Lajmet

​KE propozon rregulla të reja kundër ndotjes së ajrit

KE synojë të arrijë objektivin e saj “zero ndotje”.

Published

on

Komisioni Evropian (KE) ka propozuar rregulla të reja për të rritur standardet në luftën me ndotjen e ajrit dhe ujit dhe për të arritur objektivin e saj “zero ndotje”.

Në një deklaratë nga KE-ja thuhet se nivelet e përqendrimit të grimcave të rrezikshme (PM2.5) do të reduktohen në nivelin e udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh).

Në deklaratë vihet në dukje se vlera kufi vjetore e PM2.5 do të ulet nga 25 njësi në 10 njësi.

Po ashtu thuhet se synohet të reduktohen me rreth 75 për qind vdekjet lidhur me këtë dhe se propozimet janë në përputhje me objektivin për ndotje zero që parashikon Marrëveshja e Gjelbër e Bashkimit Evropian (BE) deri në vitin 2050.

Më tej theksohet se revizionimi përkatës do të sigurojë që personat e dëmtuar nga ndotja e ajrit të marrin dëmshpërblim në rast të shkeljes së rregullave të BE-së për cilësinë e ajrit dhe do të sjellin më shumë qartësi për çështjet e informimit më të mirë publik rreth qasjes në drejtësi, ndëshkimeve efektive dhe cilësisë së ajrit.

Zëvendëspresidenti i KE-së, Frans Timmermans ka thënë: “Çdo vit qindra evropianë vdesin para kohe dhe shumë të tjerë vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive ose nga kanceri lidhur me ndotjen. Sa më shumë të presim për të reduktuar këtë ndotje, aq më shumë do të ketë kosto për shoqërinë. Dëshirojmë që deri në vitin 2050 të pastrojmë mjedisin tonë nga ndotësit e dëmshëm”.

Në një deklaratë ditë më parë nga KE-ja thuhej se 47 për qind e qytetarëve në 27 vende anëtare mendojnë se cilësia e ajrit është përkeqësuar në 10 vitet e fundit ndërsa 89 për qind e tyre thonë se sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes dhe të damarëve të zemrës janë të lidhura me kushtet e këqija të ajrit.

Në deklaratë thuhet se edhe për luftën me ndotjen e ujit, kompanitë farmaceutike dhe të kozmetikës do të jenë përgjegjëse për një pjesë të kostos së pastrimit të ndotjes që produktet e tyre lëshojnë në ujërat e zeza në të gjithë BE-në.

Gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e liqeneve dhe ligatinave, do të zgjerohet lista e produkteve ndotëse në ujërat nëntokësore ose sipërfaqësore si dhe do të punohet për të reduktuar limitet toksike ose të kimikateve të përhershme.

Propozimet e KE-së do të vlerësohen nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare dhe pasi të miratohen do të hyjnë në fuqi gradualisht për vitet 2030, 2040 dhe 2050, shkruan ATSh.

Lajmet

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.

I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.

Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.

“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president./A.K/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Vritet me armë zjarri 65-vjeçari në Mirditë, gjendet një makinë e djegur

Published

on

By

Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.

Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Berlin: Tramvaji ndahet përgjysmë pas daljes nga shinat, dhjetëra të plagosur

Published

on

By

Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.

Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara