Lajmet

​Kehoe: Prokuroria nuk e ka idenë se cilët dëshmitarë do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit

Për avokatin Gregory Kehoe është e papranueshme që një çështje të trajtohet me vite të tëra.

Published

on

Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve derisa po diskutohet për listën e dëshmitareve të Zyrës së Prokurorit të specializuar, avokati i ish presidentit Thaçi ka thënë se prokuroria nuk është në gjendje t’i tregojë turpit gjykues dhe mbrojtjes se cilët janë dëshmitarët që do t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit. Kjo sipas tij është e paimagjinueshme. Ai gjithashtu ka përmendur deklaratat e prokurorisë se ka dëshmitarë që kanë frikë të japin dëshmi në këtë rast, çka sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

Për avokatin Gregory Kehoe është e papranueshme që një çështje të trajtohet me vite të tëra dhe ende prokuroria të mos e ketë idenë se cilët janë dëshmitarët e parë që do t’i thërras.

“Fakti që prokuroria nuk e ka idenë ose nuk mund t’i tregojë trupit gjykues, mbrojtjes se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë, nuk e kanë idenë farë se kë do të thërrasin ngjatë tre muajve të parë është e paimagjinueshme. Të paktën do të mirëprisja pranimin e tyre se ata po gjykojnë UÇK-në në paragrafin 33 të këtij dokumenti ZPS thotë që UÇK ka funksionuar si aktor sekreti shtetëror dhe ne fakt sjellje e tyre është enë këtë linjë dhe është e qartë se në gjykim është UÇK. Ajo që është shqetësuese në këtë dokument, pavarësisht nga çka ka ndodhur deri tani, pavarësisht parashtrimeve që kemi bërë për lirim të përkohshëm, të klientëve tanë, klientët tanë kanë që në nëntor të 2020 që janë ndaluar dhe pavarësisht kësaj prokuroria thotë që shumë dëshmitarë domethënës për këtë çështje kanë frikë të japin dëshmi. Duhet të shtohet edhe kjo, dua të di nëse ka ndonjë gjë në këtë dokument që mbështet këto pretendime që ta shpifin që dëshmitarët kanë frikë të flasin dhe të japin dëshmi në këtë gjykatë”, ka thënë ai.

Derisa po diskutohet për listën e dëshmitarëve të ZPS, nga kjo zyrë është thënë se hollësi për këtë do të japin sipas tyre në kohën e duhur kur çështja të jetë gati për dorëzim patra trupit gjykues.

Prokuroria ka thënë se mënyra si e bën menaxhimin e listës së dëshmitarëve është punë e tyre dhe mbetet brenda prokurorisë. E sipas avokatit Kehoe kjo është deklaratë alarmuese.

“Mendoj që kjo është një deklaratë alarmuese dhe në fakt ka dëshmitarë në këtë listë të dëshmitarëve që nuk e kanë fare idenë që janë pjesë e listës të dëshmitarëve, mund të ju them me siguri që asnjë prej dëshmitarëve me të cilët ne folëm nuk e kishin fare idenë që ishin në listë të dëshmitarëve që do të thirren për të dhënë dhëshmi, këtu është situata në të cilën jemi sa i takon komunikimit të prokurorisë me dëshmitarët”, ka thënë Kehoe.

Tutje ai ka thënë se ka dëshmitarë që janë hequr nga lista, ndërsa numri i tyre vazhdon të jetë i njëjtë në mënyrë kronologjike. Për këtë ai ka thënë se prokurorisë i duhet kërkuar llogari. 

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në tri raste në Zubin Potok

Published

on

Në tri raste të ndara në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera të dyshuara, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 21.06.2026, në një objekt (shtallë për ushqim bagëtish) është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pesë karikatorë të armës së gjatë me gjithsej 151 fishekë, pjesë të uniformës së kamufluar si dhe një bateri ndriçuese. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore.

Në një rast tjetër në të njëjtën zonë dhe datë, në një objekt të ngjashëm janë sekuestruar një armë zjarri, 74 fishekë të kësaj arme dhe 254 fishekë të armës së gjatë. Edhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ndërsa në rastin e tretë, në një objekt të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe një bajonetë, 11 fishekë të së njëjtës armë, 33 fishekë të armës së gjatë, dy makina për mbushjen e fishekëve të armës së gjuetisë, rreth 200 gramë barut dhe rreth 2 kg sfera për mbushje fishekësh.

Hetimet për të tri rastet po vazhdojnë nga ekipet relevante policore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tragjedi në Gjermani, dy shqiptare humbin jetën në një aksident të rëndë në autostradë

Published

on

By

Dy gra të reja me origjinë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën A5, pranë Appenweier, në landin e Baden-Württembergut në Gjermani. Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat kanë publikuar detaje nga ngjarja tragjike.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi në drejtim të Karlsruhe, pasi fillimisht dy automjete u përplasën gjatë një manovre të ndryshimit të korsisë me shpejtësi të lartë. Si pasojë, automjetet mbetën të ndaluara në rrugë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve që vinin pas tyre të frenonin papritur. Kjo shkaktoi një tjetër aksident zinxhiror, ku u përfshinë gjithsej pesë automjete.

Mediat gjermane raportojnë se dy gratë, të cilat po udhëtonin së bashku në një veturë, humbën jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të aksidentit, autostrada A5 u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia intervenuan në vendngjarje. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. Dëmet materiale vlerësohen të jenë mbi 100 mijë euro.

Identiteti i viktimave ende nuk është bërë publik nga autoritetet gjermane. Sipas raportimeve të mediave, ato ishin me prejardhje nga Kosova.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë, kanosi policët dhe dëmtoi pajisje në stacion

Published

on

Një person është arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarë policorë dhe ka dëmtuar pasuri brenda stacionit policor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21.06.2026 rreth orës 13:30, ku i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se i ka kanosur verbalisht me vrasje katër zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe brenda stacionit policor.

Gjithashtu, në një zyrë të stacionit, i dyshuari ka dëmtuar një kompjuter.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara