të shkeljeve eventuale, atëherë do të duhej që të specifikohen edhe kushtet dhe kriteret për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Pra kriteret teknike-teknologjike, kushtet, e procedurat të përcaktohen me këtë draft ligj dhe jo të lihet hapësirë që me akte nënligjore të ndryshohen çdo vit nga ministri”, tha Krasniqi.

Me këtë u pajtua kryetari i komisionit, Ferat Shala, sipas të cilit cilësia duhet të jetë prej standardeve bazë të ligjit.

“Recepcioni i ministrit, profesionalizmi është i ndryshëm, prandaj cilësia duhet të rregullohet me ligj, jo me akt nënligjor. Cilësia duhet të jetë prej standardeve bazë të ligjit. Nëse e lëmë me akte nënligjore, ne e pamë saktë se ku na sollën këto akte nënligjore”, tha ai.

Kurse kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani bëri të ditura 3 kërkesat kryesore të naftëtarëve. Teksa theksoi se deri më tash nuk ka pasur kritere për ndërtimin e pikave të naftëtarëve, për çka tha se duhet të jetë kriter lartësia apo numri i pikave që mund të hapen në një hapësirë të caktuar.

“Një ankesë të cilën e kemi bërë më shumë janë probleme teknike, sesa që kanë qenë të qëllimshme. Rast konkret, kërkesa është tek pastrimi i rezervarëve, u lëshua 6 vite. Pastrimi i rezervarëve në shtetet e BE-së dhe në gjithë Evropën bëhet çdo 10 vite, dhe kjo është një kërkesë. Ne si shoqatë nuk kërkojmë diçka me të cilën dëmtohet shteti. Kërkesa e dytë, edhe kjo është kontrolli i cilësisë, kontrolli i cilësisë kur bëhet i jashtëzakonshëm, nëse del komfor produkti i naftës, atëherë subjekti nuk duhet ta paguaj. Kërkesa e tretë, është pranimi i humbjeve[…]Siç janë në BE, ashtu të futen në këtë ligj”, tha ai.

Edhe naftëtarët që ishin prezent paraqitën para deputetëve të Komisionit shqetësimet dhe kërkesat e tyre, të cilat kishin të bënin kryesisht me çështjet si njohja e humbjes, kontrolli i cilësisë dhe pastrimi i rezervarëve. Ata kërkuan që licencat të jenë të përhershme, pastrimi i rezervarëve të bëhet çdo 10 vjet. Kurse sa i përket matjes së cilësisë, kërkuan që kur subjekti del komfor, të mos obligohet të mbulojë shpenzimet.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara