Lajmet
KEK reagon ndaj protestës së ish-punëtorëve të sigurimit fizik: Nuk kanë kontratë pune
“Për sqarim, procesi i shthurjes së KEK-ut ka filluar në vitin 2004/05, faza e parë”, thuhet në reagim.
Published
1 year agoon
By
UBT newsKorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar ndaj protestës së sotme të ish-punëtorëve të sigurimit fizik, ku njofton se në bazë të dokumentacionit të cilin e kanë trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 19 viteve (pra në vitin 2004) sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas KEK-ut, nga ajo kohë ky shërbim kontraktohet nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik.
“Për sqarim, procesi i shthurjes së KEK-ut ka filluar në vitin 2004/05, faza e parë, me ndarjen e njësive jo-qenësore (9 njësi jo-qenësore përfshirë edhe shërbimin e sigurisë fizike), duke vazhduar në vitin 2006 me ndarjen e operatorit të sistemit dhe transmisionit (KOSTT) dhe në fund, ndarjen e operatorit të shpërndarjes dhe furnizimit (KEDS/KESCO) në vitin 2013”, thuhet në reagim.
Për më tepër, KEK-u bën të ditur se në bazë të dokumentacionit që posedojnë, asnjë nga ish punëtorët e kësaj ish njësie të shthurur në vitin 2004 nuk kanë kontratë pune me KEK sh.a.
“Në këto rrethana, nga aspekti ligjor, punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të figurojnë të jenë punëtorë të subjektit juridik KEK sh.a. pasi që ata kanë kaluar tek kompanitë private para se të regjistrohej KEK sh.a. si korporatë në vitin 2005”, thuhet në reagimin e KEK-ut.
Më tej, KEK vlerëson se, Ligji për shërbimet private të sigurisë (Nr. 04/L-004) parasheh që (1) Shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj, dhe (2) Shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë Ligj.
Mbi këtë bazë, KEK sh.a. as nuk është i licencuar dhe as që ka mundësi për te aplikuar për licencim.
“Për më tepër çdo punësim i ri i punëtorëve në KEK sh. a. duhet të bëhet në pajtim me Ligjin e Punës dhe aktet tjera nënligjore, si Udhëzimi i MPMS për krijimin e marrëdhënies se punës ne sektorin publik (2011/14) për punësimet e reja. Lidhur me këtë, duke pas parasysh faktet e lartcekura dhe bazuar në ligjet në fuqi, KEK sh.a. nuk ka asnjë mundësi ligjore për ri-organizimin e këtij shërbimi në kuadër të korporatës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas KEK-ut, pavarësisht të gjithave, menaxhmentet e kësaj kompanie gjithmonë kanë bashkë ndjerë me situatën e krijuar nga shumë vite më herët, me ç ‘rast duke pasur synim primar sigurinë fizike të objekteve dhe pronës, përkundër kufizimeve të Ligjit të Prokurimit Publik, menaxhmentet gjithmonë kanë inkurajuar të gjithë OE të suksesshëm që janë kontraktuar për sigurim fizik, që asnjë punëtor i ish njësisë Mbrojtja dhe Siguria të mos mbetet pa punë.
“Përtej kësaj ka caktuar pagën minimale (mbi kushtet e tregut), sigurimin shëndetësorë dhe shujtën”, thuhet në komunikatë.
Lajmet
Kurti: Sulmi në Iber-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik
Published
31 minutes agoon
December 18, 2024By
UBTnewsPër herë të parë në Kosovë sot është hapur ankandi i parë i erës me një kapacitet prej 100 MW. Ky ankand është hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare si dhe USAID.
Gjatë ceremonisë hapëse të këtij ankandi u tha se Kosova po tregon se është e gatshme të kaloj në energji të pastër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë vit të suksesshëm në sektorin energjetik po e përmbyllin me hapjen e ankandit të parë të erës. Sipas tij, rritja ekonomike në vend duhet të shoqërohet me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike.
“Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejt në rajon me rritje të Bruto Produktit Vendor prej 6.36 për qind mesatarisht tri vitet e fundit 2021-2023. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte… Kjo rritje ekonomike duhet të shoqërohet edhe me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike, në politikat e energjisë si në çdo vendim të qeverisë tonë jemi përkushtuar për një Kosovë e cila teksa rritet e zhvillohet nga parimi i drejtësisë, drejtësisë ekonomike, drejtësisë shoqërore dhe mjedisore”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kryeministri, Kurti u shpreh se sulmi ndaj infrastrukturës në kanalin e Iber-Lepencit dëshmoi se Kosova duhet të forcohet në aspektin energjetik.
Kurti tha se Kosova është me fat se ka kapacitete të mëdha për energji të ripërtritshme e veçanërisht për atë të erës.
“Edhe tash para këtij ankandi që po e lansojmë u përballëm me një rikujtim të ngjashëm, sulmi kinetik ndaj infrastrukturën kritike në kanalin Iber-Lepenc për furnizim me ujë dhe energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes dhe jetës sonë. Andaj diversifikimi dhe shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme nuk është vetëm zgjidhje për zhvillimin e sektorit energjetik dhe ekonomik, por edhe domosdoshmëri për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës. Këtu jemi me fat Kosova ka kapacitet të madh për energji të ripërtritshme me rrezatim të bollshëm për energji të diellit dhe erërat të forta në malet tona për energji të erës”, theksoi Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se Kosova ka kapacitete që mundësojnë prodhimin e energjisë me erë. Ajo garantoi një garë transparente, ku siç tha ajo përfituesi kryesor do të jetë qytetari i Kosovës.
