Lajmet

​KEDS: S’do të ketë më reduktime të energjisë

Përkundër stabilizimit të gjendjes, nga KEDS-i kanë bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

Published

on


Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS-i) ka njoftuar se janë kthyer në funksion blloqet A3 dhe B2 të termocentraleve të KEK-ut dhe gjendja është stabilizuar për momentin.

Nga KEDS-i kanë thënë se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike, porse u bë thirrje për kursim të energjisë elektrike.

“Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin.Pavarësisht kësaj, kursimi është i domosdoshëm! Prandaj, ftojmë konsumatorët t’i bashkohen thirrjes sonë për kursim të energjisë sepse çdo kilovat është i rëndësishëm të kursehet duke marrë parasysh krizën energjetike që ka kapluar gjithë botën.Ne në vazhdimësi do ju përcjellim udhëzime praktike se si mund ta kurseni energjinë elektrike dhe ta përdorni racionalisht. Në këto rrethana të vështira, ajo se çfarë na duhet është të jemi të bashkuar për tejkalimin e krizës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./UBTNews/

Lajmet

​Qeveria i hap rrugë themelimit të Muzeut të gjenocidit

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka miratuar konceptin për themelimin e institucionit të Muzeut të gjenocidit dhe përpjekjet për liri.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se qëllimi është dokumentimi i krimeve të Serbisë dhe të ish-Jugosllavisë ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, i njëjti synon edukimin e brezave të rinj si dhe prezantimin e të mbijetuarve në mënyrë që historitë e tyre të mos harrohen.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe Projektligjin për inspektoratin qendror të shëndetësisë.

Përmes kësaj u tha se do të themelohet një agjenci që do të ofrojë zgjidhje të qartë dhe afatgjatë për të adresuar shqetësimet e të gjithë inspektorateve shëndetësore.

Po ashtu, u miratua edhe Projektligji për prodhimin, kultivimin, grumbullimin, përpunimin, tregtimin, kontrollin e duhanit dhe produktet e ndërlidhura.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi emëroi Luan Sylajn drejtor ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka bërë thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se afati për regjistrim është deri më 26 dhjetor, andaj siç theksoi është e domosdoshme që diaspora të regjistrohet për votim.

Kurti në mbledhjen e qeverisë të mërkurën foli edhe për heqjen e regjimit të vizave për Bosnje e Hercegovinën.

Kanë mbetur më pak se dy javë nga heqja e vizave për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës. Kjo do të lidhë qytetarët dhe do të nxitë bashkëpunimin”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë e Mbrojtjes me BE-në

Published

on

By

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka njoftuar me anë të një postimi në platformën X se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me BE për çështjet e sigurisë.

Sipas tij kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes ndërsa shtoi se ajo të të forcojë gjithashtu përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin.

Në Bruksel sot ne nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes. Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më elastike!”-shkruan ministri në X.

Continue Reading

Lajmet

​Sulmi në Ibër Lepenc, Musliu tregon kush qëndron pas

Published

on

By

Prapa sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Millan Radoiçiq i mbështetur nga Serbia. Kështu tha kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, teksa tregoi se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti gjatë raportimit.

Diskutuam për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e vendit. Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb“, tha Musliu.

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së ka raportuar me dyer të mbyllura drejtori Petrit Ajeti.

Continue Reading

Të kërkuara