“Kërkesa jonë për energji që është veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe veçanërisht gjatë muajve të ftohtë përkojnë shumë mirë me profilin e prodhimit të energjisë nga era. Andaj, ky lloj projekti është veçanërisht i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonominë tonë. Sot po e lansojmë fazën e parakualifikimit të ankandit të erës e cila do të pasoj nga faza e ofertave financiare. Që nga sot e deri në përzgjedhjen e ofertuesit me çmim më të ulët kemi përpara një garë mes kompanive të kualifikuara e të motivuara për investime domethënëse në Kosovë. Këtë garë zotohemi ta udhëheqim në mënyrë të drejtë e transparente siç kemi bërë edhe në ankandin e parë në mënyrë që të sigurohemi që pavarësisht se cili do të jetë konzorciumi që përzgjedhjet përfundimisht për ndërtimin e parkut të erës, fituesi më i madh përfundimisht të jetë qytetari i Kosovës me çmim të përballueshëm, energji të pastër, energji të sigurt dhe përballueshmëri”, tha ministrja Rizvanolli.
Zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Martthias Conrad u shpreh se Kosova po tregon që është e gatshme të kaloj në energji të pastër.
Ai tha po ashtu se shteti gjerman e ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollarë.
“Ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore për dy arsye, e para 100 MË është një sasi domethënë e prodhimit dhe energjisë së pastër dhe kjo e ndryshon këtë përzierjen e prodhimit të energjisë në Kosovë dhe kjo tregon se Kosova e gatshme të kaloj nga prodhimi i energjisë të ndotur në energji të pastër. Dhe me këtë Kosova tregon se beson që do të jetë partneri kryesor për të punuar në energji të pastër. Ky është një drejtim i duhur dhe përgëzoj qeverinë e Kosovës për këto vendime”, theksoi Conrad.
Drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Nicolas Marquier u shpreh se hapja e ankandit të erës është hap i rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme.
Marquier theksoi se me këto kapacitete shtesë të energjisë së erës do të mbulohet rreth 4 deri në 6% e kërkesës për energji.
“Ky momentum përfaqëson jo vetëm përparimin në sektorin e energjisë, por edhe një hap të rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme dhe të gjelbër për vendin tuaj dhe Evropën. Ne jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë me Kosovën për të sfiduar problemet socio-ekonomike, ky projekt i veçantë synon të rris ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së erës duke 137 në 237 MW që do të mbuloj rreth 4-6 për qind të kërkesës së përgjithshme të Kosovës për energji”, thotë ai.
Lajmet
Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit
Published
35 minutes agoon
December 18, 2024By
UBTnewsQeveria e Kosovës ka miratuar konceptin për themelimin e institucionit të Muzeut të gjenocidit dhe përpjekjet për liri.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se qëllimi është dokumentimi i krimeve të Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve.
Sipas tij, i njëjti synon edukimin e brezave të rinj si dhe prezantimin e të mbijetuarve në mënyrë që historitë e tyre të mos harrohen.
Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për inspektoratin qendror të shëndetësisë.
Përmes kësaj u tha se do të themelohet një agjenci që do të ofrojë zgjidhje të qartë dhe afatgjatë për të adresuar shqetësimet e të gjithë inspektorateve shëndetësore.
Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për prodhimin, kultivimin, grumbullimin, përpunimin, tregtimin, kontrollin e duhanit dhe produktet e ndërlidhura.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi emëroi Luan Sylajn drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajmet
Kurti thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim
Published
36 minutes agoon
December 18, 2024By
UBTnewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai tha se afati për regjistrim është deri më 26 dhjetor, andaj siç theksoi është e domosdoshme që diaspora të regjistrohet për votim.
Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën foli edhe për heqjen e regjimit të vizave për Bosnje e Hercegovinën.
“Kanë mbetur më pak se dy javë nga heqja e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Kjo do të lidhë qytetarët dhe do të nxitë bashkëpunimin”, tha ai.
Lajmet
Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë e Mbrojtjes me BE-në
Published
2 hours agoon
December 18, 2024By
UBTnewsMinistri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar me anë të një postimi në platformën X se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me BE për çështjet e sigurisë.
Sipas tij kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes ndërsa shtoi se ajo të të forcojë gjithashtu përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin.
“Në Bruksel sot ne nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më elastike!”-shkruan ministri në X.
Nesër shpallen më të mirët e vitit në basketboll
Rebelët formojnë policinë në Siri, imunitet policëve të Assad
Ndahet nga jeta aktorja spanjolle Marisa Paredes
Inteligjenca daneze: Një konflikt ushtarak mund të ndodh në Polin e Veriut
Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin
Kurti: Sulmi në Iber-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik
Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit
Kurti thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim
BE-ja e gjobit Meta-n me gati 800 milionë euro për praktika “abuzive”
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve